Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Përdornin të dhëna kartash bankare të vjedhura, pranga mashtrueses në Tiranë

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përdornin të dhëna kartash bankare të vjedhura, pranga mashtrueses në Tiranë

Një shtetase, në bashkëpunim me një tjetër, ka përdorur të dhëna kartash bankare të cilat dyshohet se janë “vjedhur” nga shtetas të ndryshëm jashtë territorit të Shqipërisë. Kjo me qëllim për të përfituar financiarisht, duke blerë pajisje të telefonisë së lëvizshme. Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kibernetike, finalizoi operacionin policor të koduar “Porosia”, në kuadër të të cilit arrestoi në flagrancë shtetasen J. M., 33 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore, u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasja M. M., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet si bashkëpunëtore në kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasja J. M., ka kryer blerje në shumën rreth 1.700.000 lekë, ndërkohë dyshimet janë se ka kryer dhe blerje të tjera në kompani, të cilat shesin produkte në rrjet (online). Nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Njoftimi

Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve kibernetike.

Arrestohet në flagrancë një shtetase, procedohet penalisht bashkëpunëtorja e saj.

Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore, në Departamentin e Policisë Kriminale, pasi ka marrë kallzimin nga një kompani e telefonisë së lëvizshme, ka kryer hetime të plota dhe të shpejta për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Pas kryerjes së hetimeve ka rezultuar se një shtetase, në bashkëpunim me një shtetase tjetër, brenda dhe jashtë territorrit të Republikës së Shqipërisë, ka përdorur të dhëna kartash bankare të cilat dyshohet se janë “vjedhur” nga shtetas të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim për të përfituar financiarisht duke blerë pajisje të telefonisë së lëvizshme.

Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kibernetike finalizoi operacionin policor të koduar “POROSIA”, në kuadër të të cilit arrestoi në flagrancë, gjatë marrjes së pajisjes, shtetasen  J. M., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Po ashtu, gjatë kryerjes së veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasja M. M., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet si bashkëpuntore në kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesat e këtyre dy shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Dy telefona celular të markës iPhone;

– Karta të ndryshme;

– Dokumente dhe fatura të ndryshme bankare.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasja J. M. ka kryer blerje në shumën rreth 1.700.000 lekë, ndërkohë dyshimet janë se ka kryer dhe blerje të tjera në kompani të cilat shesin produkte në rrjet (online) dhe për këtë fakt hetimet janë në vazhdim.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Tags: mashtrimi kompjuterikoperacioni Porosiapolicia

TË LIDHURA

Trump ngatërroi Armeninë me Shqipërinë, Rama batuta me Macron: Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin
Aktualitet

Trump ngatërroi Armeninë me Shqipërinë, Rama batuta me Macron: Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin

12:47 | 02/10/2025
Filmoi veten duke ngjitur shkallët pak para vetëvrasjes, 15-vjeçarja filmoi me celular gjithçka para aktit
Aktualitet

Filmoi veten duke ngjitur shkallët pak para vetëvrasjes, 15-vjeçarja filmoi me celular gjithçka para aktit

12:46 | 02/10/2025
Krijohet shoqëria aksionare shtetërore “MobAl” për menaxhimin e transportit publik rrugor
Aktualitet

Krijohet shoqëria aksionare shtetërore “MobAl” për menaxhimin e transportit publik rrugor

12:35 | 02/10/2025
Next Post
Unë e dua Malësinë e Gjakovës

Unë e dua Malësinë e Gjakovës

Deputetja e PD: Shqiptarët kanë paguar 35 mln euro, për të groposur plehrat

Deputetja e PD: Shqiptarët kanë paguar 35 mln euro, për të groposur plehrat

Ukraina merr raketa kundërajrore nga Lituania

Ukraina merr raketa kundërajrore nga Lituania

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Trump ngatërroi Armeninë me Shqipërinë, Rama batuta me Macron: Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin
Aktualitet

Trump ngatërroi Armeninë me Shqipërinë, Rama batuta me Macron: Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin

by mirseda
12:47 | 02/10/2025
0

Një video e kryeministrit Edi Rama në samitin e Komunitetit Politik Evropian, është kthyer në virale në...

Filmoi veten duke ngjitur shkallët pak para vetëvrasjes, 15-vjeçarja filmoi me celular gjithçka para aktit

Filmoi veten duke ngjitur shkallët pak para vetëvrasjes, 15-vjeçarja filmoi me celular gjithçka para aktit

12:46 | 02/10/2025
Krijohet shoqëria aksionare shtetërore “MobAl” për menaxhimin e transportit publik rrugor

Krijohet shoqëria aksionare shtetërore “MobAl” për menaxhimin e transportit publik rrugor

12:35 | 02/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Bilisht-Kapshticë/ Përplasen dy automjete, humb jetën pasgjerja

Aksident i rëndë në aksin Bilisht-Kapshticë/ Përplasen dy automjete, humb jetën pasgjerja

12:29 | 02/10/2025
Osmani në Komunitetin Politik Evropian në Danimarkë: Serbia dhe Rusia kërcënim për Kosovën, BE të mos e shpërblejë Beogradin

Osmani në Komunitetin Politik Evropian në Danimarkë: Serbia dhe Rusia kërcënim për Kosovën, BE të mos e shpërblejë Beogradin

11:57 | 02/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com