Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Për herë të shtatë e të fundit mbi Minishengenin

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Kodi Zgjedhor, Pollo: Rama refuzoi BE-në, shqiptarët të dalin ta largojnë

Nga: Genc Pollo

Samiti i Ballkanit Perëndimor, që u mbajt të enjten në Tiranë, ishte një hap tjetër për konsolidimin e Tregut të Përbashkët Rajonal (Common Regional Market), i cili është një nga produktet kryesore të Procesit të Berlinit. Ky Treg tok me CEFTA-n, një kuadër për marrëveshje tregtare ku shtetet ballkanike kanë hyrë para më shumë se një dekade, janë instrumentet kryesore për integrimin e zhvillim ekonomik në Ballkanin Perëndimor si dhe për përgatitjen për t’u bërë ekonomikisht i pranueshëm në BE (Kriteri i Kopenhagenitnr. 2). Komisioneri për Zgjerimin, z. Várhelyi, njoftoi se në dispozicion janë fonde të mëdha europiane për konsolidimin e Tregut e për projekte infrastrukturore.

Ky në vetvete ishte lajmi i rëndësishëm i samitit që meriton analiza mbi mundësitë që ofrohen e rekomandime për përfitim maksimal prej tyre. Vlen të diskutohet nëse orientimi do të jetë tregtia pa tarifa që favorizon Serbinë, e cila ka më shumë se të tjerët njësi ekonomike prodhuese-eksportuese apo do të jenë projektet infrastrukturore ndërkufitare, nga të cilat përfitojnë të gjitha shtetet e rajonit.

Por vëmendjen e tërhoqi më shumë diçka tjetër: deklarata e Edi Ramës në prani të Komisionerit Várhelyi, se sot ai po e dorëzonte nismën e Minishengenit në gjirin e sigurt të Komisionit Europian. Pa u marrë me aftësinë e magjistarit për të dorëzuar diçka që nuk ekziston as me heshtjen e Komisionerit mbi “marrjen në dorëzim” të nismës, do të ndalesha shkurt në disa fakte kryesore të Minishengenit. E shpallur në Serbi në tetor 2019 nga Presidenti serb, Vuæiè, Kryeministri shqiptar Rama e ai verimaqedonas, Zaev, nisma e Minishengenit do të synonte realizimin e katër lirive europiane (qarkullimi i lirë i personave, mallrave, shërbimeve e kapitalit). Në nëntor e dhjetor të po atij viti po ata pjesëmarrës u mblodhën përkatësisht në Ohër e në Tiranë për të përsëritur po ato deklarata qëllimesh si herën e parë. Më tutje nuk pati më mbledhje as fizike e as online dhe nga mesi i v. 2020 gjëja u harrua.

Fillimisht duhet të them se nëse deklaron në Ballkan se do të krijosh aty realitete të BE-së, nuk ka të keqe; vetëm se është thënë si tepër shpesh e herë me vend e herë pa vend; nëse përpiqesh në Ballkan që të krijosh aty realitete të BE-së është e lavdërueshme; por të realizosh në Ballkan vërtet realitete të BE-së meriton falënderim e respekt.

Me kategorizimin e mësipërm, nisma e Minishengenit mbetet në nivelin nr. 1 të deklaratave. Ajo nuk njohu dokument themelues që përmbante synimet e rregullat e aktivitetit, nuk pati sekretariat koordinues madje as grup pune mes tre shteteve, nuk pati takim trepalësh ministrash e funksionarësh për çështje konkrete si dhe mbi të gjitha nuk pati një raport të realizimeve të saj.

Shërbeu për propagandë të brendshme për secilin nga tre pjesëmarrësit dhe po të mbetej me kaq nuk do të kishte arsye të flitej më tej për të. Por problemi me nismën është te dëmi që solli. Jo se vërtet do të rikrijonte Jugosllavinë e Re (minus Slloveninë e Kroacinë e plus Shqipërinë), edhe pse shumëkujt pikërisht këtë i kujtoi; kjo druajtje ishte e ekzagjeruar.

Minishengeni solli përçarje në Ballkan pasi u shpall si fakt i kryer vetëm nga tri shtete, ndërsa tri të tjerat, Kosova, Mali i Zi e Bosnje-Hercegovina refuzuan vazhdimisht, secili me arsyet e veta, t’i bashkoheshin atij. Në një rajon të dalë nga një luftë e përgjakshme e me plagë ende të pashëruara dasi të tilla nuk janë të këshillueshme. Kjo sjellje e faktit të kryer është në kontrast të madh me metodën europiane ku negociohet me diskrecion, durim e diplomaci e vetëm mbasi bien të tërë dakord vijohet me shpallje e ceremoni.

Minishengeni solli një përçarje midis Shqipërisë e Kosovës (ndryshe nga afera e copëtimit territorial, në këtë rast organet shtetërore e klasa politike në Prishtinë e kundërshtuan në unison). Qeveria në Tiranë shkeli angazhimin standard të marrëveshjeve dypalëshe Shqipëri-Kosovë se për çështje rajonale do të kishte konsultim e koordinim para vendimeve e veprimeve. Qeveria e Tiranës e ekspozoi ndërkombëtarisht Kosovën si refuzuese të një nisme me emër europianist përballë Serbisë e Shqipërisë dhe e lëndoi në një pikë sensitive për të.

Para se të shkruaja këto radhë, kërkova në kompjuter për Minishengenin e më rezultoi se kisha shkruar gjashtë artikuj për të (4 shqip, një anglisht e një gjermanisht). Për një çast ata m’u dukën si gjashtë burrat që futen në lumë për të nxjerrë gurin proverbial të hedhur nga marrokui fshatit. Pastaj e qetësova veten duke thënë se sqarimi mbetet i dobishëm pasi njerëzimi mëson nga gabimet; në mos i gjithë njerëzimi, një pjesë e tij. Thënë kjo, lipset të jemi të tërë të kënaqur që Minishengeni, nga dita e enjte, prehet zyrtarisht në varrezën e nismave të kota. Si dhe unë që herën e shtatë shkrova epitafin e tij.

Tags: Genc Pollominishengeniopinion

TË LIDHURA

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Gjonaj paralajmëron: ”Gërdecit” dhe ”21 Janarit” do u shkohet në fund

Gjonaj paralajmëron: ''Gërdecit'' dhe ''21 Janarit'' do u shkohet në fund

Danimarka dhe Finlanda u rikthyen në fushë, vendimin e mori Eriksen

Danimarka dhe Finlanda u rikthyen në fushë, vendimin e mori Eriksen

Dyshohet se trafikonte drogë, arrestohet efektivi i ‘Shqiponjave’ në Sarandë

Dyshohet se trafikonte drogë, arrestohet efektivi i ‘Shqiponjave’ në Sarandë

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Analiza e CNN: Pesë skenarë për fundin e luftës në Ukrainë – Pse Trump dhe Putin vendosën të takohen
Analizë

Analiza e CNN: Pesë skenarë për fundin e luftës në Ukrainë – Pse Trump dhe Putin vendosën të takohen

by mirseda
09:04 | 08/08/2025
0

Bota po pret me padurim takimin e ardhshëm Donald Trump-Vladimir Putin, me CNN që përpiqet të përshkruajë...

Wall Street Journal: Bisedat telefonike Putin-Trump u zhvilluan në një atmosferë miqësore

Wall Street Journal: Bisedat telefonike Putin-Trump u zhvilluan në një atmosferë miqësore

08:56 | 08/08/2025
Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

22:48 | 07/08/2025
Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë

Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë

22:41 | 07/08/2025
Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin

Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin

22:39 | 07/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com