Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Për të shëruar familjarin tim, kërkonte kurban”, rrëfimi i 2 studentëve që u mashtruan nga fallxhorja e Durrësit (VIDEO)

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“Për të shëruar familjarin tim, kërkonte kurban”, rrëfimi i 2 studentëve që u mashtruan nga fallxhorja e Durrësit (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të marte, emisioni investigativ Stop solli gjithashtu dëshminë e dy studentëve nga Durrësi, të cilët në vitin 2016 u mashtruan nga Arta Selimaj. Si të mos mjaftonte kjo, ata ranë pre e sistemit të drejtësisë, më saktë Prokurorisë së Durrësit. Kjo e fundit i ka hetuar, i ka vënë në përgjim, madje i ka shpallur edhe në kërkim, por dy të akuzuarit për dy vepra penale, për kanosje dhe rrëmbim personi, marrin vesh që po hetohen dhe akuzohen vetëm pas 3 vitesh.

“Ne kemi një problem të cilin nuk kemi mundur ta zgjidhim. Bëhet fjalë për një shtetase, e cila beson se mund të ndikojë tek njerëzit duke ndihmuar apo zgjidhur problemet tona. Ashtu si çdo qytetar edhe unë jam një student me probleme. Një ndër arsyet që unë kam shkuar te kjo shtetase është që të kem ndihmë, apo një ndjesi më pozitive. Të më ndihmojë për zgjidhjen e problemeve në lidhje me shkollën apo me problemet e përditshmërisë“, tregon një prej studentëve për gazetarin e Stop.

Ju jeni mashtruar nga kjo zonjë?

“Sigurisht që po, unë dhe shumë qytetarë të tjerë. Po për sa i përket dhe zonjës, e njëjta gjë është edhe për mua, por me një çështje tjetër familjare në fakt. Kam pasur një pjesëtar të familjes të sëmurë. Kur nuk gjen dot shpresë diku, shkon atje ku nuk duhet të shkosh, edhe jam drejtuar tek zonja se mos po bënte për ta shëruar atë pjesëtar të familjes, që e kam të sëmurë akoma dhe kësaj ditë. Edhe duke ikur dita ditës, afërsisht kam një vit që e njoh, pastaj që kanë kaluar vitet po bëhen shumë, por nuk kam shkuar më“, thotë studenti tjetër.

Çfarë praktikon kjo zonjë?

“Kjo gjoja për ta shëruar pjesëtarin tim të familjes kërkonte kurban. Për një kurban që bëhet me anë të një qengji, kërkonte vetëm për qengjin 100 mijë lekë, plus edhe 100 mijë lekë të tjerë për ritualin e kurbanit”.

100 mijë lekë të vjetra vetëm për një takim që mund të zgjaste le të themi 20, gjysmë ore apo 1 orë?

“Edhe më pak se thjeshtë fjalë janë ato, se çfarë problemi kam dhe ajo thotë se me çfarë mund t’ju ndihmoj”.

E pasi kuptuan se në fakt Arta nuk bënte derman, dy studentët shkuan tek ajo dhe i thanë se do ta padisnin. Ky ishte edhe momenti kur rrota filloi të lëvizte në drejtim të kundër me studentët, sepse lëvizi e para zonja…

