pusulabetcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24betpuanmatadorbetmobilbahisjojobetjojobetsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahisholiganbethititbetmarsbahisjojobet girişMeritbetsuperbetingrandpashabetjojobetmeritkingdeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpiabellacasinobetzulamatadorbetpashagamingdoedacasibomtürk pornocasinowongameofbetgrandpashabetmatbetradissonbetbahiscasinoromabetgrandpashabetteosbetteosbetgameofbetgrandpashabetmarsbahisimajbetbetgitamgbahiscashwinbetgitjojobetbetgitmercurecasinopusulabetjojobetvdcasinourfa konteynerşanlıurfa konteynervdcasinobetciopusulabetdoedasuperbetinPusulabet güncel girişPusulabet girişbetvolejojobetCasibomCasibombahibomgrandpashabetcasibomtaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuanbets10 girişpusulabet girişcasibomgrandpashabet girişmatbet girişVDCasinoonwinbetcio girişsekabet girişbetgitromabetromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetjojobetholiganbetjojobetgrandpashabetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetiptv satın alromabetGrandpashabetcasibommeritkingjojobettrbetgrandpashabetholiganbetpusulabetvdcasinobetciosekabetjojobetmarsbahissekabetmatbetimajbetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerpalacebetŞans CasinocasibomGrandpashabetbetciograndpashabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Për një analizë politike të zgjedhjeve

5 vjet ago
in Editorial - Opinione

Nga Blendi Kajsiu

Përballë humbjes së qartë në zgjedhjet e fundit, opozita dhe analistët pranë saj kanë filluar të riprodhojnë fabulën tashmë të njohur të deformimit të vullnetit popullor nëpërmjet krimit dhe blerjes së votës nga Partia Socialiste.

Sipas kësaj logjike, Edi Rama dhe PS nuk i fituan, por i blenë zgjedhjet ose i vodhën nëpërmjet krimit të organizuar. Pra, nëse do eliminonim këto dy fenomene, krimin e organizuar dhe blerjen e votës (që me sa duket janë ekskluzivisht socialiste), qytetarët shqiptarë do kishin preferuar në shumicë Bashën, Berishën dhe Metën (që s’kanë lidhje as me krimin, as me blerjen e votës).

Është e qartë që kemi të bëjmë me një alibi që i shërben politikisht opozitës dhe psikologjikisht të gjithë atyre që nuk e përtypin dot Ramën Kryeministër. Ndonëse krimi dhe shitblerja janë fenomene prezente në zgjedhjet tona, ata nuk janë faktorë përcaktues. Nëse blerja e votës do përcaktonte rezultatin e zgjedhjeve, harta elektorale e Shqipërisë do ishte krejt ndryshe.

PS-ja do dominonte zonat veriore ku varfëria është më e madhe dhe blerja e votës për pasojë më e lehtë, ndërsa PD-ja do dominonte zonat më të zhvilluara dhe më urbane si Tirana, Durrësi apo Vlora me zhvillim ekonomik më të lartë ku shitja e votës është më e pakët. Në këtë pikë opozitarët do përgjigjen se fitorja në Durrës dhe Elbasan ishte si pasojë e krimit.

Por nëse krimi është faktori përcaktues nuk kemi si të shpjegojmë fitoren e PS-së në qytetin e Tiranës apo në Vlorë ku nuk është folur fare për krim të organizuar apo humbjen e PS-së në Shkodër ku krimi ka lulëzuar vitet e fundit.

Rasti i Tiranës është veçanërisht i rëndësishëm këtu sepse kryeqyteti, për vetë përmasat, përbërjen demografike dhe historinë politike është barometër i zgjedhjeve në Shqipëri. Tirana jo vetëm është qyteti më i madh dhe heterogjen i Shqipërisë, por nuk është aspak bastion politik, siç është p.sh., Shkodra.

