Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Për “Jetën”, për “Familjen”!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“O sot o kurrë”, Tritan Shehu ngre alarmin

Nga: Tritan Shehu

Është tejet pozitiv fakti i tentativave për krijimin dhe në vendin tonë të një “Aleance të gjerë për Familjen dhe Jetën”. Veçanërisht kjo merr rëndësi në periudhat shoqërore që po kalojmë, me këndvështrimet dhe interesat e ndryshme, që disa herë spikatin.

Është folur e flitet shumë për këto tema, kudo në botë, në histori dhe aktualisht. Urtësia popullore, filozofë të shquar, shkrimtarë, burra shteti, njerëz të zakonshëm, të gjithë janë shprehur dhe kanë dhënë mendimet dhe definicionet e tyre për këto nocione fondamentale të shoqërisë e ekzistencës së saj.

Megjithatë, në këtë përpjekje për “Jetën” konceptet që duhen bërë bashkë në një janë shumë, më shumë se vetë ai i ngushtë i “Familjes”. Megjithëse disa herë këto duken si të ndara, në të vërtetë kanë një fill të përbashkët që i bashkon, është “Jeta” vetë. Unë do të rendis sot tre prej tyre, që më duken me thelbësoret, por dhe më të rrezikuarat e të debatuarat disa herë tashmë:

ebatuarat disa herë tashmë: 1-Familja e përberë nga Burri, Gruaja e me shprese nesër Fëmijët.

2-Femijët e adoptuar, që kanë nevojë për një familje të tillë.

3-Aborti, një rrezik për jetën.

a)-Familja, vlerat historike, tradicionale, morale.

Familja vjen që me fillimet e njerëzimit dhe ka ekzistuar përpara shtetit, përpara çdo komuniteti tjetër të çfarëdolloj forme apo ekzistence, dhe për këtë arsye përfaqëson celulën fondamentale të shoqërisë njerëzore dhe është gur themeli i çdo zhvillimi, qoftë dhe social të saj. Dhe familja është e bazuar në martesën, bashkim intim jetësor dhe komplementar të një burri dhe një gruaje, që konstituohet me lidhje formale e stabile dhe që është e hapur për vazhdimësinë e jetës. Familja e tillë nuk është krijim i ndonjë epoke të caktuar historike, por është trashëgimi e paçmueshme e tërë civilizimit. Familja është shumë më tepër se një unitet juridik, social apo ekonomik. Të flasësh për familjen, është të flasësh për jetën, për transmetimin e vlerave, të edukimit, solidaritetit, stabilitetit, të ardhmes, dashurisë. Në realitet të thuash Familje, ke thënë Jetë.

Sot, më shumë se kurrë është e nevojshme te kihet besim te familja. Të besosh te familja, duhet të luftosh individualizmin, vetminë kronike, që tashmë është aq shumë e përhapur dhe që bën të vuajë njerëzimi. Të besosh te familja, duhet një vokacion dashurie dhe lumturie për këtë, duhet një impenjim i të gjithë neve, në të gjitha nivelet (individuale, politike, administrative, shoqërore, etj). Papa Gjon Pali i dytë ka thënë: “Familja është në mision dhe ky mision është thelbësor për çdo popull, për njerëzimin mbarë. Është misioni i dashurisë dhe i jetës”.

Pra, Familja është në themel të shoqërisë njerëzore. Ajo është baze e mbijetesës edhe vazhdimësisë fizike e morale të saj.

Në çdo analizë e këndvështrim arrijmë në një konkluzion thelbësor, Familja është e Shenjtë. Dhe këtu duhet theksuar se bëhet fjalë për një formë familjeje, për atë reale, të vërtetë, të vetmen: për atë të përbërë nga Burrë, Grua e me tej me shpresë e vullnet të Zotit, Fëmijët. Çdo devijim tjetër nga ky koncept nuk është real, është fiktiv, dëmtues për shoqërinë njerëzore në tërësi e fëmijët në veçanti, është i bazuar mbi subjektivizma, dëshira të disa njerëzve.

