Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Perëndimi po ecën symbyllur drejt katastrofës

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Perëndimi po ecën symbyllur drejt katastrofës

Nga Max Boot, “The New York Times”/A dëshironi të përjetoni një çoroditje në aspektin e njohjes? Provoni të lexoni librin “Homazhe Katalonjës” të George Orwell, ndërsa vizitoni Katalonjën. Kjo është ajo që bëra në mesin e këtij muaji.

Kur Oruell gjendej në Barcelonë në vitin 1937, pasi u plagos duke luftuar kundër fashistëve gjatë Luftës Civile Spanjolle, qyteti u trondit nga konflikti midis anarkistëve dhe komunistëve.

“Rrugët plot diell, ishin mjaft të zbrazëta”- shkroi ai. “Asgjë nuk po ndodhte, përveç shiut së plumbave nga barrikadat dhe dritaret me rërë”. Përkundrazi, sot rrugët janë të mbushura me këmbësorë që jetojnë në prosperitet. Emocionet më të mëdha nuk sigurohen nga ushtarët, por nga yjet e ekipit të Barcelonës.

Ju do të mendoni se banorët e Barcelonës janë të lumtur. Përkundrazi, shumë njerëz po bëjnë propagandë për pavarësinë e Katalonjës, rajoni që ka për kryeqytet Barcelonën. S’ka gjë se ajo ka qenë pjesë e Spanjës, që nga themelimi i shtetit modern në shekullin XIV-të.

Për shkak se ka një kulturë dhe gjuhë të veçantë, aktivistët argumentojnë se duhet të jetë një vendi i pavarur. Vjeshtën e kaluar, separatistët organizuan një referendum në të cilin ata pretenduan një mbështetje prej 92 për qind, të 43 për qind të zgjedhësve që u paraqitën para kutive të votimit.

Qeveria qendrore në Madrid, e shpalli referendumin e paligjshëm, pezulloi parlamentin rajonal, dhe burgosi 9 liderë të lëvizjes për pavarësi me akuzën e rebelimit.

Ju mund të shihni postera të shpërndarë në të gjithë Barcelonën, që kërkojnë “Liri për të gjithë të burgosurit politikë dhe të dëbuarit”, a thua se Spanja është një shtet policor.

Por që ajo po ndodh në Katalonjë po përsëritet, në një formë apo në një tjetër, në të gjithë Perëndimin, dhe në fakt në të gjithë botën. Gjithkush, nga silezianët tek sicilianët dhe skocezët, duket se dëshirojnë autonomi ose pavarësi. Britanikët votuan për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, dhe armiqësia ndaj ‘supershtetit’, po rritet në të gjithë kontinentin.

Rritja e nacionalizmit dhe tribalizmit, është e dukshme jo vetëm në mesin e minoriteteve, por gjithashtu edhe të grupeve të shumicës. Presidenti i SHBA Donald Trump, po e përdor nacionalizmin e të bardhëve, Vladimir Putin nacionalizmin rus, Viktor Orban atë hungarez, Rexhep Taip Erdogan nacionalizmin turk, Xi Jinping në nacionalizmin kinez dhe kështu me radhë.

Teknika e tyre e provuar dhe e vërtetuar, është loja me frikën nga “tjetri” – qoftë ky meksikan, mysliman, kurd, gylenist, bankier ndërkombëtar, CIA apo një tjetër gogol. Ju do të mendonit se njerëzit do të ishin të imunizuar ndaj një tronditje të tillë, meqenëse bota nuk ka qenë kurrë më paqësore apo më e begatë se sa sot.

Lufta ndërshtetërore gati është zhdukur, dhe vdekjet nga dhuna, si përqindje e popullsisë, janë në pikën më të ulët të historisë. Në shoqëritë parahistorike, kishte rreth 1.000 vdekje të dhunshme për 100.000 njerëz.

Ndërkohë në vitin 2007, ka pasur vetëm 0.33 vdekje të dhunshme për 100.000 njerëz, sipas ekonomistit të Universitetit të Oksfordit, Maks Rozer. Ndërkohë, përqindja e popullsisë së botës që jeton në varfëri ekstreme ka rënë nga 94 për qind më 1820, në 9.6 për qind në vitin 2015.

Sigurisht, jo të gjithë kanë përfituar njëlloj nga këto prirje. Disa njerëz, si minatorët e papunë të qymyrit dhe punonjësit e çelikut të Brezit të Ndryshkut në SHBA, janë lënë prapa prosperitetit në rritje.

Disa grupe, të tilla si ujgurët dhe kurdët, po luftojnë kundër një represioni të vërtetë. Por bën përshtypje fakti, që ka kaq shumë agjitacion nacionalist në mesin e perëndimorëve, të cilët nuk kanë qenë kurrë më mirë se sa tani.

