E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Përballë Blinken, një avokat francez/ Berisha: Faturën do e paguaj unë

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se de do e paguajë ai faturën e avokatit francez që do ta mbrojë përballë Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Deklarata e Berishës u bë mbrëmjen e sotme në emisionin ”Zonë e Lirë” në Tv Klan.

Berisha tha se fatura do paguhet prej tij dhe prej familjes së tij, me një kontribut të përbashkët.

I pyetur se çfarë çmimi i ka dhënë Jean-Yves Le Borgne, Berisha tha se ende nuk e ka mbyllur një marrëveshje pagese me të.

Sali Berisha: “Atë do e paguajë Sali Berisha. Si familje, me një kontribut të përbashkët. Çfarë çmimi? Nëse do të më lejojë avokati dhe do të pranojë, sigurisht do ta bëj edhe publike çmimin”.

Kush është avokati francez i Berishës?

Jean-Yves Le Borgne, 71 vjeç kryeson Shoqatën e Avokatëve Penalë të Francës, dhe ka mbrojtur në gjykatat e këtij vendi shumë personalitete të larta politike si ish-kryetarin e Parisit Jean Tiberi, ish drejtorin e kabintetit të Jacques Chirac dhe biznesmenë të mëdhej si ish bosin e Renault, sipërmarrësin Carlos Ghosn.

Ai konsiderohet politikisht në Francë si një golist me prirje nga e majta, dhe disa herë a tentuar të hyjë në politikë. Ende nuk dihet se si ai do të mbrojë çështjen e një qytetari shqiptar që akuzon antërin e një kabineti amerikan, në një shtet të tretë si Franca.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...