Familja është në themel të mbijetesës së shoqërisë, në çdo koncept e përkufizim të fjalës. Sepse pa ketë nocion njerëzimi nuk do të mund të mbijetonte qoftë edhe si specie, në një shoqëri civile dhe të zhvilluar.

Nga ana tjetër, Familja në shoqërinë tone shqiptare është dhe në epiqendër të bashkëjetesës sonë fetare, bashkëjetesë e trashëguar nga historia jonë, shumë e çmuar gjithashtu për të sotmen e të nesërmen e Kombit tonë.

Por, nga ana tjetër, sot në shoqëri flitet dhe për forma të tjera familjesh.

Unë dua të theksoj që në fillim mendimin tim, nuk mund ketë të tilla.

Shumë nga ato mund të jenë forma bashkëjetese, por jo Familje në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Këto parime janë vendosur mirë në Kushtetutën tonë, si dhe në Kodin e Familjes, në sinkroni të plotë midis tyre dhe me vlerat e popullit tonë.

Këtu përfitoj nga rasti për të theksuar diçka të rëndësishme. Unë jam kundër çdo forme diskriminimi, për cilindo. Dhe për ata që mund të kenë prirje apo preferenca të tjera seksuale, jashtë heteroseksualitetit. Unë jam iniciatori i ndryshimit të Kodit Penal dikur mbas diktaturë, çlirimit të tij nga masat penale barbare për homoseksualët.

Jam gjithashtu ndër ata që punoj për ligjin tonë kundër diskriminimit. Por, unë jam dhe kundër diskriminimit të shoqërisë sonë duke deformuar rrezikshëm konceptin unik të familjes, të asaj familjeje që shpreha më lart. Diçka të tillë e konsideroj si një diskriminim për shoqërinë, Familjen vetë, Shenjtërinë e saj, rolin e saj. E konsideroj dhe si një diskriminim për fëmijët, të cilët normalisht që të rriten kanë nevojë për një Nënë e një Baba, biologjikë ose jo, sublime këto fjalë. Koncepti i familjes nuk mund të ndryshojë për t’iu përshtatur prirjeve seksuale të disave. Ky do të ishte banalizimi i këtij koncepti. Ai është një koncept shumë e shumë i thellë e solid për shoqërinë.

Prandaj jam kundër çdo prekje të Kodit të familjes, që do të rrezikonte sadopak familjen tonë, interesat e fëmijëve tanë.

Ndërsa Bashkëjetesa është një koncept tjetër ku mund të hyjnë individë të ndryshëm, të sekseve të ndryshme apo të njëjtë, por nuk është familje. Unë jam dakord që duhen vendosur disa rregulla të qarta, që lidhen me pasuritë, trashëgimitë, çështjet civile, etj, midis atyre në bashkëjetese, në qoftë se nuk janë te përshtatshme aktualisht. Por, të tilla elemente duhet të përfshihen në Kodin Civil e jo në atë të Familjes.

  1. b) Adoptimet e fëmijëve.

Dhe ky element është i lidhur dhe i ndërvarur direkt me konceptin e familjes. Fëmijët kanë nevojë për familje, familje të vërtetë të tillë siç e theksova, për Nënë e Baba, edhe jo biologjikë, kur fatkeqësisht biologjikët mungojnë. Adoptimet kanë si qëllim kryesor interesat e fëmijës, të ardhmen e tij, prandaj synojnë t’i sigurojnë një familje atij, që për fatkeqësi të jetës nuk ka më atë biologjiken. Fëmija nuk është një “lodër” për të kënaqur dëshirat, qoftë dhe pozitive të adoptuesve. Në radhë të parë prevalojnë interesat e fëmijës në procesin e adoptimit.

Prandaj unë jam kundër çdo tentative, edhe kundër propozimit të fundit të qeverisë për të bëre të mundur që edhe kopjet në bashkëjetesë të adaptojnë fëmijë, qofshin këto dhe heteroseksuale.

