Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Për evoluimin cilësor të çmimit Kadare

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Për evoluimin cilësor të çmimit Kadare

Nga: Vera Bekteshi

Lidhur me juritë e çmimeve letrare apo artistike, në përgjithësi, ka pasur dhe gjithnjë do të ketë diskutime dhe pakënaqësi, por në mënyrë që këto të fundit të jenë brenda një niveli të pranueshëm, mendoj se duhet të diskutohet mbi disa tipare apo probleme që janë vënë re lidhur me çmimin Kadare.

Pa pretenduar që kjo analizë të jetë shteruese, përkundrazi, veçse një shtesë në diskutimin e përgjithshëm të pjesëmarrësve, kam mendimin se në rastin e dhënë mund të diskutohet për të si një nga çmimet më të rëndësishme, ndoshta më i rëndësishmi tek ne, edhe për emrin që mban. Edhe fakti që është një çmim veçse katër vjeçar, bën të nevojshëm rishikimin e qëllimit dhe karakteristikave të tjera si më poshtë:

  1. Dhënia e këtij çmimi si inkurajim për letërsinë shqipe;
    2. Specifika e çmimit për konkurrimin e veprave në dorëshkrim;
    3. Hartimi i kritereve të qarta, të pranueshme dhe të realizueshme për veprën e paraqitur në konkurrim.
    4. Përzgjedhja e një jurie serioze, rigoroze, profesionale.

Në se analizojmë shkurtimisht këto tipare, do na duhet të shtonim fjali pyetësorë sipas radhës:

– Inkurajim i letërsisë shqipe do të thotë inkurajim i vlerave të kësaj letërsie, apo inkurajim i shtresave të ndryshme të shkrimtarëve që shkruajnë shqip, si p.sh. të rinjtë, gratë, të moshuarit, ata që jetojnë jashtë atdheut, ‘vendalitë’ apo ‘të ardhurit’, apo të tjera kushte të tilla, ose politika të rastit dhe që në thelb nuk kanë të bëjnë me vlerën e vërtetë të librit, por me autorin e tij. Ose p.sh., shpjegimi apo pretendimi se për vlera ekuivalente çmimi t’i kalojë veprës që përputhet më shumë me tematikën e vitit. Po më thoni, si ta gjejmë ekuivalencën jashtë shkencës së saktë?

– Konkurrimi në dorëshkrim, nënkupton leximin e gjithë veprave të dorëzuara, analizën dhe komentin e thelluar të kryer nga juria, apo një seleksionim subjektiv dhe të përciptë, nga i cili mund të humbasin, të zhgënjejnë apo fyejnë talente të reja apo të vjetra.

Anëtari i jurisë, apo gjykatësi i veprës, ka një mision pakëz ‘hyjnor’, me që do vlerësojë punën e një njeriu, që e do aq shumë letërsinë, sa që për të shkruar një vepër letrare punon me privacione të mëdha dhe thuajse pa asnjë përfitim financiar, sepse në fund të fundit ne shqiptarët, sikurse të gjithë tokësorët kemi nevojë edhe për një lloj ushqimi shpirtëror siç është letërsia.

Për faktin se ekziston pamundësia e ruajtjes së anonimatit për kushtet e vendit tonë, duhen gjetur mekanizma lehtësuese si për identifikimin e vlerës por edhe në ndihmë të jurisë, që fizikisht nuk e ka mundësinë e leximit të të gjitha prurjeve. Mendoj, që për shkak të punës ekstra, jo vetëm kryetari i jurisë por e gjitha ajo duhet të shpërblehet për punën e bërë. Vetëm zogjtë këndojnë falas, bile edhe ata në se kanë ngrënë një thërrime bereqet.

– Hartimi i saktë i kritereve përben një lloj garancie për atë që është kryesorja dhe që mendoj se është thelbi i këtij çmimi, pra vlera e veprës, që të identifikohet dhe lançohet ajo, sepse çmimet letrare dhe ato artistike në përgjithësi, nuk janë qoka, apo krushqi, por vlerësim i një pune shumë vjeçare, serioze, të mundimshme, shumë dimensionale të autorëve të saj.

