Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

PD-ja si agjenci imobilare, zvarrit punët të fitojë përqindjet

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Mero Baze/ I gjithë investimi i PD-së për të bërë betejë kundër ndërtimit të Teatrit të ri, tani ka kaluar tek investigimi i pronarëve privatë që i kanë ofruar truallin investitorit. Nëse ndiqje seancën dëgjimore të drejtorit të Hipotekës në Komisionin e drejtuar nga Albana Vokshi, e vetmja gjë që kuptoje si shqetësim të PD-së, ishte të mësonte publikisht kush janë pronarët privatë që rrethojnë truallin e Teatrit dhe me sa për qind ja kanë dhënë ata kontratën investitorit. Edhe pse ky është informacion që prek të dhënat personale, nevoja për t’i shantazhuar ata publikisht, duket se dominon tek kompetencat që ka një politikane për të kërkuar të dhëna personale në rrugë publike.

Edhe pse duket pak absurde, nëse shikon se kush qëndron pas gjithë zhurmës së PD-së, e kupton se janë në pazar për dy- tri kontrata dhe përqindjet e tyre, dhe duke forcuar politikisht luftën kundër Teatrit, në fakt PD po sillet si seksere e pronave imobilare, me shpresë se disa nga klientët e saj, një prej të cilëve dhe ish- presidenti, kap ndonjë para më shumë.

Kjo qasje e re banale e PD-së ndaj asaj që e shpalli si kauzë kombëtare për Teatrin, dhe mbështetja tek fakti se kishte në anën e saj aktorët dhe ishte duke mbrojtur historinë e teatrit shqiptar, është në fakt motivi fillestar i saj, por që u tentua të maskohej.

Tani që argumentat e tjera i kanë rënë, tani që aktorët duan një Teatër të ri, PD shpreson tek një mos dekretim të ligjit nga presidenti Meta, dhe shtyrje në kohë të këtij debati, për të rritur ndonjë përqindje.

Formalisht, presidenti nuk e ndalon dot ligjin, por është normale që ai të shprehet për të, pro ose kundër, dhe ky është i vetmi oksigjen që i ka mbetur PD-së.

Nga ana tjetër, vetë presidenti është mes dy zjarresh, mes precedentëve të tjerë që ekzistojnë për ligje të ngjashme, mbështetur dhe sponsorizuar prej tij, dhe këtij ligji.

Fjala vjen, një vit e pak më parë, Ilir Meta ka mbështetur fort dhe ka miratuar në seancën e fundit si ish- kryeparlamentar, një ligj të ngjashëm, për një ofertë të pakërkuar për një ndërtesë në Bulevardin e ri të Tiranës, me kërkuesin shqiptar të së cilës ai ka lidhje të forta.

Ligji kaloi pa debat, i mbështetur nga Meta, i pranuar nga Veliaj dhe i dekretuar nga Bujar Nishani.

Pra, nuk është se Nishani apo Meta, nuk kanë përvojë në ligje të ngjashme. Problemi është se PD e shikon këtë histori si agjente imobilare dhe kërkon të rrisë pazaret për disa individë klientë të saj, ndërsa Meta është nën presionin politik të opozitës për ta mbajtur të bashkuar përmes një përgjigje negative. Dhe ka gjithë mundësitë t’ua bëjë këtë nder.

E gjithë kjo mund të prodhojë kosto të reja financiare, por asgjë më shumë, pasi nuk është aksion politik, por presion pazarxhinjsh. Dhe portreti i zonjës Vokshi ta forcon idenë  si agjente imobliare, nga mënyra se si e mbron çështjen. Nuk duket njeri pa përvojë në këtë pikë./TEMA/

Tags: agjenciimobilarePDpërqindjetpunëttë fitojëzvarrit

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
“Rusia apo Coca-Cola?” Pyetja që habiti të gjithë tifozët (Video)

“Rusia apo Coca-Cola?” Pyetja që habiti të gjithë tifozët (Video)

Fejohet Flori Mumajesi, publikon foton me të dashurën dhe unazën

Fejohet Flori Mumajesi, publikon foton me të dashurën dhe unazën

Talenti i Interit në gjendje kome, pas aksidentit me motor

Talenti i Interit në gjendje kome, pas aksidentit me motor







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com