Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

PD nuk duhet të sillet si opozita e Robin Hoodit me biznesin 

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
PD nuk duhet të sillet si opozita e Robin Hoodit me biznesin 

Nga: Denis Dyrnjaja

Prej 9 vitesh Edi Rama dhe socialistët e rilindur vijojnë të qeverisin Shqipërinë dhe të administrojë paratë dhe fondet publike që në fakt janë paratë e shqiptarëve të mbledhura në formë taksash apo tatimesh, por edhe donacionet e institucioneve ndërkombëtare, apo huatë e grantet financiare që përdoren edhe për investime publike nga te gjitha llojet.

Në po kaq vite opozita, në mënyrë të veçantë PD ka denoncuar keq administrimin dhe abuzimin e parave nga buxheti i shtetit përmes prokurimeve apo tenderave në individë, apo grupe sipërmarrësish që etiketohen “si të preferuarit” apo në zhargonin e zakonshëm oligarkët.

Vigjilenca për të mbajtur nën presion qeverinë ndaj korrupsionit nuk ka asgjë të keqe. Çështja është se mënyra e gjetur nga opozita për të denoncuar korrupsionin nuk është e duhura dhe nuk ka dhënë rezultat, për te mos thënë që ka bërë efekt të kundërt.

Një nga shkaqet që këtë sjellje dhe qasje të opozitës e ka bërë jo bindëse, është mënyra e përdorur për denoncime të tipit proletar ose alla Fronti Demokratik, duke krijuar më shumë zhurmë dhe propagandë se rezultat. Nuk është më risi edhe dyshimi se qëllimi i këtyre denoncimeve nuk është transparenca, por linçimi publik për t’iu bërë presion kompanive apo firmave të ndryshme të paguajnë “haraçin” ose thënë troç gjobën në këmbim të heshtjes denoncuese politike. Ndryshe nuk ka se si ndër vite shumë denoncime janë tretur si kripa në ujë. Një tjetër problem në besueshmërinë e denoncimeve të opozitës është përmendja selektive e disa kompanive dhe firmave.

Nuk ka shpjegim tjetër se si përmenden emra të përveçëm të gjuajtur si në frëngji duke iu komprometuar rëndë reputacionin nga kjo mënyrë që nis nga më e pakta përdorimi politik, deri te shantazhi për përfitime. Kjo është një lloj gjuetie shtrigash që dëmton rëndë besueshmërinë te biznesi që në një vend pa strategji, pa politika afatgjata dhe pa garanci, vërtetë duhet konsideruar si shumë i guximshëm ai/ajo person ose grup biznesi që vijon të investojë e të punësojë mijëra njerëz dhe të mbajë qindra mijëra familje me të ardhura e mundësi jetese. Nëse vendos të merresh ose krijosh një sipërmarrje në Shqipëri, fillimisht duhet të kalitësh veten me stresin që ke nga marrëdhëniet me politikën.

Duhet të mendosh rrisqet nga ndryshimet e pushtetit, nga politikat e format e njërës qeveri nga tjetra, tekat, madje edhe inatet personale të humoreve të bosëve të pandryshueshëm të politikës. Të gjitha këto janë kosto e presione që i di l, i heq dhe i ka hequr kurrizi i sipërmarrësve që kanë provuar të investojnë në Shqipëri. Nuk çuditet tanimë askush kur para fushatave zgjedhore sipërmarrësit janë të parët që votojnë por jo në kuti votimi. Ata “votojnë financiarisht” paraprakisht në mënyrë proporcionale sa në njërën seli partie në tjetrën, për të siguruar vazhdimësinë e biznesit pavarësisht se kush do marrë të nesërmen e zgjedhjeve çelësat e qeverisë.

Ai që nuk kryen këtë proces votimi është në “Black List” thënë shqip listën e zezë te linçimit publik si abuzues dhe spekulant. Ndaj është shumë kollaj të godasësh ata që anatemohen shpesh me pa të drejtë si abuzuesit më te mëdhenj, por në fakt janë më të abuzuarit dhe keqpërdorurit nga politika. Dikujt që lexon këto rreshta ndoshta i duket se janë lajthitje, por duhet vënë vetja në rolin apo nën lëkurën e sipërmarrësve për të kuptuar stërmundimet dhe streset amorale të tyre për të ruajtur stabilitetin e mundimshëm të biznesit të tyre.

Vetëm nëse kuptojmë këtë presion të vazhdueshëm do mund t’i thuhet “stop” stigmatizimit publik të tyre. Nëse ka dikush prova e fakte derën e organeve ligjzbatuese e di e të shkojë atje për çdo pretendim për abuzim. Ndryshe përdorimi i emrave me porosi e prapavijë, veçanërisht politike, është një gjueti e shëmtuar dhe qëllimkeqe’ për kapital publik apo më keq për gjobvënie. Beznesi është zemreku i ekonomisë së një vendi.

Mendoni sikur të shkatërronim çdo njërin prej atyre që sot janë shtresa e konsoliduar e sipërmarrjes në Shqipëri, se si do katandisej ekonomia e vendit. Si një orë që mezi punon dhe të shumtën e kohës ngel ne vend. Ky është shekulli 21, nën epokën dixhitale. Nuk është epoka robinhudiane që në mënyrë populiste shënjestrohen ata që investojnë mund e para, për t’i bërë shembull demaskimi e diskriminimi. Është provuar se këto mënyra nuk prodhojnë ansje efekt, përveç se krijojnë klimë pasigurie, pështjellim dhe perceptim se në Shqipëri nuk mund të ngresh e kesh sipërmarrje.

Politika ka arritur të fusë në ndasi edhe biznesin duke kategorizuar disa si biznesmenë të djathtë e disa te majtë. Nëse po kërkohet një biznes i shëndetshëm, ndërgjegjësimi fillon nga vetja, falja dhe distancimi nga këto mënyra e metoda inkuizicioni publik gjithashtu. Politika bën mirë të bëjë politikë, biznesi, biznes e drejtësia, drejtësi për te gjithë në tërësi. Engjëlli mund të shndërrohet në diall, por vështirë se djalli shndërrohet në engjëll. Ata që bërtasin më shumë kundër biznesit sot janë diaj, edhe pse përpiqen të shfaqen si engjëj!

 

Tags: Denis DyrnjajagjobeveniePD

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Dëshironi hapësirë për të fjetur në avion? Ëndrra juaj së shpejti do bëhet realitet (FOTO-VIDEO)

Dëshironi hapësirë për të fjetur në avion? Ëndrra juaj së shpejti do bëhet realitet (FOTO-VIDEO)

Më shumë siguri!

Më shumë siguri!

Aksidentoi familjen tek vijat e bardha, autori lirohet nga burgu

Aksidentoi familjen tek vijat e bardha, autori lirohet nga burgu

JU REKOMANDOJMË

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025
Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

15:20 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Barcelona e nis sezonin me fitore bindëse – Yamal shkëlqen me gol dhe asist ndaj Mallorcas
Sport

Barcelona e nis sezonin me fitore bindëse – Yamal shkëlqen me gol dhe asist ndaj Mallorcas

by mirseda
23:00 | 16/08/2025
0

Barcelona ka marrë një fitore të pastër 0-3 në fushën e Mallorcës, duke nisur mbrojtjen e titullit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

22:57 | 16/08/2025
Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…

Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…

22:54 | 16/08/2025
Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

21:42 | 16/08/2025
Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë

21:40 | 16/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com