“The Van” është bashkëprodhimi shqiptaro-francez, ku do të konkurrojë në Festivalin e Filmit në Kanë, për kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër.
Filmi është me regji të Erenik Beqirit, në të cilin intrepretojnë Arben Bajraktari, Afrim Muçaj dhe aktori francez 27 vjeçar, Phénix Brossard.
Një nga aktorët kryesor, Afrim Muçaj, është shprehur se pjesëmarrja në këtë event është gjëja më e mirë që mund t’i ndodh një aktori.
“Fillimisht dua të theksoj që jam shumë i lumtur që jemi pjesë e Festivalit prestigjioz të Kanës. Është gjëja më e mirë që mund t’i ndodh një aktori. Falënderoj regjisorin që më dha mundësinë të jem ndër rolet kryesore në këtë film dhe puna jonë të prezantohet në këtë festival të madh”, deklaroi Afrim Muçaj.