Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Degradon përplasja mes Veliajt dhe Tabakut, reagon Kryemadhi

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Degradon përplasja mes Veliajt dhe Tabakut, reagon Kryemadhi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është thërritur për të dëshmuar në mbledhjen e Komisionit Hetimor për inceneratorët. Sot pritet për të dëshmuar Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deputeti i PS, Alqi Bllako, dhe ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri.

Kryebashkiaku është pyetur nga kryetarja Jorida Tabaku, nëse i njeh tre personat që janë në kërkim për këtë aferë, Klodian Zoto, Klodian Mërtiri dhe Stela Gugallja. Me ironi, Veliaj tha se i njeh vetëm nga portalet, nga fotot me zyrtarin e PD, Gert Bogdani në Zimbabve. Sakaq, Tabaku iu drejtua duke i thënë se dëshmia e rremë përbën vepër penale. Dëshmia e Veliajt po shoqërohet nga debate të ashpra.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët kanë debatuar ashpër që në fillim të dëshmisë së Veliaj.

– Tabaku: A e njihni Klodian Zoton apo Mirel Mërtirin?

– Veliaj: E kam parë në fotografi me Gert Bogdanin që ka qenë në atë kohë drejtues i marrëdhënive me jashtë në PD.

– Tabaku: A keni bërë udhëtime me ta?

– Veliaj: Nuk kam bërë asnjë udhëtim, por jam informuar për udhëtimin e tyre në Zimbabve me zyrtarë të PD.

–Tabaku:  A keni pasur komunikim me telefon?

– Veliaj: Nuk kam kryer asnjë udhëtim apo komunikim. Jam njohur nga mediat se drejtues të PD-së kanë udhëtuar me ta. Pra, nëse i njoh vetëm përmes medias me udhëtimin e tyre në Zimbabve. I njoh vetëm nga portalet për udhëtimin e tyre në Zimbabve me drejtues të PD. Ju keni abuzuar. Unë jam betuar, ju jeni betuar që nuk do të gënjeni?

-Tabaku: Dëshmitar, fokusohuni te pyetjet e mia. Unë jam betuar si deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Sa i takon dëshmisë së Veliajt, një reagim është përcjellë nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Erion Veliaj i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak. E kupton aq mirë sa edhe për 30 mijë lekë të vjetra duhet miratimi i Këshillit Bashkiak. Shikojeni si e ka thënë me zërin e vet, që si Kryetar Bashkie nuk miratonte dot ndihmën ekonomike pa këshilltarët e Këshillit.

Pra për 30 mijë lekë të vjetra duhet Këshilli, për pagesa ndaj koncesionit 30 vjeçar nuk i duhej. SPAK, po dëgjon?”.

Tags: KryemadhiTabakuVeliaj

TË LIDHURA

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

22:31 | 08/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota
Politikë

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Next Post
Veliaj ia kthen Tabakut: Ç’presion mavri, të kam mundur në gjykatë!

Veliaj ia kthen Tabakut: Ç’presion mavri, të kam mundur në gjykatë!

Luftë brezash, luftë kulturash, fiton klasikja…

Luftë brezash, luftë kulturash, fiton klasikja…

Perëndimi dënon Rusinë për Ukrainën, Pekini: Duhet zgjidhje diplomatike

Perëndimi dënon Rusinë për Ukrainën, Pekini: Duhet zgjidhje diplomatike







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

by mirseda
22:31 | 08/03/2026
0

Projekti turistik “Blue Borgo” në Velipojë vijon të shoqërohet me debate dhe pikëpyetje, pavarësisht deklaratave të kompanisë...

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com