Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Për herë të parë një grua triumfon me çmimin letrar “Kadare”

4 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha, W-Instant
Për herë të parë një grua triumfon me çmimin letrar “Kadare”

Shkrimtarja e njohur Vera Bekteshi, ka triumfuar me çmimin letrar “Kadare” me romanin “Pusulla të Verdha”. Libri në fjalë u kushtohet personave me aftësi ndryshe dhe sfidave të tyre në një shoqëri ende skematike dhe përjashtuese për të ndryshmin. Aty nuk do të mungojnë perjetimet personale. Vera Bekteshi tha se ky është një libër i vështirë. Ajo zbuloi se iu deshën katër vite ta sillte në jetë këtë libër.

“Pusullat e Verdha”, ia kushtoj njeriut që njoh më shumë, që ka mbetur i dëlirë, megjithëse mbush 49 vjeç këtë pranverë”, u shpreh shkrimtarja në një dedikim për të birin Arturin.

“Doja të shkruaja një temë aktuale, me probleme të shkaktuara nga tranzicioni i vështirë që ende po vuajmë, që u shoqërua dhe shoqërohet nga plagë të ndryshme.

Të flisja për një Dhimokle të ditëve tona, se sa të vështirë e ka të orientohet, krahasuar me të vjetrin të rrethuar vetëm me dashuri. Asokohe, qesëndisja apo bullizmi siç njihet sot, ishte i huaj, për arsye që nuk di t’i shpjegoj, ndoshta nga frika e regjimit”, është shprehur autorja.

Me këtë libër, Bekteshi u bashkohet botimeve të autorëve të tjerë fitues të Çmimit Kadare, që sapo kurorëzoi edicionin e shtatë. I pari fitues, me romanin “Tre divorcet e Zotit Viktor N.”, ishte shkrimtari Rudolf Marku, në vitin 2015, i pasuar një vit më vonë nga Shkëlqim Çela me novelat “Embriologji”.

“Letërsia pa detaje nuk vlen”, e këshillonte dikur shkrimtari Ismail Kadare. Një këshillë e vlefshme, pasi ajo e kishte vendosur për të shkruar dhe ai e nxiti ta mbushte letërsinë e saj me hollësi, veçanërisht nga ato të jetuarat.

Këshillë që nuk e harroi as në botimin e librit të saj të gjashtë, që u shpall edhe fitues i edicionit të shtatë të Çmimit Kadare, çmimi letrar prestigjioz i akorduar nga Universiteti Europian i Tiranës, në një ceremoni të zhvilluar pasditen e së mërkurës. Belina Budini anëtare e jurisë, tha se votimi për romanin “Pusulla të Verdha” ishte unanim, ndërsa në jurinë e këtij edicioni vihej re një dominim i grave.

Tags: Çmimi KadareshkrimtarVera Bekteshi

TË LIDHURA

Qeveria krijon regjistër shtetëror për gjobat, si do të funksionojë sistemi
Aktualitet

Qeveria krijon regjistër shtetëror për gjobat, si do të funksionojë sistemi

21:05 | 19/03/2026
Ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme
Aktualitet

Ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

21:03 | 19/03/2026
Aksident në Librazhd-Elbasan, makina përmbyset te tuneli i Murrashit, të plagosur
Aktualitet

Aksident në Librazhd-Elbasan, makina përmbyset te tuneli i Murrashit, të plagosur

20:44 | 19/03/2026
Next Post
Për të kuptuar turravrapin e Berishës mbi Alibeajn

Për të kuptuar turravrapin e Berishës mbi Alibeajn

Shkencëtarët australianë testojnë panelet diellore në mjetin Tesla

Shkencëtarët australianë testojnë panelet diellore në mjetin Tesla

Zbulimi i kancerit/Shkencëtarët gjejnë një “thesar” me 58 të dhëna gjenetike

Zbulimi i kancerit/Shkencëtarët gjejnë një "thesar" me 58 të dhëna gjenetike







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Presidenti i Libanit kërkon armëpushim dhe negociata me Izraelin.
Bota

Presidenti i Libanit kërkon armëpushim dhe negociata me Izraelin.

by mirseda
21:45 | 19/03/2026
0

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe nisjen e negociatave...

Arabia Saudite kërcënon me ndërhyrje ushtarake Iranin: Durimi ynë nuk është i pakufizuar

Arabia Saudite kërcënon me ndërhyrje ushtarake Iranin: Durimi ynë nuk është i pakufizuar

21:40 | 19/03/2026
Dalja nga BBV, DJ Gimbo thyen heshtjen

Dalja nga BBV, DJ Gimbo thyen heshtjen

21:38 | 19/03/2026
Qeveria krijon regjistër shtetëror për gjobat, si do të funksionojë sistemi

Qeveria krijon regjistër shtetëror për gjobat, si do të funksionojë sistemi

21:05 | 19/03/2026
Ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

Ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

21:03 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com