E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Gjonaj paralajmëron: ”Gërdecit” dhe ”21 Janarit” do u shkohet në fund

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi se çështjet e harruara në sistemin e drejtësisë si ”Gërdeci” dhe ”21 Janari” janë rikthyer për shqyrtim dhe do u shkohet deri në fund.

Gjatë fjalës së saj në Kongresin e Partisë Socialiste, Gjonaj u shpreh se po ndërtohet drejtësia e re e cila garanton shpresë dhe besim te qytetarët.

Ndër të tjera, Gjonaj tha se mazhoranca do të mbështesë rritjen e transparencës dhe aksesin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Etilda Gjonaj: “Ne po shembin drejtësinë e vjetër dhe po ndërton drejtësinë e re, që garanton drejtësi para ligjit, shpresë dhe besim te qytetarët. Reforma në drejtësi është një realitet sot. Pastrimi i sistemit prej gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar dhe të paaftë për të përmbushur këtë mision të nderuar, mbështetjen që i kemi dhënë institucioneve të reja të drejtësisë për t’i vërë funksionale.

Çështje që konsideroheshin ët harruara në sistemin e drejtësisë si Gërdeci, 21 janari janë rikthyer dhe ne besojmë se do t’i shkohet deri në fund. Miti i pandëshkueshmërisë është duke marrë një goditje të fortë dhe ky është vetëm fillimi i një rruge pa kthim. Ne do mbështesim rritjen e transparencës dhe aksesin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Rrëfimi i Bamir Topit për 21 Janarin: Mazhoranca dhunoi shtetin

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...