Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Përbindëshat e frikshëm që pretendohet se janë parë nga njerëzit

5 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha
Përbindëshat e frikshëm që pretendohet se janë parë nga njerëzit

Ju të gjithë mund keni lexuar shumë përralla me përbindësha, dhe keni parë gjithashtu edhe shumë filma me përbindësha. Ato ju kanë nxitur imagjinatën se çfarë do të ndodhte nëse në një moment do të gjendeshit para tyre. Por ka njerëz që pretendojnë se i kanë parë në realitet përbindësha të tillë.

Dover Demon

Është një përbindësh, të cilin 3 adoleshentë amerikanë pretenduan se e kishin parë në Masaçusets, Boston,natën midis 21-22 prillit 1977. Sipas adoleshentëve, përbindëshi kishte gishta në formë kaçurrelash dhe sy shumë të mëdhenj dhe plot shkëlqim. Gjithsesi policia besoi se ky ishte vetëm një reng që të rinjve u ishte punuar nga disa adoleshentë të tjerë.

Njeriu-ujk

Ai është pjesë e një legjende të famshme në Amerikën e Veriut. Sipas saj, një blegtor e kishte dërguar djalin e tij adoleshent për të gjuajtur një dre në pyll. Djali nuk u kthye, ndaj i ati shkoi në pyll së bashku me një ekip shpëtimi. Kur dëgjoi britmën e djalit të tij adoleshent në pyll, ai vrapoi në atë drejtim, dhe pa që fëmija i tij po hahej nga një krijesë e madhe e ngjashme me një ujk. Ai u qëllua disa herë me pushkë por nuk ngordhi, duke u larguar me vrap.

Santu Sakai

Është një legjendë malajziane mbi një krijesë që sulmonte fshatrat, duke ngrënë njerëzit e pafajshëm. Santu Sakais përshkruhen si gjysmë njerëz dhe gjysmë kafshë. Jo shumë njerëz e besojnë ekzistencën e Santu Sakai. Por një burrë i quajtur Henri Van Herden pretendon se ka parë 2 prej këtyre monstrave ndërsa gjuanin njerëz.

Champ

Ky përbindësh thuhet se jeton në Liqenin Champlain në SHBA. Nuk ka asnjë provë fizike që të mund të provojë ekzistencën e tij. Shkencëtarët besojnë se është një mashtrim, për të tërhequr më shumë turistë në atë zonë. Gjithsesi, deri më tani rreth 300 njerëz kanë pohuar se kanë pasur takime me këtë përbindësh të frikshëm. Personi i parë që e ka parë këtë krijesë ishte Samuel de Çemplein në vitin 1609.

Majmuni Skunk

Kjo krijesë e ngjashme me majmunët, është një pjesë e legjendave të shumta të shteteve në SHBA, përfshirë Floridën, Karolinën e Veriut dhe Arkansasin. Raportimet më të shumta i përkasin viteve 1960-1970. Gjithsesi, shkencëtarët nuk besojnë në ekzistencën e tij, dhe mendojnë se ajo që njerëzit panë në atë kohë ishte thjesht një ari.

Zogu i Stuhive

Është një shpend i madh,që njerëz të ndryshëm kanë raportuar se e kanë parë midis viteve 1890-2007. Këto krijesa besohet të jenë pjesë e folklorit të Amerikës së Veriut, dhe të kujtojnë pterodaktelet prehistorike.

Jeti

Njihet gjerësisht si Njeriu i Dëborës, dhe thuhet se banon në Malet Himalaje. Ka qenë pjesë e mitologjisë së popullsisë autoktone të Butanit, Tibetit dhe Nepalit. Në vitin 1921, britanikët kryen një ekspeditë në Malin Everest, dhe ishte atëherë që ata panë gjurmët e ndonjë krijese për të cilën menduan se duhet të ishte një ujk i madh.

