Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Përballë terrorizmit, Evropa po fut si struci kokën nën rërë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Përballë terrorizmit, Evropa po fut si struci kokën nën rërë

Nga: Eyal Zisser “Israel Hayom”

Lufta xhihadiste, që është zhvilluar nga grupime radikale islamike anembanë globit, nuk është ndalur asnjëherë para portave të vendeve të shenjta dhe atyre të adhurimit. Në fakt, madje edhe ata që luten në këto vende, janë bërë objektiva të xhihadistëve në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi – siç e mësuam nga masakra e fundit në Sri Lanka – dhe vitet e fundit edhe në Evropë.

Komunitetet e minoriteteve, shumica të krishtera, persekutohen në pjesë të mëdha të botës islamike, dhe toleranca që dikur ekzistonte ndaj hebrenjve dhe të krishterëve, tani është zëvendësuar nga ekstremizmi, që kërcënon ekzistencën e vazhdueshme të krishterimit në këto vende.

Shtatëdhjetë vjet pas dëbimit të hebrenjve të fundit në Irak dhe Siri për shkak të përndjekjeve dhe dëbimeve, tani po largohet edhe bashkësia e krishterë në Lindjen e Mesme. ISIS është angazhuar në shkatërrimin sistematik të kishave në territoret që ka mbajtur nën kontroll.

Por kishat po sulmohen dhe shpesh digjen edhe në vende të tjera arabe dhe myslimane, të cilat po përpiqen, përkundër përpjekjeve të sundimtarëve të tyre, të mbrojnë minoritetet e tyre të krishtera.

Ekstremistët, nuk kursejnë ndërkaq as xhamitë e myslimanëve që nuk ndajnë pikëpamjet e tyre radikale, dhe i kanë qëlluar ata për vdekje në dhjetëra dhe qindra sulme. Dhe pas këtyre sulmeve, zëri i Evropës mezi është dëgjuar. Për shkak të dëshirës së tyre për të ruajtur korrektësinë politike, qeveritë evropiane kanë dështuar t’u vijnë në mbrojtje bashkësive të krishtera në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë, nga frika se mos perceptohen ssi armiq të Islamit.

Është interesante të theksohet, se islami radikal ka gjetur një partner në formën e së djathtës së neonazistëve, anëtarët e së cilit janë autorë të krimeve të urrejtjes kundër sinagogave hebraike, për shembull me rastin më të fundit në Pensilvani të SHBA-së.

Por në shenjestër janë edhe xhamitë muslimane, me rastin më të fundit në Zelandën e Re. Në kontekstin izraelit, këto dy kampe u bashkuan nga e majta ekstreme, që po e “përmbyt” Evropën me një valë ndjenjash anti-izraelite dhe antisemitike.

Megjithatë xhihadi, ka goditur në Evropë prej kohësh. Krahas sulmeve të shumta terroriste, vitet e fundit vetëm në Francë, janë sulmuar qindra kisha nga ana e ekstremistëve. Autoritetet në Evropë, heshtin edhe këtë. Ata me sa duket besojnë, se mënyra më efektive për t’u përballur me ekstremizmin dhe terrorin, është ta injorojnë dhe ta frenojnë atë, me shpresën se ai do të zhduket vetvetiu.

Çështja e qasjes së Evropës ndaj islamit radikal, u rishfaq pas zjarrit që ra në katedralen Notre Dame në Paris, një nga simbolet më të rëndësishme historike dhe fetare të Francës. Arsyeja e zjarrit është ende e panjohur, dhe mund të jetë një incident teknik.

Megjithatë, ishte interesante të shihej zemërimi në Evropë ndaj kujtdo që hipotetizoi mundësinë e zjarrvënies ndoshta nga ekstremistët, dhe jo nga një aksident. Evropa, beson ende se futja e kokës nën rërë si struci, është mënyra më e mirë për t’u përballur me sfidën e paraqitur nga islami radikal.

Por herë pas here, po shohim se mohimi i ekzistencës së një problemi, nuk e zgjidh atë. Mund të supozojmë se problemi, vetëm do të përkeqësohet në kuadër të dështimit të Evropës, për të përthithur valët e emigracionit mysliman në kontinent.

Këto emigrantë, përfaqësojnë aktualisht më pak se 5 për qind të të gjithë popullsisë së Evropës, por kjo përqindje mund të arrijë deri në 20 për qind, dhe madje një të katërtën e popullsisë, për shkak të niveleve të ulëta natyrore të lindjeve midis europianëve vendas.

Përpjekja për t’i integruar këta emigrantë, dhe për t’i akomoduar ata në të gjithë kontinentin – ndërsa po luftohet gjithashtu me vendosmëri me islamin radikal – është në rendin e ditës, por në Evropë, askush nuk është gati ta njohë dhe përballojë si duhet këtë sfidë.

TIRANA TODAY

 

Tags: evropagrupime radikaleLufta xhihadiste

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Next Post
Vrasja e vëllezërve Bilali, lihen në burg dy të arrestuarit

Vrasja e vëllezërve Bilali, lihen në burg dy të arrestuarit

Merrni masat për nesër, priten reshje shiu

Merrni masat për nesër, priten reshje shiu

FOTO/ Diellza Kolgeci nënë për herë të parë, zbulohet emri i foshnjës

FOTO/ Diellza Kolgeci nënë për herë të parë, zbulohet emri i foshnjës

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Mozzik dhe Lotina ndajnë FOTO të veçanta nga New Yorku
Showbizz

Mozzik dhe Lotina ndajnë FOTO të veçanta nga New Yorku

by mirseda
14:47 | 30/05/2025
0

Çifti i njohur, Mozzik dhe Lotina përmes rrjeteve sociale kanë treguar se kanë vizituar New Yorkun. Ata...

Rruga drejt BE-së bëhet autostradë

Rruga drejt BE-së bëhet autostradë

14:44 | 30/05/2025
A e dëmton kafeja shëndetin e zemrës? Ja çfarë thotë studimit

A e dëmton kafeja shëndetin e zemrës? Ja çfarë thotë studimit

14:39 | 30/05/2025
Dh*noi babain e tij dhe theu masën e “Arrest në shtëpi”, arrestohet 42-vjeçari

Dh*noi babain e tij dhe theu masën e “Arrest në shtëpi”, arrestohet 42-vjeçari

14:24 | 30/05/2025
Proda takon drejtorin e Antimafies italiane

Proda takon drejtorin e Antimafies italiane

13:51 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com