Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

PD/ Tomorr Alizoti: “KAS të mos mohojë të drejtën për transparencë”

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
PD/ Tomorr Alizoti: “KAS të mos mohojë të drejtën për transparencë”

“Zgjedhjet e 25 Prillit nuk duhet dhe nuk do të njihen”. Kështu tha sot në një deklaratë për mediat, drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Beratit, Tomorr Alizoti. Ai deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit nuk plotësuan asnjë kusht për të qenë zgjedhje ndërsa shtoi se në proces u përfshi krimi i organizuar, aparati shtetëror, blerja masive e votës, punësimi sezonal. Tomorr Alizoti hodhi akuza edhe ndaj KQZ-së, që sipas tij është përgjegjëse dhe nuk ka asnjë të drejtë për të mohuar faktet e paraqitura nga PD, dhe kjo sipas tij, tregon që Komisioni është palë dhe nuk mund të jetë arbitër i këtyre zgjedhjeve.

Deklaratë e Drejtuesit të Qarkut Berat, Tomorr Alizoti

“Të zgjedhësh do të thotë, të jesh i lirë dhe të jesh i lirë, do të thotë të jesh i pavarur. Zgjedhjet e 25 prillit nuk plotësuan asnjë kusht për të qenë zgjedhje. Në këto zgjedhje u përfshinë; krimi i organizuar, aparati shtetëror, blerja masive e votës, punësimi sezonal.

Përveç blerjes së votës në mënyrë masive, PS në Këshillin e saj bashkiak vendosi të përdorte edhe fondin që ishte caktuar për tërmetin. Punësoi njerëz dhe kërcënoi njerëz me përjashtime nga puna.

Madje, nga përvoja personale në terren, kapja e fugonit, pas shumë lajmërimesh, pas shumë shpërndarjesh oparash dhe ndihmash në terren, arritëm ta shikonim me sytë tanë, shpërndahjen e ndihmave, të rezervave të shtetit, të taksapaguesve shqiptarë, thjesht për të devijuar vullnetin e popullit shqiptar, për të devijuar vullnetin e votuesve të Beratit.

Po ashtu është për t’u habitur dhe për t’u çuditur që mandati i LSI-së u nda vetëm për 77 vota, ndërsa 5292 vota u shpallën të pavlefshme.

93 mijë vota u shpallën të pavlefshme në të gjithë Shqipërinë. 83 mijë njerëz në shoqërinë shqiptare u mohuan. Vota e tyre, e drejta e tyre për të votuar, nuk u mor në bazë.

KQZ-ja e cila është përgjegjësja, nuk ka asnjë të drejtë të mohojë këto fakte të prekura, të para në terren, të dokumentuara, të provuara. Atëherë, kjo tregon që është pjesë dhe palë dhe kurrësesi nuk mund të jetë arbitër i këtyre zgjedhjeve, derisa ajo bëhet palë. Zgjedhje më 25 prill nuk pati. Zgjedhjet nuk duhen njohur dhe nuk do të njihen.

Kjo ishte një masakër e fuqishme, jo elektorale, por të vullnetit të një populli i cili dëshiron dhe ëndërron të jetë pjesë e BE-së, të bashkimit më të qytetëruar në botë, ku në të posedohet drejtësia, liria për të vendosur, demokracia. Demokracia është votë e lirë, individ i pavarur, liri dhe drejtësi”.

TË LIDHURA

Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë
Politikë

Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

17:12 | 10/02/2026
Balliu: Integrimi europian s’mund të merret peng për Ballukun
Politikë

Balliu: Integrimi europian s’mund të merret peng për Ballukun

17:11 | 10/02/2026
Para protestës, Berisha mbërrin në selinë e PD, pritet nga simpatizantët
Politikë

Para protestës, Berisha mbërrin në selinë e PD, pritet nga simpatizantët

16:56 | 10/02/2026
Next Post
Paguante taksë për tokë arë për pallatin e ndërtuar në 2006, zgjidhet problemi

Paguante taksë për tokë arë për pallatin e ndërtuar në 2006, zgjidhet problemi

Imami ironizon Bashën: Është djalë i mirë, por nuk fiton dot

Imami ironizon Bashën: Është djalë i mirë, por nuk fiton dot

“Stop” zgjidh problemin e shkollimit të fëmijës me autizëm

“Stop” zgjidh problemin e shkollimit të fëmijës me autizëm







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë
Politikë

Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

by mirseda
17:12 | 10/02/2026
0

Sot zhvillohet protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike. Vetëm pak momente para nisjes zyrtare të tubimit,...

Balliu: Integrimi europian s’mund të merret peng për Ballukun

Balliu: Integrimi europian s’mund të merret peng për Ballukun

17:11 | 10/02/2026
SKANDAL! Laert Vasili përjashtohet nga “Për’puthen”, puthi në buzë një konkurrente

SKANDAL! Laert Vasili përjashtohet nga “Për’puthen”, puthi në buzë një konkurrente

16:59 | 10/02/2026
Para protestës, Berisha mbërrin në selinë e PD, pritet nga simpatizantët

Para protestës, Berisha mbërrin në selinë e PD, pritet nga simpatizantët

16:56 | 10/02/2026
Samiti i NATO-s në Bruksel: Në fokus mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina

Samiti i NATO-s në Bruksel: Në fokus mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina

16:48 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com