Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pengjet e historisë tek samiti i G-20-ës

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Turqia, shekullarizmi dhe feja

George Friedman, “Geopolitical Futures”/Çdokush që ka marrë pjesë ndonjëherë në një takim, e di se ato janë shpesh punë të ngatërruara dhe frustruese. Shumica e tyre, janë thjesht të parashikuara të mbahen. Njerëzit që shkojnë, kanë gjasa të bien dakord mbi çdo gjë, me përjashtim ndoshta të datës së takimit të radhës, dhe mundësia që ata të arrijnë diçka bëhet gjithnjë e më e vogël, teksa tryeza në vetvete bëhet më e madhe.

Samiti i G-20-ës, që mbahet sot dhe nesër në Hamburg të Gjermanisë, nuk përbën ndonjë përjashtim. Por, kjo vetëm për shkak se njerëzit që marrin pjesë aty, udhëheqësit e 20 vendeve me ekonomitë më të mëdha në botë, e mendojnë veten si vendimmarrës, kur në të vërtetë ata janë pengje të historisë.

Në fakt, dinamikat e përfshira në një takim të tillë si G-20-a, janë indiferente ndaj njerëzve që marrin pjesë atje. Personalitetet janë interesante, por tek e fundit nuk janë vendimtarë në politikën e fuqive. Udhëheqësve botërorë, mund të mos u pëlqejë Donald Trump – në fakt, shumica prej tyre e ka antipati – por përderisa ata nuk mund të shmangin dot raportin me Shtetet e Bashkuara, ende e vetmja superfuqi në botë, s’mund të shmangin as kontaktet me presidentin e saj.

Shtetet e Bashkuara, janë të lidhura pazgjidhshmërisht me tri çështjet kryesore që do të adresohen, por, ndoshta nuk do të gjejnë zgjidhje në samitin e G-20-ës. E para, është përparimi i programit të armëve bërthamore të Koresë së Veriut, një çështje të cilën Uashingtoni dhe Pekini thjesht s’mund ta injorojnë apo ta zgjidhin plotësisht, pa folur të paktën me njëri-tjetrin.

Në 4 korrik, Pheniani testoi një raketë për të cilën pretendon se ishte balistike ndërkontinentale. Natyrisht, koreanoveriorët mund ta ekzagjerojnë. Raketa ka ende nevojë për sistemet udhëzuese dhe një ngarkesë të konfiguruar, por siç është shprehur Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis, Shtetet e Bashkuara nuk mund të presin deri kur Koreja e Veriut të ketë një raketë balistike ndërkontinentale funksionale.

Këtu sërish, personalitetet kanë më pak rëndësi se sa urdhëresat. Administrata Trump kishte planifikuar një konfrontim ekonomik me Kinën, të paktën nëse duhen besuar deklaratat e fushatës. Lufta tregtare është shtyrë për më vonë, në kushtet kur Uashingtoni ka nevojë tanimë për Pekinin për të bindur Korenë e Veriut të braktisë programin e saj të armëve bërthamore.

Deri më tani bisedimet kanë qenë të kota dhe mbetet e paqartë nëse vetë Kina dëshiron që ato të kenë sukses. Nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë Korenë e Veriut, Kina mund të përftojë atë që dëshiron – një Phenian pa armë bërthamore – pa lëvizur as edhe një gisht, për t’u pozicionuar më pas në rolin e paqeruajtëses kundër një SHBA-je luftarake.

Çështja e dytë, është ndërhyrja ruse në çështjet e brendshme të vendeve të tjera – një çështje e nxehtë që nxjerr në pah disa fakte të qarta: Kombet ndërhyjnë tek kombet e tjera gjatë gjithë kohës dhe rusët kanë një histori të gjatë të agjitacionit dhe propagandës.