Ndaj Tirana tregon tendencën reale të votuesve. Nëse krimi i organizuar dhe blerja e votës ishin faktorë përcaktues, si mund ta shpjegojmë fitoren e PS-së dhe humbjen e PD-së në qytetin e Tiranës ku prezenca e krimit të organizuar dhe blerja e votës është shumë më e ulët se në qytetet të tjera apo në zonat rurale?

Qytetarët e Tiranës janë votuesit më të lirë që ekzistojnë në Shqipëri, janë kampioni më përfaqësues i popullsisë shqiptare dhe ata në shumicë votuan PS-në.

Nuk ka dyshim që partia në pushtet ofron më shumë klientelizëm dhe tërheq më shumë elementët kriminalë sesa opozita, por ndonëse të rëndësishëm këta nuk janë faktorë përcaktues në garën elektorale. Mjafton të kujtojmë se në vitin 2005, PD përballej me një nivel shumë të lartë krimi dhe me një nivel shitblerje të votës edhe më të lartë se sot, e megjithatë i fitoi zgjedhjet.

Ideja se po bëhet nami me shitblerjen e votës më shumë se rritjen e këtij fenomeni reflekton ndjeshmërinë më të lartë që ne si shoqëri kemi ndaj tij sot. Dje ky fenomen ishte aq i përhapur dhe i pranuar saqë dhënia e lekëve dhe ushqimeve bëhej haptas, në mes të ditës.

Madje, më vjen për të qeshur kur kujtoj fushatën parlamentare të vitit 2005 ku avokati Spartak Ngjela, i cili përballej me ministrin e Transportit socialist, Spartak Poci, u bënte thirrje publike votuesve që lekët t’ua merrnin socialistëve dhe votën t’ia jepnin atij. Dhe fitoi.

Ndaj shpjegimi i rezultatit elektoral nuk mund të reduktohet te histori të fortësh apo bandash që blejnë apo intimidojnë qytetarët, sepse këto janë fenomene konstante në historinë tonë të tranzicionit. Është e nevojshme një analizë politike që vlerëson dhe krahason ofertën politike të aktorëve kryesorë dhe jo thjesht lidhjet e tyre me krimin. Këtë analizë do ndërmarrim në shkrimin e ardhshëm. /panorama.al/

Tags: Blendi KajsiuPDPSZgjedhjet

TË LIDHURA

Editorial - Opinione

Eurodeputetja holandeze: Protestuesit në rrugët e Tiranës po mbrojnë vlerat evropiane

10:38 | 13/07/2026
Aktualitet

Vendimi për Veliajn, katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese: “Arresti në burg” është joproporcional

11:12 | 03/07/2026
Analizë

Brukseli pret ministerialin e NATO-s, Shqipëria në fokus të diskutimeve

09:23 | 18/06/2026
Next Post

Presidenti Meta: Të mos preket asnjë kuti votimi, apo fletë votimi!

Bie nga kati i dyti i banesës ku po punonte, ndërron jetë 51-vjeçari në Durrës

Ilir Meta: Nga ky moment bëni shumë kujdes, mund të lëvizin shumë mandate!







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019
Screenshot

Prefekti Hajdari promovon nismën: “Bukë, ujë dhe vaj ulliri falas” në bujtina, restorante e bare

18:15 | 10/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Bota

Reuters: Shpërthime të fuqishme në qendër të Dubait

by mirseda
19:13 | 16/07/2026
0

Dëshmitarë kanë raportuar shpërthime të fuqishme në qendër të Dubait, bëri të ditur agjencia Reuters. Deri më...

Moti i keq godet Kukësin, stuhi dhe rrëshqitje dherash vështirësojnë qarkullimin

19:11 | 16/07/2026

Administrata e Trump shtrëngon rregullat e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj!

18:33 | 16/07/2026

Panik në fluturimin e Ryanair: Pasagjerë të lënduar nga turbulencat e rënda

18:31 | 16/07/2026

Makina del nga rruga në Elbasan-Librazhd, drejtuesi në gjendje të rëndë

18:22 | 16/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com