Bashkëjetesa nuk është martese, pra, nuk prodhon familje. Ajo realizohet me një deklarate noteriale dhe si e tillë nuk mund të jetë “strehë” për fëmijët në adoptim.

  1. c) Aborti, një akt vdekjeprurës e rrezik për shoqërinë.

Edhe aborti duhet parë si një “armik” i Jetës, si një procedurë që në fund të fundit e “vret” atë. Absolutisht, duhet punuar për minimizimin e tij, e rezervuar atë vetëm për arsye madhore të jetës së nënës, shumë të justifikuara dhe në afate kohore shtatzënie mirë të përcaktuara.

Aborti nuk është element përbërës i mekanizmave të planifikimit familjar. Përkundrazi, ai rritet kur dështon planifikimi familjar, është tregues i mosfunksionimit edhe të planifikimit familjar, përveçse dhe i shume elementeve te tjera thellësisht negative për shoqërinë a shtetin ku ndodh.

Ai jo vetëm që është një akt i “goditjes” së Jetës e kthimit te “fytyrës” drejt vdekjes, por mund të kthehet edhe në një produkt të rrezikshëm për shoqërinë, siç po ndodh në vendin tonë, ku është pothuajse jashtë çdo kontrolli.

Sot, vetëm nga të dhënat zyrtare që janë shumë të cunguara, ne kemi arritur në mbi 2200 jetë të humbura nga aborte në 5 vitet e fundit. Kemi rreth 200 aborte për 1000 lindje, ose mbi 300 më shumë se para dy vitesh. Në Shqipëri janë “vrarë” 33000 femra prej vitit 1990 nga abortet selektive, pra, të realizuara edhe mbas javës së 12. Kjo ka bërë që sot raporti femra/meshkuj është 100/112 nga 100/105 që është normalitet.

Po të analizojmë këto të dhëna së bashku me natalitetin e ulur në 1,7 për grua kur shifra e mbijetesës 2,1, me vdekshmërinë e lartë foshnjore dhe po të shtojmë largimet e të rinjve nga vendi, absolutisht vihet në dyshim ekzistenca e shqiptarëve.

Pyetja është e qartë: Quo Vadis kështu? Ka ardhur momenti të mendojmë e veprojmë me përgjegjshmëri të lartë për të sotmen e të nesërmen e shoqërisë sonë. Mbrojtja e Jetës dhe Familjes marrin një rëndësi të dorës së parë!

Tags: abortiAdoptimet e fëmijëveTritan Shehu

TË LIDHURA

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Degradon përplasja mes Veliajt dhe Tabakut, reagon Kryemadhi

Degradon përplasja mes Veliajt dhe Tabakut, reagon Kryemadhi

Veliaj ia kthen Tabakut: Ç’presion mavri, të kam mundur në gjykatë!

Veliaj ia kthen Tabakut: Ç’presion mavri, të kam mundur në gjykatë!

Luftë brezash, luftë kulturash, fiton klasikja…

Luftë brezash, luftë kulturash, fiton klasikja…







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…
Aktualitet

Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…

by mirseda
15:31 | 24/11/2025
0

Një diskutim i frytshëm javën e kaluar në një nga institutet kryesore të politikave në Bruksel, Qendra...

FIFA nuk fal gjigandët e Superiores, i bllokon merkaton

FIFA nuk fal gjigandët e Superiores, i bllokon merkaton

15:18 | 24/11/2025
RENEA me urgjencë drejt Pukës, rrethohet banesa e braktisur ku dyshohet se fshihen dy të kërkuar

RENEA me urgjencë drejt Pukës, rrethohet banesa e braktisur ku dyshohet se fshihen dy të kërkuar

15:02 | 24/11/2025
Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Vlorë, policia ngre pika kontrolli në zonën e Plazhit

14:18 | 24/11/2025
Aksident në aksin Lezhë- Milot, përplasen dy automjete, njëri përfundon e përmbysur në kanal

Aksident në aksin Lezhë- Milot, përplasen dy automjete, njëri përfundon e përmbysur në kanal

13:50 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com