Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

PD e alarmuar: Kur çelësat e pushtetit i ka Rama, djali i deputetit socialist lëviz i lirë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
PD e alarmuar: Kur çelësat e pushtetit i ka Rama, djali i deputetit socialist lëviz i lirë

PD është e bindur se në sajë të urdhërave të kryeministrit Rama, djali i deputetit të PS nuk vihet në pranga. Nga selia blu, Grida Duma ka reaguar për dhunimin e vajzës nga ish i dashuri i saj, djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Sipas saj, ky rast është vetëm maja e një ajsbergu, që në pjesën tjetër fsheh krime më të rënda të pazbuluara. Në prononcimin për media, Duma shton se vajza e përdhunuar është në mëshirë të presionit, pa urdhër-mbrojtje, ndërsa jeton në Nikël vetëm me të ëmën, dhe pa asnjë mbrojtje familjare. Po kështu, në vazhdën e akuzave, ajo nënvizon se përdhunimi dhe rrahja e vajzës nga Nikla është një provë e veprimit të pushtetit mafioz. Në dhunimin e vajzës janë përfshirë një djalë deputeti, efektivë policie dhe rangu më i lartë i politikës, që sipas dëshmive, fsheh dhe kërcënon të vërtetën.

“Në 48 orët e fundit, shqiptarët po ndjekin se si një jetë njerëzore mund të shkelet, dhunohet, coptohet dhe të vritet natën e të vajtohet ditën nga pushteti. Në këto 48 orë nuk ka nënë, grua apo prind që nuk po ndjek këtë sagë mafioze ngjarjesh, dhe mos të kuptojë sa të pambrojtur janë përballë pushtetit politik dhe padrejtësisë.

Djali i një deputeti që përdhunon, rreh dhe djeg me cigare në mish, sipas dëshmisë së saj, poston foto me armë dhe simbole me hashash dhe mbetet i lirë. Ky rast është vetëm maja e një ajsbergu që e në pjesën tjetër fsheh krime më të rënda të pazbuluara.

Sot gazetari që zbuloi këtë krim është nën akuzë, dhe komisari i policisë që iu largua rrezikut për jetën duke dëshmuar të vërtetën është në arratisje. Propaganda shkon më tej, pas dhunimit e përdhunimit po përdoret si klloun për të dëshmuar që “tani është pajtuar me përdhunuesin e madje fajin e ka pasur ajo”. Kjo skenë makabre njerëzore shpjegohet vetëm me një arkitekt të pushtetit:

Vetëm me bekimin e Edi Ramës mund të fshihet ky krim makabër, vetëm me bekimin e Edi Ramës bëhet e mundur që:
– djali dhunues i deputetit sot nuk arrestohet, dhe është në gjendje të lirë,
– viktima, vajza e përdhunuar është në mëshirë të presionit pa urdhër mbrojtje, ndërsa jeton në Nikël vetëm me të ëmën me babain e vdekur, dhe pa asnjë mbrojtje familjare
-prokuroria dhe policia nuk kërkojnë as ndjesë që nuk kanë vepruar dhe të tregojnë që njohin përgjegjësinë e shumëfishtë deri sot dhe duhet të jenë nën presion të madh të zbatojnë ligjin e të drejtën
-asnjë deklaratë zyrtare për praninë e deputetëve natën e krimit në komisariatin e policisë

Përdhunimi dhe rrahja e vajzës nga Nikla është një provë e veprimit të pushtetit mafioz. Në dhunimin e vajzës janë përfshirë një djalë deputeti, efektivë policie dhe rangu më i lartë i politikës, që sipas dëshmive fsheh dhe kërcënon të vërtetën.

Fshehja e kësaj dhune është e një implikimi të lartë; shpjegohet vetëm me mbrojtjen e plotë të kryeministrit. Pa bekimin e kryeministrit, sot deputetët nën akuzë do të kishin dhënë dorëheqjen, do ishte arrestuar djali dhunues, do ishte mbrojtur një viktimë.

Heshtja e plotë e kryeministrit për një ngjarje që ka tronditur mbarë shqiptarët, është prova e plotë e përfshirjes së tij. Heshtja e plotë e Edi Ramës edhe nëse do të shfaqej me lot krokodili, është provë e plotë që ai as për show nuk ka mundësi të reagojë, sepse cilido reagim do të jetë një bombë me sahat.

Heshtja e Ramës, policia që të përcjell me “kush të rreh të do” janë dhuna përfundimtare që shkatërroi jetën e kësaj viktime. Heshtja e Edi Ramës buçet vetëm në veshët e shqiptarëve me thirrje të fortë, që shpëtimi i tyre është rrëzimi i këtij pushteti dhunues mbytës e çnjerëzor”, tha më tej ajo.

 

Tags: deklarateGrida DumaPD

TË LIDHURA

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare
Aktualitet

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut
Politikë

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!
Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!

10:47 | 10/03/2026
Next Post
Zjarret ‘pushtojnë’ Shqipërinë, Xhaçka vë ‘alarmin’

Zjarret ‘pushtojnë’ Shqipërinë, Xhaçka vë ‘alarmin’

Deputetja e LSI apelon ndaj shoqërisë: Shteti ka rënë, të shpëtojmë shkollën nga droga

Deputetja e LSI apelon ndaj shoqërisë: Shteti ka rënë, të shpëtojmë shkollën nga droga

“Cristiano duhet ta fitojë gjithmonë ‘Topin e Artë’, por Modric…”

“Cristiano duhet ta fitojë gjithmonë ‘Topin e Artë’, por Modric...”







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

by mirseda
11:32 | 10/03/2026
0

Pesë lojtare të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra kanë marrë viza humanitare nga qeveria australiane...

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com