Për të ilustruar sa më lart do sjell disa të dhëna lidhur me dy çmime të rëndësishme, njeri jo aq i njohur për ne, si Vlerësimi i 100 librave më të mirë afrikanë të shekullit të XX dhe tjetri çmimi më i lartë dhe më i njohur për letërsinë, të paktën deri tani, pra çmimi Nobel.

Në vlerësimet e jurisë për letërsinë afrikane u përfshinë kritere të tilla si:

Vlerësimi i cilësisë;

Aftësia për të dhënë vizion apo informacion të ri;

Kontribut të vazhdueshëm për debat;

Shkalla me të cilën libri kapërcen kufijtë;

Ndikimi përmes faktorëve si popullariteti, shitja dhe influenca tek publiku.

Në materialin në fjalë thuhet se Juria qe veçanërisht e vëmendshme për të siguruar në listën finale prej 100 autorësh një ekuilibër për përfaqësimin rajonal, gjininë, shtrirjen në kohë të veprave dhe zhanret e letërsisë, gjë që, sipas meje, është e domosdoshme dhe e drejtë për një bashkësi të madhe prej 100 elementesh.

Nga lista prej 100 autorësh në fund juria ka vlerësuar një grup prej 12 shkrimtarësh, pra short listën e autorëve më të mirë afrikanë.

Ajo që më bëri përshtypje në emrat e renditur në listën njëqindëshe e më pas në atë dymbëdhjetëshe, ishte fakti se në të parën ishin të përfshirë të gjithë nobelistët afrikanë, ndërkohë që në të dytën, pra në short listë nuk ishin renditur dy autorë nobelistë të shquar si Coetzee dhe Nadine Gordimer. Për të parin po përpiqem të jap një shpjegim krejtësisht subjektiv, si fakti se ky autor në një pjesë të veprës së tij shqetësohet së tepërmi për të ardhmen e pasurisë së pakicës së bardhë në Afrikën e Jugut (gjë që qëndron dhe është e drejtë), duke aluduar për revanshin që banorët vendas, pra afrikanët me ngjyrë, po ushtrojnë mbi ish kolonizatorët e tyre pas rënies së Aparteidit (p.sh. romani i tij Turpi). Pra juria në dymbëdhjetëshe përjashton dy nobelistë, me sa duket, për shkak të respektimit të kritereve të saj si p.sh. aftësia për të dhënë vizion etj., etj.

Nga ana tjetër, Çmimi Nobel, si çmim gati 120 vjeçar, ka kaluar përmes shumë ndryshimesh dhe modifikimesh, kritikash dhe autokritikash.

Po rreshtoj disa prej tyre:

– Në kriteret e këtij çmimi për zhanret e letërsisë përcaktohen jo vetëm belles-lettres por edhe shkrime të tjera si kujtimet apo autobiografitë, që për shkak të formës dhe stilit, kanë vlera letrare.

– Kriteri i kahershëm i tij për vlerësimin e librave të kohëve të fundit, është zbutur p.sh. me atë të pranimit edhe të librave të vjetër, domethënia dhe vlera e të cilëve është zbuluar kohët e fundit.

Sa i përket jurisë suedeze prej 18 vetësh, një amendim i hershëm i vitit 1949 specifikon kategorinë e mësuesve të letërsisë që duhet të marrin pjesë në të.
Po a kemi ne në jurinë e çfarëdo lloj çmimi letrar një mësues të devotshëm, që vlen po aq sa gjykatësi apo kritiku më i mirë, etj., etj.

