E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Imami ironizon Bashën: Është djalë i mirë, por nuk fiton dot

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami i cili ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë Demokratike, Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve, nuk e ka krusyer ironinë ndaj këtij të fundit.

I ftuar në emisionin ”Zonë e Lirë”, Imami u shpreh se qeverisja e Partisë Socialiste në 8 vite ishte për të dëshiruar, por Partia Demokratike nuk arriti të kthehej në një forcë që të sillte frymëzim.

Teksa komentoi ironinë e kryemoinistrit Edi Rama për Bashën kur thotë se është djalë i mirë, Imami tha se kryedemokrati mund të jetë i tillë, por nuk fiton dot.

Pjesë nga biseda

Arben Imami: PD ka nevojë për një reformë të thellë dhe serioze, rrugëve të përfaqësimit të qytetarit në pushtet lokal dhe kudo. Një vend ku nuk funksionon opozita, ku opozita nuk krijon një rrezik aktual për shumicën që qeveris… Ka qenë një qeverisje me shumë problematika, 4 vjeçari i parë ishte vetëm hashash dhe 4 vjeçari i dytë ishte investim i atyre parave. Problemi është si reflektohet, si punohet, si krijohet një forcë të jetë më e mirë se PS, të ngrejmë një forcë që të jetë më e mirë se PS, ajo mund të votohet. PD në këto 4 vite të fundit nuk krijoi në asnjë moment fuqi frymëzimi, shprese.

Arian Çani: Si do i përgjigjesh gojeve të liga që thonë se “Grupi për PD” janë të stimuluar nga Edi Rama për të krijuar këtë lloj përçarje në opozitë?

Arben Imami: E ke parë që i thotë është djalë i mirë. Problemi është që ky nuk është më. Berishën e sulmon, në momentin që është bërë qesharak, nuk kam gjë personale me të, por në atë figurë për historinë që krijoi në tërë këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë. Është djalë i mirë, i bën mirë ato gjërat e veta por nuk fiton dot. Nuk është lider. Duhet ta lëjë këtë punë. Iku për Bajram tek Komuniteti Mysliman, shkoi edhe tek Bektashinjtë. Nxorri në media këtë të fundit. Nuk e di. Basha nuk të zhgënjen. 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...