“Kur gjërat filluan duke u ftohur ishte gabimi im në fakt që e vumë në dijeni se mund të bëjmë kallëzim në polici. Duke përfituar nga kjo situatë, kjo na ka bërë një akuzë të rremë që ne nuk e njohim, as nuk e kemi parë njëri-tjetrin kurrë në sy, as në fytyrë, na bëri një kallëzim në polici sikur ne e kemi kanosur atë. Edhe versioni i djalit në fjalë, është që ne në mes të Durrësit aty është një rrethrrotullim që është i survejuar nga kamera 24 orë, thotë që ne i kemi kanosur lirinë duke e kapur për krahu dhe ai na ka shpëtuar ne dhe ka ikur me vrap. Edhe ka ikur ka bërë denoncimin. Diçka e tillë është shumë qesharake. Në qoftë se do ishte diçka e vërtetë, e drejtë nga ana e prokurores ose policia, duhet të kishin ikur automatikisht për të kapur filmimet e kamerave. Procedimi penal është regjistruar më datë 4 të muajit Nëntor të vitit 2016. Ne e marrim vesh në Janar të vitit 2019. Ne nuk kemi marrë asnjë thirrje dhe asnjë lajmërim. Bëhet fjalë për prokuroren Oltiana Çifliku Gjoni, e cila na akuzon për veprën penale kanosje në bashkëpunim. Ne jemi plotësisht të sigurt që s’na kanë marrë kurrë në pyetje. Ne kemi një banesë që jemi të regjistruar ku banojmë. Ata duhet të kishin ardhur se s’bën. Mund të kishin shkuar te familja ime, t’i binin derës dhe të informonin se djali juaj duhet të paraqitet në Prokurori për të dhënë dëshminë e tij”, tregojnë më tej studentët./tvklan.al

 

Tags: fallxhorekurbanmashtruese

TË LIDHURA

Vlora pa ujë të pijshëm, banorët revoltohen: Vjen me pikatore e i ndotur
Aktualitet

Vlora pa ujë të pijshëm, banorët revoltohen: Vjen me pikatore e i ndotur

16:40 | 19/06/2025
Kapen prej flokësh vajzat në Tiranë, ndërhyjnë që t’i ndajnë…
Aktualitet

Kapen prej flokësh vajzat në Tiranë, ndërhyjnë që t’i ndajnë…

16:19 | 19/06/2025
Rriten helmimet ushqimore në Elbasan, mjekët japin alarmin dhe këshilla për mbrojtje
Aktualitet

Rriten helmimet ushqimore në Elbasan, mjekët japin alarmin dhe këshilla për mbrojtje

16:16 | 19/06/2025
Next Post
Isuf Kalo rrëfen sekretet e “Bllokut”: Të gjithë spiunonin njëri-tjetrin, aty jetonte i madhi!

Isuf Kalo rrëfen sekretet e “Bllokut”: Të gjithë spiunonin njëri-tjetrin, aty jetonte i madhi!

Alvini në kampin sirian/ Berisha preket në studio: Është më i braktisuri, shteti po luan gangsterin! (VIDEO)

Alvini në kampin sirian/ Berisha preket në studio: Është më i braktisuri, shteti po luan gangsterin! (VIDEO)

Cakaj: Në Shqipëri nuk ka hapësirë për dorëheqje

Cakaj: Në Shqipëri nuk ka hapësirë për dorëheqje

JU REKOMANDOJMË

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025
Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi jeta

Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi jeta

20:45 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Vlora pa ujë të pijshëm, banorët revoltohen: Vjen me pikatore e i ndotur
Aktualitet

Vlora pa ujë të pijshëm, banorët revoltohen: Vjen me pikatore e i ndotur

by mirseda
16:40 | 19/06/2025
0

Prej disa ditësh, qytetarët e Vlorës dhe turistët po përballen me mungesën e furnizimit me ujë të...

Kapen prej flokësh vajzat në Tiranë, ndërhyjnë që t’i ndajnë…

Kapen prej flokësh vajzat në Tiranë, ndërhyjnë që t’i ndajnë…

16:19 | 19/06/2025
Rriten helmimet ushqimore në Elbasan, mjekët japin alarmin dhe këshilla për mbrojtje

Rriten helmimet ushqimore në Elbasan, mjekët japin alarmin dhe këshilla për mbrojtje

16:16 | 19/06/2025
Broja, lind ideja e transferimit në Holandë, mundësi konkrete

Broja, lind ideja e transferimit në Holandë, mundësi konkrete

16:11 | 19/06/2025
Ndjekësit vënë re disa gabime në serialin më të shikuar të Netflix!

Ndjekësit vënë re disa gabime në serialin më të shikuar të Netflix!

15:05 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com