Sa i takon kritikave të bëra ndër vite për kriterin kryesor të këtij çmimi, në përgjithësi, për të gjitha fushat që mbulon, dhe që është:

“Për përfitimin më të madh për njerëzimin”, shtuar me konditën specifike për fushën e letërsisë “Në një drejtim ideal”, ka pasur mjaft kritika , duke i klasifikuar këto dy kritere si shumë të turbullta.
Në se kërkojmë më tej lidhur me këtë çmim, në periudha dhjetë vjeçare ose jo, sipas rastit, tematikat e tij kanë ndryshuar jo vetëm për shkak të kushteve historike por edhe nga shijet apo subjektivizmi i kryetarëve të saj, p.sh.:

Periudha 1901-1912, e quajtur si periudha e një idealizmi të shëndoshë, ka përjashtuar shkrimtarë të mëdhenj si Tolstoi, Zola dhe Ibsen, sepse kryetari i jurisë, Wirsen ka qenë një konservator ekstrem.
Periudha e luftës së parë botërore, ka pasur në vëmendje një politikë neutrale, që u dha zë vendeve të vogla skandinave.

Periudha e viteve 1920’, u quajt ajo e stilit të lartë, që u përpoq të korrigjonte gabimet konservatore duke u dhënë çmim figurave si Tomas Mann, Anatole Franc dhe Bernard Show.

Periudha e viteve 1930’, u quajt ajo e interesave universale me përzgjedhjen e Sinclair Lewis dhe Pearl Buck.

Periudha 1946-, ajo e Pionierëve, me Herman Hesse dhe Samuel Beckett, Andre Gide, T.S. Eliott, William Folkner, por pa përzgjedhur të madhin Jouce, që pati një ndikim aq të rëndësishëm në letërsinë moderne.

Periudha 1978-, ishte ajo e vëmendjes për mjeshtrit e panjohur, me Singer, Elitys, Canetti, Octavio Paz, Walcott, Wislawa Simborska etj, të gjithë thuajse të panjohur deri atëherë.

Periudha pas 1986-tës, u quajt ajo e letërsisë së përbotshme, me japonezin Kawabata, me nigerianin Wole Soyinka, egjiptianin Mohfouz, me Gordimer, po ashtu afrikane, japonezin tjetër Kenzaburo Oe, Toni Morrison, e para shkrimtare me ngjyrë amerikane, me kinezin Gao Xingijan, apo dramaturgun italian Dario Fo.

Për të mos e zgjatur më tej me këtë çmim kaq të vjetër dhe prestigjioz, që ndër vite ka treguar shumë vlera por edhe të meta apo gabime në vlerësimet e tij. Edhe pse vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të përzgjedhjeve paksa ‘të çuditshme’, kjo gjë nuk na e bjerr aspak shpresën që shkrimtari ynë i shquar, të bëhet një ditë fitues i tij. /Gazeta Liberale

 

Tags: juritë e çmimeve letrarekadareVera Bekteshi

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Përplasja PD-Prokurori, Spiropali: Basha gënjen si derri i knaqun i Migjenit

Përplasja PD-Prokurori, Spiropali: Basha gënjen si derri i knaqun i Migjenit

Këngëtarja shqiptare fejohet me të dashurin pedagog

Këngëtarja shqiptare fejohet me të dashurin pedagog

Iu vetofrua Shqipërisë, legjenda e Interit dëshiron stolin e Kombëtares

Iu vetofrua Shqipërisë, legjenda e Interit dëshiron stolin e Kombëtares







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit
Sport

Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

by mirseda
21:52 | 16/10/2025
0

Shqipëria arriti të fitonte ndaj Jordanisë në miqësore me rezultatin 4-2, duke e çuar në këtë mënyrë...

Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

21:50 | 16/10/2025
Trump, 2 orë me Putin në telefon: Takohemi në Budapest për fundin e luftës në Ukrainë

Trump, 2 orë me Putin në telefon: Takohemi në Budapest për fundin e luftës në Ukrainë

21:35 | 16/10/2025
Ministri i Jashtëm i Izraelit ndan lajmin: Kalimi kufitar i Rafah-ut do të hapet të dielën

Ministri i Jashtëm i Izraelit ndan lajmin: Kalimi kufitar i Rafah-ut do të hapet të dielën

20:47 | 16/10/2025
Vdekja e punëtorit në Lezhë, Gjin Gjoni: Humbje jete për shkak të babëzisë dhe pakujdesisë

Vdekja e punëtorit në Lezhë, Gjin Gjoni: Humbje jete për shkak të babëzisë dhe pakujdesisë

20:45 | 16/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com