Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Perëndimi nuk do të thyhet kurrë

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Perëndimi nuk do të thyhet kurrë

Donald Trump/Është një nder i madh të qëndroj në këtë qytet, para monumentit të Kryengritjes së Varshavës, dhe për t’iu drejtuar kombit polak, që në kaq shumë breza ka ëndërruar një Poloni të sigurt, të fortë dhe të lirë. Në emër të të gjithë amerikanëve, më lejoni të falënderoj gjithë popullin polak për bujarinë që ka treguar në mikpritjen e ushtarëve tanë në vendin tuaj. Këta ushtarë, nuk janë vetëm mbrojtësit e guximshëm të lirisë, por edhe simboli i angazhimit të Amerikës për sigurinë tuaj dhe të vendit tuaj, në një Evropë të fortë dhe demokratike.

Për qytetarët e këtij rajoni të madh, Amerika është e etur të zgjerojë partneritetin me ju. Ne mirëpresim lidhje më të forta të tregtisë, dhe tregtia do të rrisë ekonominë tuaj. Dhe ne jemi të angazhuar për të siguruar qasjen tuaj në burimet alternative të energjisë, në mënyrë që Polonia dhe fqinjët e saj të mos mbeten sërish peng i një furnizuesi të vetëm të energjisë.

Kjo është vizita ime e parë në Evropën Qendrore si president, dhe unë jam i kënaqur që ndodhem këtu në këtë tokë të bukur dhe madhështore. Polonia është zemra gjeografike e Evropës. Por më e rëndësishmja, tek populli polak, ne shohim shpirtin e Evropës.

Kombi juaj është i madh, pasi shpirti juaj është i madh dhe i fortë. Për dy shekuj, Polonia pësoi sulme të vazhdueshme dhe brutale. Por ndërsa u pushtua dhe u fshi disa herë nga harta, ajo s’mundi të fshihet nga historia apo nga zemrat tuaja. Në ato ditë të errëta, ju humbët vendin tuaj, por nuk e humbët krenarinë tuaj.

Triumfi i shpirtit polak gjatë shekujve të vështirë, na jep ne të gjithëve shpresë për një të ardhme, në të cilën e mira do të dalë fitimtare mbi të keqen, dhe paqja triumfojë mbi luftën. Për amerikanët, Polonia ka qenë një simbol i shpresës që nga fillesat e kombit tonë.

Heronjtë francezë dhe patriotë amerikanë, luftuan krah për krah në Luftën tonë të Pavarësisë dhe në shumë luftëra që pasuan. Ushtarët tanë ende shërbejnë së bashku sot në Afganistan dhe Irak, në luftë kundër armiqve të gjithë qytetërimit.

Sa i përket Amerikës, ne s’kemi hequr kurrë dorë nga liria dhe pavarësia, si një e drejtë dhe fat i popullit polak. Dhe nuk do ta bëjmë këtë as në të ardhmen. Dy vendet tona, ndajnë një lidhje të veçantë të farkëtuar nga historitë unike dhe personazhet kombëtare. Është një miqësi që ekziston vetëm në mesin e njerëzve, të cilët kanë luftuar, janë përgjakur dhe vdekur për liri.

Dhe kështu, unë jam sot këtu jo vetëm për të vizituar një aleat të vjetër, por për ta mbajtur atë lart si një shembull për të tjerët që kërkojnë lirinë, dhe që kanë nevojë për guxim dhe vullnet për të mbrojtur qytetërimin tonë. Historia e Polonisë, është historia e një populli që nuk e ka humbur asnjëherë shpresën, që nuk është thyer dhe se ka harruar kurrë se kush është.

Nën një pushtim të dyfishtë, polakët duruan tmerre të papërshkrueshme: Masakrën e Pyllit të Katinit, pushtimin sovjetik dhe me pas atë nazist, Holokaustin, Geton e Varshavës dhe kryengritjen që pasoi, shkatërrimi i këtij qyteti të bukur, dhe vdekjen e gati 1 në 5 polakëve.

