Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

PD në kërkim të një pazari për reformën

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
PD në kërkim të një pazari për reformën

Nga: Mero Baze

Ka dy çështje thelbësore në axhendën e Reformës Zgjedhore, për të cilat Partia Demokratike, ende nuk jep pëlqimin, duke shpikur arsye nga debatet politike, që nuk ka lidhje me ecurinë e reformës.

E para ajo nuk pranon që administrata e zgjedhjeve të jetë e depolitizuar në të gjitha nivelet. Dmth nuk pranon që komisionerët e qendrave të votimit dhe numuruesit e votave dhe anëtarët e komisioneve zonale të jenë persona të trajnuar dhe të zgjedhur me short nga një listë, ku lirshëm mund të futen në garë dhe mbështetës të PD por që duhet pastaj tu nënshtrohen rregullave të shortit.

E dyta nuk pranojnë që anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, pra gjyqtarët të jenë gjyqtarë që kanë kaluar vetingun. Kërkojnë që meqë ka pak gjyqtarë që kanë kaluar vetingun në shortin për Kolegj, të futen dhe gjyqtarë që nuk e kanë kaluar Vetingun, duke rrezikuar kështu jo vetmë cilësinë e anëtarëve të Kolegjit, por duke u dhënë pastaj atyre dhe garanci për paprekshmëri katër vite.

Për të refuzuar këto dy pika të reformës zgjedhore, PD ngre çështje të tjera politike që nuk kanë lidhje me reformën zgjedhore, siç është qeveria teknike para zgjedhjeve, numurimi elektronik, mos prekja e sistemit zgjedhor etj.

I gjithë sfondi i betejës së PD, në të vërtet duket si fallco, jo vetëm nga lehtësia me të cilin nxjerrin çdo ditë nga një shkak për të mos avancuar në axhendën që e kanë përcaktuar ekspertët e OSBE/ODIHR, por dhe nga fakti që nuk shkojnë drejt ikjes nga tavolina, siç e kanë pasur zakon, por rrinë aty me stilin “hajd se flasim”.

E gjithë kjo dukshëm të krijon idenë që PD ka shkuar në këtë tryezë me mentalitetin e pazarit. Ajo kërkon prej PS një Pazar për gjërat që nuk shkruhen në ligj, një marrëveshje politike të brendëshme mes dy të mëdhenjëve, që ata të qetësohen dhe të vazhdojnë me axhendën.

Administrata zgjedhore e depolitizuar, është një ndihmë e madhe për gjithë sistemin, përfshi dhe PD, pasi shpëton nga buxheti i pareve të partisë por dhe pareve të zeza për komisionerë, vëzhgues e numurues, që në të vërtet kthehen në makth të fushatës.

E transferuar kjo problematikë tek partitë e vogla, është shpëtimtare, pasi partitë e vogla në këtë gjendje që janë katandisur, nuk gjejnë dot as komisionerë për qendra votimi.

Depolitizimi dhe zgjedhja me short e administratës zgjedhore, nga një listë e përzgjedhur dhe trajnuar nga KQZ, ku kriter është arsimi i lart dhe përgjegjësia ligjore për atë detyrë, është lehtësimi më i madh që i bëhet procesit zgjedhor, për gjithë ata që kanë provuar ndonjëherë të hyjnë në zgjedhje. Kjo është po ashtu një arsye për të mos mbetur peng i pareve të pista që financojnë këtë kontigjent të administratës për llogari të partive.

Kundërshtimi I kësaj reforme nga PD rrëzon gjithë pretendimet  e saj për transparencë të procesit zgjedhor apo betejën fallco kundër financimit të paligjshëm të fushatave.

Financimi më I paligjshëm I fushatave është parja nën dorë që jepet për këtë administratë politike zgjedhore dhe kur je kundër kësaj reforme, je për pare të zeza në fushatë.

Kundërshtia e tyre e dytë ka të bëj me Kolegjin Zgjedhor. Sipas PD, gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor duhen marrë dhe nga pjesa e gjyqtarëve që nuk e kanë kaluar ende vetingun. Kjo përveçse shkatërron moralin e Reformës në Drejtësi, u jep atyre gjyqtarëve një imunitet katër vjeçar, që të mos preken nga vetingu. Kjo në fakt tregon dashurinë e PD për sistemin e vjetër të drejtësisë dhe qëndrimin e saj real ndaj Reformës në Drejtësi.

Këto janë dy pika ku PD nuk hap rrugë në pritje të një pazari. Pretendimet e tjera që ngre, jo qeveri teknike, jo mos dëgjimi i zërave për ndryshim sistemi, përjashtimi i opozitës parlamentare, apo incidentet që prodhojnë në tryeza, janë përpjekje për të krijuar klimë nervoze para miratimit përfundimtar të draftit, me shpresë se Edi Rama do lodhet dhe do thërras Bashën për një pazar.

Është e vetmja gjë e lexueshme deri tani, ndërkohë që e dine, se reforma nuk është në dorë të tyre, por të opozitës parlamentare. Në dorë të opozitës Bashës dhe Metës, është të sillet si me 30 Qershorin e vjetëshëm, ose jo.

Tags: Kolegji Zgjedhormero bazePD

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Next Post
Konferencë ‘live’ me 2 arkitektët italianë/ Rama: Po hapet një kapitull i ri

Konferencë ‘live’ me 2 arkitektët italianë/ Rama: Po hapet një kapitull i ri

OFL i dërgoi formularin e pasurisë, vjen reagimi i papritur nga babai i tij

OFL i dërgoi formularin e pasurisë, vjen reagimi i papritur nga babai i tij

“Rama i ka kthyer deputetët në pëllumba”, Hajdari jep deklaratën e fortë

“Rama i ka kthyer deputetët në pëllumba”, Hajdari jep deklaratën e fortë

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com