Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Perëndimi duhet të mbajë nën kontroll Erdoganin

7 vjet ago
in Të Gjitha
Perëndimi duhet të mbajë nën kontroll Erdoganin

Nga Eli Lake, “Bloombergview”/Rexhep Tajip Erdogan i Turqisë, sapo fitoi një tjetër palë “zgjedhje”. Zgjedhësit zgjodhën midis partive në garë, si për parlamentin ashtu edhe presidencën. Por rrethanat favorizuan një fitore të thellë të Erdoganit.

“Presidenti në detyrë, dhe partia e tij patën një avantazh të dukshëm, gjë që reflektohet gjithashtu në mbulimin e tepërt nga mediat publike dhe private të lidhura me qeverinë”- vëren OSBE, që ishte vëzhguesja zyrtare e zgjedhjeve të së dielës.

Zgjedhjet u zhvilluan nën një gjendje të jashtëzakonshme, e cila “kufizoi liritë themelore të mbledhjes dhe të shprehjes”.

Lajmi nuk është se Erdogan po e kthen vendin e tij nga një demokraci me probleme, në një shtet policor. Kjo është diçka e njohur prej disa kohësh.

Përkundrazi, lajmi është se pavarësisht nga shumë mënyrat që Erdogan ka përdorur në përpjekje për të shtypur opozitën, pothuajse gjysma e vendit të tij votoi ende kundër tij.

Ai mori vetëm 53 për qind të votave – dhe kjo ndodh pas një fushate spastrimesh kundër kurdëve, të dyshuarve si organizatorë të grushtit të shtetit, dhe medies opozitare. Mos krijoni asnjë iluzion:ditët e errëta janë përpara Turqisë.

Por nëse ka një fije shprese, është se janë ende miliona turq, që nuk e përqafojnë nacionalizmin fetar të demagogut.

Dhe shoqëria civile e Turqisë, megjithëse e zvogëluar, është ende funksionale. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që udhëheqësit perëndimorë, të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj këtyre zgjedhjeve. Amerika dhe Evropa, nuk duhet të premtojnë diçka që s’mund ta realizojnë.

Ata s’mund të shpëtojnë popullin e Turqisë nga udhëheqësi i tyre. Gjithsesi ajo që mund të bëjnë demokracitë e përparuara, është vendosja e një agjende të re si pikë si referimi për diçka më të mirë. Deri më tani, përgjigjet nga Perëndimi nuk kanë qenë inkurajuese.

Për shembull, kryeministrja britanike Theresa May, telefonoi të hënën Erdoganin për ta uruar. Po të hënën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se Presidenti Donald Trump do t’i telefonojë Erdogan, për të ripohuar “lidhjet e forta” midis SHBA-së dhe Turqisë.

Prillin e vitit të shkuar, Trump e përgëzoi Erdoganin për suksesin në një referendum, që konsolidoi më tej kompetencat e tij si president. Për më tepër, qeveria e Trump ka përsëritur gabimet e hershme të administratës së mëparshme me Erdoganin, duke e trajtuar atë si një aleat të rëndësishëm, pavarësisht deklaratave të ashpra anti-amerikane të presidentit turk, siç ishte premtimi i tij në fillim të këtij viti për t’i dhënë Amerikës një “shuplakë otomane”.

Pentagoni po përgatitet t’i shesë Turqisë avionë luftarakë F-35, pavarësisht kundërshtimit në rritje të Kongresit.

Në vend se të përpiqet ta mbyllë këtë pazar, SHBA-ja duhet të fillojë trajtimin e Turqisë si Pakistani, një shtet që ka sponsorizuar në kohë të ndryshme por dhe luftuar grupet terroriste. Trump pezulloi 255 milionë dollarë ndihma ushtarake ndaj Pakistanit në fillim të këtij viti.

Kjo qasje – e quajtur “karantinim” nga Michael Rubin, një studiues i Lindjes së Mesme – synon të identifikojë dhe adresojë fushat, ku interesat turke dhe amerikane nuk janë në të njëjtën linjë. Rubin rekomandon të punohet më ngushtë në fushën e sigurisë me Greqinë, kundërshtaren e vjetër të Turqisë, dhe duke u përpjekur të ndalet depërtimi turk në Ballkan.

Ai gjithashtu thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të marrin në konsideratë mundësinë e heqjes së armëve të tyre bërthamore nga Turqia, dhe studimin e alternativave të tjera ndaj bazës ajrore të Inçirlikut në Turqisë, nga ku nisin zakonisht misionet ajrore të SHBA-së në Siri kundër Shtetit Islamik.

Të tjerët nuk do të shkonin dhe aq larg. “Unë nuk do të përdorja termin “karantinë”- thotë ish-ambasadori amerikan në Turqi Eric Edelman. Megjithatë, edhe ai pranon se është e nevojshme një qasje më transaksionale ndaj Erdoganit. Amerika ka nevojë për një diplomaci më të ashpër, thotë ai.

Kjo do të thotë ta cilësosh një çështje me rëndësi arrestimin nga Turqia të qytetarëve amerikanë, dhe qytetarëve të tjerë perëndimorë. Kjo gjithashtu do të thotë, të bësh të qartë pasojat nëse turqit sulmojnë luftëtarët kurdë në Siri, dhe të inkurajosh Erdoganin t’i japë fund ndëshkimit kolektiv ndaj popullatës kurde në Turqi, duke u ofruar si ndërmjetës në negociata.

Megjithatë, hapi i parë, është i thjeshtë:Mos pretendoni që Erdogan është thjesht një udhëheqës i zgjedhur. Ndoshta Trump s’do të jetë në gjendje të ndihmojë veten. Ai duket se vlerëson cilësitë e Erdoganit, të cilat nervozojnë tej mase njerëz si unë.

Për anëtarët e Kongresit, diplomatët dhe liderët e tjerë perëndimorë, s’ka nevojë të flasim për defektet e tij të shumta. Asnjë nga këto nuk do të bindë Erdoganin për reforma.

Por do të dërgojë një mesazh shprese për miliona turq, që rezistojnë ende kundër njeriut që po bën maksimumin për të shkatërruar atë që ka mbetur nga institucionet e tyre demokratike.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: ErdoganinkontrollPerendimiTurqiaZgjedhjet

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
UEFA “shkatërron” Milanin, ja dënimi drastik

UEFA “shkatërron” Milanin, ja dënimi drastik

(Video) Tmerrohen pasagjerët, trupat speciale futen me urgjencë në aeroplan

(Video) Tmerrohen pasagjerët, trupat speciale futen me urgjencë në aeroplan

Shënon Suedia, Gjermania momentalisht jashtë Botërorit (Video)

Shënon Suedia, Gjermania momentalisht jashtë Botërorit (Video)







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com