Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Përballja Shqipëri-Izrael, Ambasada Amerikane ngre “alarmin”

4 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha, W-Instant
Përballja Shqipëri-Izrael, Ambasada Amerikane ngre “alarmin”

Sot është dueli Shqipëri-Izrael. Shqipëria rikthen interesin e njerëzve për kombëtaren kuqezi, që do të luajë sonte në mbremje sfidën e dytë të Ligës së Kombeve me Izraelin. Sa i takon formacionit, Shqipëria pritet të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në sulm dhe mesfushë. Reparti i avancuar do të prezantohet me dyshen Uzuni-Broja të cilët munguan në Islandë, ndërsa dy lojtarë e Empolit, Asllani dhe Bajrami do t’i japin më shumë fantazi e gjeometri mesfushës në krah të Abrashit. Dyshime ka edhe në mbrojtje rreth pozicionit të Kumbullës, por Edoardo Reja do të marrë një vendim vetëm në momentet e fundit.

Pak orë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit që do të luhet në stadiumin Air Albania në Tiranë, Ambasada Amerikane në Tiranë ka ngritur alarmin për qytetarët amerikanë, që të shmangin zonën përreth stadiumit pasi “do të ketë turma të mëdha”. Ambasada kërkon nga qytetarët amerikanë të kenë kujdes, dhe i njofton se disa rrugë do të jenë të bllokuara.

“Të premten, më 10 qershor 2022 – do të zhvillohet ndeshja e UEFA Europa Nations League ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit në Arenën Kombëtare të Tiranës, “Air Albania Stadium”.

Autoritetet njoftuan se rrugët përreth stadiumit “Air Albania” do të bllokohen dhe do të vendosen postblloqe policie duke filluar nga ora 16:00 deri në fund të ndeshjes (ndeshja është planifikuar të fillojë në 20:45). Rrugët e bllokuara do të jenë: “Dervish Hima”, “Lek Dukagjini”, “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II” si dhe “Kolonat” në sheshin “Italia”. Ju lutemi vini re se këto mund të ndryshojnë.

Ambasada e SHBA këshillon fuqimisht qytetarët amerikanë dhe personelin e Ambasadës Amerikane, që të shmangin zonën e stadiumit të premten më 10 qershor.

Për shkak të turmave të mëdha që priten në Tiranë, ju lutemi të tregoni kujdes në të gjithë qytetin dhe të jeni të vetëdijshëm për vendondodhjen tuaj. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thekson Ambasada Amerikane.

Tags: ambasada amerikanendeshjeShqiperi-Izrael

TË LIDHURA

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë
Aktualitet

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë
Aktualitet

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë–Ishull Lezhë: Benz përplas shtyllën, përmbyset, plagoset drejtuesi
Aktualitet

Aksident në Lezhë–Ishull Lezhë: Benz përplas shtyllën, përmbyset, plagoset drejtuesi

19:55 | 21/01/2026
Next Post
Europa e “mbyllur” dhe Ballkani “hapur”!

Europa e “mbyllur” dhe Ballkani “hapur”!

Zgjedhja e Presidentit të ri të vendit, Berisha tregon nëse ka krisje të marrëdhënies me Metën

Zgjedhja e Presidentit të ri të vendit, Berisha tregon nëse ka krisje të marrëdhënies me Metën

Përçarjet brenda PD-së/Berisha: S’jam në favor të asnjë lobimi, Kokalari zgjodhi vetë të tërhiqej

Përçarjet brenda PD-së/Berisha: S’jam në favor të asnjë lobimi, Kokalari zgjodhi vetë të tërhiqej







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

by mirseda
14:26 | 22/01/2026
0

Ka përfunduar këtë të enjte seanca në Gjykatën Kushtetuese lidhur me masën e sigurisë “pezullimi i ushtrimit...

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

14:21 | 22/01/2026
Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

13:49 | 22/01/2026
Përdorim i gjuhës jo parlamentare, Peleshi i tërheq vëmendjen Gazment Bardhit, masë edhe për Palokën

Përdorim i gjuhës jo parlamentare, Peleshi i tërheq vëmendjen Gazment Bardhit, masë edhe për Palokën

12:52 | 22/01/2026
Presidenca: Kushtetuta ndalon pezullimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave

Presidenca: Kushtetuta ndalon pezullimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave

12:45 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com