Unë jam thellësisht i nderuar që t’i bashkohem sot veteranëve dhe heronjve të Kryengritjes së Varshavës. Ky monument, na kujton se më shumë se 150.000 polakë vdiqën gjatë asaj lufte të dëshpëruar, për të përmbysur shtypjen.

Nazistët u përpoqën të rrënojnë këtë komb përgjithmonë, duke shkatërruar vullnetin e tij për të mbijetuar. Por, ka një guxim dhe një forcë të thellë në karakterin polak, që askush nuk mund ta shkatërrojë. Dëshmori polak, Peshkopi Mihal Kozal e pati thënë mjaft bukur: ‘‘Më tmerrshme nga humbja e një ushtrie, është kolapsi i shpirtit të njeriut”.

Përgjatë 4 dekadave të sundimit komunist, Polonia dhe kombet e tjera të robëruara të Evropës duruan një fushatë brutale të shkatërrimit të lirisë, besimit, ligjeve, historisë, identitetit tuaj; në fakt, vetë thelbit të kulturës dhe humanizimit tuaj. Megjithatë, pavarësisht të gjithave, ju nuk e humbët kurrë atë shpirt.

Shtypësit tuaj u përpoqën t’iu thyenin, por Polonia nuk mund të thyhet. Dhe në 2 qershor 1979, 1 milion polakë u mblodhën në Sheshin e Fitores për të festuar papën e tyre të parë polak, dhe atë ditë çdo komunist në Varshavë duhet ta ketë mësuar se sistemi i tyre shtypës do të shembej së shpejti.

Një milion polake nuk kërkuan pasuri. Dhe as privilegje. Në vend të kësaj, ata thanë tri fjalë të thjeshta: ‘‘Ne duam Perëndinë”.  Me këto fjalë, populli polak revokoi premtimin e një të ardhmeje më të mirë. Ata gjetën një kurajë të re për t’u përballur me shtypësit e tyre. Mesazhi i tyre, është po aq i vërtetë edhe sot si kurrë më parë. Populli i Polonisë, populli i Amerikës dhe populli i Evropës ende bërtet: ‘‘Ne duam Perëndinë”. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Shënim: Fjalimi me shkurtime që presidenti amerikan mbajti gjatë vizitës së tij zyrtare në Poloni

Tags: Donald TrumpkurrePerendimipoloniapushtimi nazistthyhet

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“Google Glass” – syzet e policëve në Dubai që kapin kriminelët

“Google Glass” - syzet e policëve në Dubai që kapin kriminelët

Berisha shmang humbjen e thellë, ja ç’shkruan për rezultatin e zgjedhjeve

Berisha shmang humbjen e thellë, ja ç'shkruan për rezultatin e zgjedhjeve

Transporti publik në Indi, një tmerr i vërtetë

Transporti publik në Indi, një tmerr i vërtetë







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Meta uron besimtarët për Pashkët: Fuqia e dashurisë triumfon mbi gjithë veprat e këqija
Politikë

Meta uron besimtarët për Pashkët: Fuqia e dashurisë triumfon mbi gjithë veprat e këqija

by mirseda
19:05 | 11/04/2026
0

Ish-Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët për Pashkët. Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Meta uron që kjo...

Çmimi i lartë i naftës/ Protesta të dhunshme në Irlandë, policia përdor sprej

Çmimi i lartë i naftës/ Protesta të dhunshme në Irlandë, policia përdor sprej

18:51 | 11/04/2026
Ibrahimaj: Rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë pasqyron zhvillimin ekonomik

Ibrahimaj: Rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë pasqyron zhvillimin ekonomik

18:35 | 11/04/2026
Bisedime SHBA–Iran në Pakistan, Donald Trump: Ngushtica e Hormuzit pritet të hapet shpejt

Bisedime SHBA–Iran në Pakistan, Donald Trump: Ngushtica e Hormuzit pritet të hapet shpejt

18:17 | 11/04/2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier

17:53 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com