Çupakabra

Kjo krijesë e çuditshme është një pjesë e folklorit të Amerikës së Veriut, dhe besohet se është parë në fillim në Porto Riko. Çupakabra mendohet se sulmon bagëtitë, veçanërisht dhitë, dhe thith gjakun e tyre. Kjo krijesë besohet se duket si një ari i vogël, por ka shumë thumba mbi shpinë.

Përbindëshi i Loch Ness

Ky monstër raportohet se është parë në Liqen Ness në Skoci që nga viti 1933. Ka shumë histori nga njerëz të ndryshëm që pretendojnë se e kanë parë këtë përbindësh, por ka pak foto apo video të regjistruara. Përbindëshi, pretendojnë disa, është një dinozaur i madh, që ka mbetur gjallë deri më sot. 2017-a ishte viti rekord për raportimet e parjes së këtij përbindëshi.

Këmbëmadhi

Edhe ky është një pjesë e legjendave në Amerikëne Veriut. Thuhet se jeton në pyje dhe është një krijesë e ngjashme me majmunët. Ky përbindësh, siç përshkruhet nga njerëzit që pretendojnë se e kanë parë është i madh dhe me flokë, por shkencëtarët nuk besojnë në ekzistencën e tij. Ata thonë se bëhet fjalë për thashetheme, dhe se njerëzit kanë parë me shumë gjasa një ari.

Burimi i lajmit: https://www.wonderslist.com/scariest-monsters-ever-seen/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: njerëzperbindesharealitet

TË LIDHURA

Mark Zuckerberg: Jemi në fund të epokës së telefonave
Kuriozitete

Mark Zuckerberg: Jemi në fund të epokës së telefonave

14:48 | 11/09/2025
Parlamenti Europian miraton rezolutë historike për krizën humanitare në Gaza
Bota

Parlamenti Europian miraton rezolutë historike për krizën humanitare në Gaza

14:44 | 11/09/2025
Kryeministri Al Thani: Netanyahu vrau çdo shpresë për pengjet në Gaza
Bota

Kryeministri Al Thani: Netanyahu vrau çdo shpresë për pengjet në Gaza

10:36 | 11/09/2025
Next Post
Greqi, qëllohet me armë zjarri një shqiptar

Greqi, qëllohet me armë zjarri një shqiptar

E ardhmja e Lëv në ‘fije të perit’, federata gjermane vendos më 4 dhjetor

Pendohet Joakim Lëv, rikthen yllin e Bajernit te kombëtarja gjermane

Çfarë janë saktësisht kriptomonedhat?

Çfarë janë saktësisht kriptomonedhat?

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025




TË FUNDIT

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Tiranë, merren vendime të rëndësishme
Sport

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Tiranë, merren vendime të rëndësishme

by mirseda
18:26 | 11/09/2025
0

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi pasditen e sotme mbledhjen e radhës në Tiranë dhe mori disa vendime...

Manja: Rikthehem në shtëpinë time, te komisioni parlamentar i ligjeve

Manja: Rikthehem në shtëpinë time, te komisioni parlamentar i ligjeve

18:12 | 11/09/2025
Reshjet e shiut përmbytin sërish Vlorën, rrugë dhe lagje nën pushtetin e ujit

Reshjet e shiut përmbytin sërish Vlorën, rrugë dhe lagje nën pushtetin e ujit

18:10 | 11/09/2025
RAI do të flasë edhe shqip, për herë të parë program për arbëreshët në rajonin e Kalabrisë

RAI do të flasë edhe shqip, për herë të parë program për arbëreshët në rajonin e Kalabrisë

18:05 | 11/09/2025
Autobusi i linjës urbane Durrës-Plazh merr flakë në lëvizje, dalin në kohë dhjetëra pasagjerët

Autobusi i linjës urbane Durrës-Plazh merr flakë në lëvizje, dalin në kohë dhjetëra pasagjerët

17:17 | 11/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com