E martë, 30 Nëntor, 2021
8.5 C
Tirana

Këngëtarja shqiptare fejohet me të dashurin pedagog

Pavarësisht se shpesh ka ngatërruar mediat rozë se në çfarë faze ishte lidhja e saj, tashmë këngëtarja Olta Boka e ka konfirmuar se është fejuar.

E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, këngëtarja tregoi për herë të parë unazën e fejesës, dhe pranoi se ka thënë “po”, pasi ka marrë propozimin nga i dashuri, Ivi Rrokaj. Partneri i saj është avokat dhe pedagog në Fakultetin e Drejtësisë, ku edhe ka studiuar këngëtarja. Ajo ka zbuluar më tej se dashuria ka nisur aty.

“Jemi njohur në universitet, nëpërmjet miqve të përbashkët”.

Olta zbuloi edhe arsyen përse nuk ka dashur që ta bëjë publike fejesën e saj. Ajo tha se i ka lënë kohë vetes, për të shijuar të gjitha fazat e lidhjes.

“Jam në një fazë tjetër të marrëdhënies sime. Në rastin konkret, jam gjendur përballë një presioni, mënyra qenka pak e shëmtuar.

Uroj që fotoja të shuajë kuriozitetin e njerëzve, por kam dashur të shijoj ato fazat në mënyrë të shëndetshme dhe pa presion të jashtëm! Kam dashur ta shmang për të mbrotjur veten.

Fakti që kam qenë më këmbëngulëse për të mos e treguar, është ideja se partneri im nuk e meriton të quhet ‘i dashuri i Olta Bokës’. Nuk do doja që për atë të flitet në kontekstin e ‘i dashuri i Olta Bokës”.

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...