Moska ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera, veçanërisht tek ish-shtetet sovjetike që shtrihen në perëndim të Rusisë. Pretendimet e qeverisë, edhe pse në heshtje, është se ato janë reagimet e arsyeshme ndaj ndërhyrjeve përmes “revolucioneve me ngjyra” në Evropën Lindore në vitet 2000, të financuara nga organizatat jo qeveritare amerikane.

Çfarëdo që ka ndodhur apo jo në zgjedhjet presidenciale të vitit të shkuar në SHBA, nuk është tashmë thelbësore. Çështja kryesore për Rusinë, është se çmimet e lira të naftës do të vazhdojnë të dëmtojnë ekonominë ruse. Dhe asgjë nga takimi, nuk do ta ndryshojë këtë realitet.

Çështja e tretë ka të bëjë me marrëdhëniet amerikano-gjermane. Partia e kancelares Angela Merkel, nuk përdor në platformën e vet diplomatike fjalën “mik” për të përshkruar Shtetet e Bashkuara. Por, në fakt, Merkel e ka fajësuar zotin Trump për një distancim që ka pak të bëjë me të. Në diskutim janë interesat kombëtare të të dyja vendeve.

Gjermania ka nevojë për Bashkimin Evropian, që të jetë mjaftueshëm e shëndetshme në rrafshin ekonomik, për të garantuar eksportet mbi të cilat varet ekonomia e saj, por SHBA-ja që ka pak ndikim apo interes tek Bashkimi Evropian, e sheh shpërbërjen e tij si një problem vetëm evropian.

Kësisoj, Uashingtoni ka bashkëpunuar me vende si Mbretëria e Bashkuar, dhe ato të Evropës Lindore mbi baza dypalëshe për të frenuar Rusinë, në vend që të merrej vesh me Brukselin.
Dhe pastaj është Rusia.

Gjëja e fundit, që Gjermania dëshiron, në dritën e problemeve të saj të tjera, është një përballje me Kremlinin, por duke ditur se bllokimi i Rusisë është në qendër të politikës amerikane, edhe SHBA ka nevojë për Evropën e bashkuar në këtë drejtim.

Divergjenca mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë, ka qenë në rritje që nga viti 2008, dhe Trump ka shumë pak në dorë për të ndryshuar gjërat. Udhëheqësit botërorë, i marrin shumë seriozisht marrëdhëniet e tyre me udhëheqësit e tjerë botërorë. Për ta, marrëdhëniet me kolegët, përcaktojnë interesin e tyre kombëtar.

Edhe pse kjo mendësi është e gabuar, ajo ka gjithsesi përparësitë e saj, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të popullaritetit nga ana e zotit Trump. Xi do të fajësojë presidentin amerikan për ndërprerjen e një procesi thuajse të suksesshëm të paqes me Korenë e Veriut. Putin, në një përpjekje për të larguar zërat për bashkëpunim, do të fajësojë Trump-in për komplotet kundër Rusisë.

Ndërkohë edhe Merkel do të fajësojë shefin e Shtëpisë së Bardhë për prishjen e raporteve SHBA-Gjermani. Sidoqoftë, personaliteti i Trump, do të përcaktojë se çfarë ndodh në samitin e G-20, po aq sa pikëpamjet e tij mbi sistemin shëndetësor, do të përcaktojnë se çfarë miratohet në Kongres. (TemA)

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: G-20historiakoreja e veriutpengjetputinshtetet e bashkuaraTrump

TË LIDHURA

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Next Post
Në këtë vend kanë ndodhur shumica e vdekjeve gjatë shkrepjes së një “selfie”

Në këtë vend kanë ndodhur shumica e vdekjeve gjatë shkrepjes së një “selfie”

Platforma e inspektimit online të bizneseve, Hajdari: Ul abuzimin dhe korrupsionin

Platforma e inspektimit online të bizneseve, Hajdari: Ul abuzimin dhe korrupsionin

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziut: Pagove 800 mijë euro për të kandiduar për kryetar bashkie

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziut: Pagove 800 mijë euro për të kandiduar për kryetar bashkie

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com