Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

PD: 5 arsye të forta pse duhet të ishte shkarkuar Kryeprokurorja

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
PD: 5 arsye të forta pse duhet të ishte shkarkuar Kryeprokurorja

Pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet deputetit të saj, Enkelejd Alibeaj. Gjatë një deklaratë për mediat Alibeaj rendit 5 arsye pse Kryeprokurorja Marku duhet të ishte shkarkuar nga detyra e saj dhe jo të rikonfirmohej.

Deklarata e deputetit Enkelejd Alibeaj në lidhje me vendimin e KPK

Konfirmimi në detyrë i Arta Markut, vegla e Edi Ramës në Krye të Prokurorisë, konfirmon cënimin e besimit të publikut ndaj procesit të Vettingut dhe shembjen e shtyllës kryesore të Reformës në Drejtësi.

Ne e paralajmëruam dje këtë vendim politik të organeve të Vettingut, pavarësisht se Arta Marku duhej të shkarkohej për mospërmbushje të kritereve të integritetit moral e profesional.

Arta Marku duhet të ishte shkarkuar nga detyra për të paktën 5 arsye të forta, të argumentuara me fakte, të pakundërshtueshme.

1) Në 6 muaj në Krye të organit të prokurorisë, ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, duke bërë emërime dhe komandime të paligjshme të prokurorëve, duke emëruar dhe shkarkuar drejtues prokurorie, në shkelje flagrante me kompetencat e saj ligjore.

2) Duke vepruar si prokurore politike, Arta Marku ka shkelur ligjin duke vendosur prokurorinë nën varësinë e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

3) Gjatë ushtrimit të detyrës si prokurore, ka kërkuar mbajtjen në burg të qytetarëve, jashtë kritereve që parashikon ligji.

4) Ka deklaruar ndërtime pa leje, në shkelje me ligjin, dhe pa justifikuar burimin e ligjshëm të financimit.

5) Në cilësinë e Prokurores në Shkodër, mbajti në burg në mënyrë të paligjshme një qytetar për 2 muaj e 13 ditë, duke i hequr lirinë në mënyrë të padrejtë.

Nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Arta Marku do të ishte shkarkuar nga detyra.

Por kjo nuk ndodhi, sepse procesi drejtohet nga Edi Rama. Prandaj dhe kushdo që i shërben atij në sistemin e drejtësisë në shërbim të korrupsionit të Qeverisë së tij dhe krimit të organizuar, do ta kalojë vettingun dhe do të qëndrojë në detyrë.

Alibeaj: Sot në Krye të Prokurorisë është një person i paaftë profesionalisht dhe që meritë të vetme të saj ka besnikërinë ndaj Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm!

[Vendimi i sotëm i Komisionit të vettingut provon zbatimin e standardeve të dyfishta, duke larguar këdo që Edi Rama ka futur në listën e zezë dhe duke mbajtur në sistem këdo që i shërben atij.

[Partia Demokratike e konsideron konfirmimin në detyrë të kamikazes së Edi Ramës në Krye të Prokurorisë si një lajm të keq për Reformën në Drejtësi dhe procesin e vettingut.

Në garantojmë qytetarët shqiptarë se kushdo që ka shkelur ligjin do të përgjigjet para tij, përfshirë kamikazen e Edi Ramës në krye të prokurorisë dhe kushdo tjetër që në vend të ligjit dhe Kushtetutës, zgjedh t’i shërbejë Edi Ramës dhe interesave të tij mafioze.

Nuk do të jetë e largët dita kur drejtësia në Shqipëri do të bëhet sipas standardeve më të mira europiane dhe jo sipas standardeve të narko-shtetit të Edi Ramës.

Tags: 5 arsyeduhetfortaIshteKryeprokurorjashkarkuar

TË LIDHURA

Pjesë e rrjetit të kokainës në Itali, arrestohet i riu shqiptar, iu gjetën 21 pako kokainë
Aktualitet

Pjesë e rrjetit të kokainës në Itali, arrestohet i riu shqiptar, iu gjetën 21 pako kokainë

21:16 | 27/03/2026
Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura
Aktualitet

Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura

20:20 | 27/03/2026
Karakaçi paralajmëron masa të reja dhe Akademinë e Energjisë
Kryesore

Karakaçi paralajmëron masa të reja dhe Akademinë e Energjisë

19:35 | 27/03/2026
Next Post
Ndihen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë

Ndihen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë

Lëkundjet e fuqishme në Shqipëri, tërmeti godet edhe shtetin fqinj

Lëkundjet e fuqishme në Shqipëri, tërmeti godet edhe shtetin fqinj

Investigimi/Si e ngjiti mafia në pushtet, Mateo Salvinin

Investigimi/Si e ngjiti mafia në pushtet, Mateo Salvinin







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Tusk: Përshkallëzim i mundshëm i konfliktit në Lindjen e Mesme në ditët e ardhshme
Bota

Tusk: Përshkallëzim i mundshëm i konfliktit në Lindjen e Mesme në ditët e ardhshme

by mirseda
21:55 | 27/03/2026
0

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk deklaroi se ”besoj se mund të ketë një përshkallëzim të mëtejshëm të...

Irani: Sulmet amerikane janë të papranueshme për sa kohë ata kërkojnë negociata

Irani: Sulmet amerikane janë të papranueshme për sa kohë ata kërkojnë negociata

21:24 | 27/03/2026
Pjesë e rrjetit të kokainës në Itali, arrestohet i riu shqiptar, iu gjetën 21 pako kokainë

Pjesë e rrjetit të kokainës në Itali, arrestohet i riu shqiptar, iu gjetën 21 pako kokainë

21:16 | 27/03/2026
Putin: Rusia nuk përjashton një afrim me Evropën

Putin: Rusia nuk përjashton një afrim me Evropën

20:48 | 27/03/2026
Ndryshime në Kombëtare, dy lojtarë largohen nga grumbullimi

Ndryshime në Kombëtare, dy lojtarë largohen nga grumbullimi

20:47 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com