Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Përçahet grupi kundër Bashës, Bregu: Na duhet fitorja e PD-së, jo shkarkimi i kryetarit

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Përçahet grupi kundër Bashës, Bregu: Na duhet fitorja e PD-së, jo shkarkimi i kryetarit

Deputetet e PD, Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu, duke dale nga nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Demokratike, ku Basha ka akuzuar maxhorancen se po kandidon per zgjedhjet lokale te 21 qershorit emra te perfshire me krimin./r/n/r/nLawmakers, Jozefina Topalli and Majlinda Bregu, during a meeting of the parliamentary group of Democratic Party, DP.

Grupi i kritikëve të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike është përçarë. Disa prej tyre nuk ndajnë të njëjtin mendim për shkarkimin e kreut të kësaj force politike. Qëndrimit të Patozit, i është bashkuar së fundmi edhe Majlinda Bregu.

Pavarësisht se Bregu është një nga zërat më të fortë ndaj Bashës, ajo është shprehur kundër Topallit dhe Imamit për shkarkimin e kreut të Partisë Demokratike.

Bregu gjykon se tani është koha për të zhvilluar fushatën elektorale me synimin që PD të fitojë zgjedhjet e 25 qershorit. Në një intervistë të shkurtër për Vizion Plus, Bregu vë në dukje se  

Zonja Bregu, ju u takuat dje me Zonjën Topalli, por a e mbështesni ju idenë e saj për shkarkimin e zotit Basha, para 25 qershorit?

Nuk është hera e parë që flas për forumet dhe as për statutin e Partisë Demokratike, i cili në fakt ka një të vërtetë dhe ky është fakt tashmë,  të cilën e kemi diskutuar dje dhe në një kafe shumë miqësore me miq që statuti nuk është respektuar dhe është shkelur. Megjithatë mua më intereson më shumë sot, dhe besoj të gjithë ne së bashku na intereson Partia Demokratike. Na intereson që Partia Demokratike të vazhdojë të jetë e fortë, Partia Demokratike të maksimalizojë rezultatin e saj në zgjedhjet e qershorit dhe njëkohësisht ajo për të cilën besoj ka interes çdo demokrat i vërtetë është që Partia Demokratike si shtëpia e madhe e lirisë së shqiptarëve të vazhdojë të jetë po aq e fortë sa ka qenë dhe jo të ekzistojë si gjallesë fantazëm e republikës së re. Kjo është më e rëndësishme për ne, dhe të siguroj që si unë edhe të gjithë kolegët që kemi takuar dje nuk kemi asnjë interes tjetër primar përveç interesit për të punuar me të gjitha mundësitë që do kemi në këtë fushatë pro Partisë Demokratike.

 Cila do të jetë analiza pas zgjedhjeve për kryetarin e PD-së?

Është shumë mirë që ka një zgjim më të madh sot të të gjithë demokratëve për të kuptuar dhe për të adresuar problemin atje ku realisht ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe. Unë vazhdoj të besoj që Partia Demokratike është e të gjithëve, nuk është parti as e kryetarit aktual dhe s’mund të jetë kurrë parti vetëm e Njëshit.

Një ditë më parë Jozefina Topalli dhe Arben Imami u bënë thirrje strukturave të Partisë Demokratike që t’i bashkohen iniciativës për shkarkimin e Lulzim Bashës si mënyra e vetme për të ndalur shkatërrimin e PD-së; por ky aksion politik duket se nuk është mbështetur as nga Bregu e as nga Patozi.

Tags: bashabregugrupi kunder bashesImamipatozishkarkimitopalli

TË LIDHURA

Zbulohet ora se kur do të mbahet protesta e opozitës, policia njofton rrugët e bllokuara
Aktualitet

Zbulohet ora se kur do të mbahet protesta e opozitës, policia njofton rrugët e bllokuara

15:39 | 16/04/2026
Prefekti i Tiranës  mbledh Komisionin e Mbrojtjes Civile, masa për parandalimin e zjarreve
Aktualitet

Prefekti i Tiranës mbledh Komisionin e Mbrojtjes Civile, masa për parandalimin e zjarreve

15:09 | 16/04/2026
Kryeministri Rama nxjerr foton para takimit me Melonin: Duke përsëritur mësimet para takimit
Aktualitet

Kryeministri Rama nxjerr foton para takimit me Melonin: Duke përsëritur mësimet para takimit

14:51 | 16/04/2026
Next Post
Palma, këngëtarja më e re në tregun muzikor

Palma, këngëtarja më e re në tregun muzikor

Sony dhe Mercedes-Benz prodhojnë laptop-in unikal

Sony dhe Mercedes-Benz prodhojnë laptop-in unikal

Mourinho nuk lejon Darmian t’i bashkohet grumbullimit me Italinë

Mourinho nuk lejon Darmian t’i bashkohet grumbullimit me Italinë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Sanksionet ndaj Rusisë të bllokuara, BE sheh “dritë në fund të tunelit”
Bota

Sanksionet ndaj Rusisë të bllokuara, BE sheh “dritë në fund të tunelit”

by mirseda
15:41 | 16/04/2026
0

Për më shumë se dy muaj, një raund i ri sanksionesh të Bashkimit Evropian kundër Rusisë ka...

Zbulohet ora se kur do të mbahet protesta e opozitës, policia njofton rrugët e bllokuara

Zbulohet ora se kur do të mbahet protesta e opozitës, policia njofton rrugët e bllokuara

15:39 | 16/04/2026
Hegseth: SHBA-të kontrollojnë trafikun brenda dhe jashtë Ngushticës së Hormuzit, jo Irani!

Hegseth: SHBA-të kontrollojnë trafikun brenda dhe jashtë Ngushticës së Hormuzit, jo Irani!

15:28 | 16/04/2026
Mateo emocionohet nga surpriza e Brikenës: Të pres me fitore, të dua

Mateo emocionohet nga surpriza e Brikenës: Të pres me fitore, të dua

15:19 | 16/04/2026
Prefekti i Tiranës  mbledh Komisionin e Mbrojtjes Civile, masa për parandalimin e zjarreve

Prefekti i Tiranës mbledh Komisionin e Mbrojtjes Civile, masa për parandalimin e zjarreve

15:09 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com