Tani kemi udhëheqës, të tillë si Trump dhe mbështetësit e Brexit në Britani, të cilët po rrezikojnë arritjet e fituara me vështirësi të epokës pas vitit 1945, duke përqafuar nacionalizmin, dhe duke vënë në pikëpyetje institucionet ndërkombëtare si Bashkimi Evropian, Organizata Botërore e Tregtisë dhe NATO.

Për shumë politikanë, ky është një ushtrim cinik:Ata po prodhojnë ankesa, për të justifikuar epshin e tyre për pushtet. Po përse ka kaq shumë njerëz të zakonshëm që duan bëhen pjesë e marrëzive të tilla? Historiani ushtarak Majkëll Haurd, siguroi të paktën një pjesë të përgjigjes në një libër të shkurtër por mbresëlënës në vitin 2000, “Shpikja e Paqes”.

“Shoqëria borgjeze është e mërzitshme”- shkruante ai. “Ka diçka në rendin racional që gjithmonë do të lërë disa njerëz, veçanërisht të rinjtë energjikë, thellësisht dhe ndoshta me të drejtë të pakënaqur…Lëvizjet nacionaliste militante, ose ato radikale konspirative, ofrojnë dyqane të shkëlqyera për mërzinë. E kombinuar, kjo joshje mund të jetë e papërmbajtshme”.

Mërzia me periudhën e gjatë të paqes post-napoleonike në Evropë, së bashku me rritjen e nacionalizmit virulent, kontribuuan në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjerman, gjenerali Erik von Falkenhajn, shkroi në vitin 1912, se të gjitha fuqitë evropiane do të vuanin nga një “luftë e madhe evropiane”, dhe se përfituesit kryesorë do të ishin Shtetet e Bashkuara dhe Japonia.

Por, shtoi ai me padurim, “për mua do të jetë mirë”. “Unë jam më i lodhuri, dhe jashtëzakonisht i mërzitur nga kjo jetë dembele në kohë paqeje”. Pas dy luftërave botërore, evropianët dhe amerikanët nuk dëshironin asgjë më shumë se sa kthimi i “jetës dembele në kohë paqeje”.

Por, me kalimin e Gjeneratës së Madhe, dhe madje edhe të Gjeneratës së Heshtur (ata si John Mekein, të lindur në mes viteve 1925 dhe 1945), duket sikur kemi harruar se sa të çmuara mund të jenë paqja dhe prosperiteti – dhe sa vështirë është të ruhen ato.

Kam frikë se Perëndimi mund të jetë duke ecur symbyllur drejt një katastrofë tjetër, nga mërzitja e dukshme, apo edhe çdo gjë tjetër.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: drejtecënkatastrofesnacionalizmiPerendimisymbyllurtribalizmi

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Vjen zyrtarizimi, Grezda bën një hap të rëndësishëm në karrierë

Vjen zyrtarizimi, Grezda bën një hap të rëndësishëm në karrierë

Egjipti kërcënon Mohamed Salah: Nëna jote jeton akoma këtu

Egjipti kërcënon Mohamed Salah: Nëna jote jeton akoma këtu

Jeni gati për një familje të madhe? Femra bëhuni gati, ja kur është mosha ideale

Jeni gati për një familje të madhe? Femra bëhuni gati, ja kur është mosha ideale







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Do të parandalojë futjen e sendeve të jashtëligjshme, pritet vendosja e sistemit anti-dron në burgje
Aktualitet

Do të parandalojë futjen e sendeve të jashtëligjshme, pritet vendosja e sistemit anti-dron në burgje

by mirseda
13:04 | 18/10/2025
0

Në 5 paraburgime dhe burgje të sigurisë së lartë në vend, pritet të vendoset sistemi antidron, me...

Suedia përgatitet për kërcënimin rus, nis grumbullimin e rezervave ushqimore

Suedia përgatitet për kërcënimin rus, nis grumbullimin e rezervave ushqimore

13:01 | 18/10/2025
Shpërndanin lëndë narkotike në formë xhelatine, arrestohen dy persona në Tiranë

Shpërndanin lëndë narkotike në formë xhelatine, arrestohen dy persona në Tiranë

12:58 | 18/10/2025
U përfshi në një aksident të rëndë një muaj më parë në Vlorë, ndërron jetë 22 vjeçari

U përfshi në një aksident të rëndë një muaj më parë në Vlorë, ndërron jetë 22 vjeçari

11:44 | 18/10/2025
Komisioni Evropian ka ngrirë 112 milionë euro, OLAF: Shqipëria nën hetim për abuzim me fondet IPARD

Komisioni Evropian ka ngrirë 112 milionë euro, OLAF: Shqipëria nën hetim për abuzim me fondet IPARD

11:28 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com