Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

‘Pazar’ edhe me vdekjen, ja si funksionon skema e funeraleve në Shqipëri

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
‘Pazar’ edhe me vdekjen, ja si funksionon skema e funeraleve në Shqipëri

Emisioni investigativ “BOOM”nën drejtimin e prezantueseve Fiori Dardha dhe Rozana Radi,  vijoi me denoncimin  e shkeljeve që i bëjnë njëherazi institucionet, ligjit për shërbimin publik të varrimit si dhe atij për gjendjen civile.

“BOOM” e thelloi investigimin marrë shkas nga denoncimi i një nate më parë i rastit të Sami Murataj nga Paskuqani, bashkëshortja e të cilit edhe pse është varrosur që më 29 dhjetor 2017, për shtetin shqiptar vazhdon të jetë ende gjallë, pasi në regjistrin e gjendjes civile nuk është bërë ç`regjistrimi i saj.

Në fokus të emisionit të kësaj të mërkure, ishte skema e funeraleve në vendin tonë, si funksionon, si shkelen procedurat, ligjet, si funksionon çdo gjë me miqësi dhe njohje. Me pak fjalë të bësh pazar edhe vdekjen.

Ja çfarë thotë Agjensia Funerale në Kamëz për rastin e Sami Murataj.Agjencia funerale: Për shembull më vdiq nëna mua, unë marrë skedën e vdekjes te mjeku i familjes ose në spital, ose në morg dhe e çoj në gjendje civile. Nga andej del kjo leja e varrimit që mua më duhet për ta dorëzuar në Bashki.

Gazetarja: Si është realizuar varrimi nga ju, nga përgjegjësi që e ka lejuar, nga Bashkia, nëqoftëse ky s`ka marrë as lejen e varrimit dhe as nuk është ç`regjistruar?Kjo është pyetja ime.

Agjencia funerale: Jo mo, ti ke shumë të drejtë për këtë.

Gazetarja: Si ka ndodhur kjo?

Agjencia funerale: Po ne s`na ka ndodhur ndonjëherë kjo punë.

Gazetarja: Pa nxjerrë ai lejen e varrimit ti s`ke të drejtë ta varrosësh.

Agjencia funerale: Po leja e varrimit i ka shku atij atje lart.

Gazetarja: Nuk i ka shkuar askujt,se unë isha dhe të gjendja civile dhe gjendja civile tha unë e kam të gjallë këtë person akoma.

Agjencia funerale: Vdiq tani ai, shkova mora skedën e vdekjes unë, skedën e vdekjes ma dorëzon mua, unë shkoj e bëj pagesën në shtet edhe marrë këto letrat , urdhrin e punës.

Gazetarja: Cilat letra merrni ju kur bëni pagesën ?

Agjencia funerale: Urdhrin e punës.Marr urdhrin e punës që të varroset filoni në këtë orë dhe ja jap përgjegjësit atje sipër.

Gazetarja: Data e varrimit 29.12.2018, 2018 e ka shkruar ndërkohë që data e varrimit është 2017 , a e kupton se çfarë letre ka bërë ….i 12 .2018 nuk ka ardhur akoma.

Agjencia funerale: Po ç`të them unë, unë po e shoh.

Gazetarja: Ora 14:00 ndërkohë që ju më thatë ora e varrimit ka qenë 11:00.

Agjencia funerale: Është kjo Bashkia e Kamzës. Ato që s`i kanë mend aty, shih si e kanë bo.

Gazetarja: Ju thoni lejen e varrimit duhet ta shohin këta që lëshojnë urdhrin e punës?

Agjencia funerale: Po.Se thonë edhe kështu, është ajo fjala jote që the ti:Hë se e kom mik unë, hë se e bëjmë pasnesër.Në lidhje me këtë rast dhe çfarë parashikon ligji, për shkeljet që janë bërë, penalitetet për ata që kanë shkelur ligjet dhe për mënyrën se si mund të zgjidhet, BOOM intervistoi avokatin Baki Leka.

Baki Leka: Ligji kërkon që secili prej institucioneve kur ndodh një vdekje është i detyruar që përveç skedës së vdekjes për familjarët të bëj dhe një kopje tjetër dhe t`ja dërgoj në mënyrë zyrtare zyrave të gjendjes civile të personave që ndërrojnë jetë.Kjo bëhet që jo vetëm të merret leja e varrimit , por edhe të shmanget mundësia për ndonjë falsifikim të shkakut të vdekjes në skedat e vdekjes.

Ligji për gjendjen civile 10 129 i vitit 2009 në nenin 51 pika 4 edhe një sanksion për institucionet mjekësore që nuk e kryejnë këtë veprim prej 50 mijë lekë.Lejen e varrimit e lëshon zyra e gjendjes civile dhe duhet të deklarohet nga familjarët.Zyrat e gjendjes cilive në këtë fushë paraqesin probleme pasi pranojnë deklarime nga shoqëritë funerale dhe shpesh ato i bëjnë varrimet pa leje varrimi.Pa u dhënë leja e varrimit sektori i varrimit në kodër të kuqe ka bërë një varrim pa leje varrimi në kundërshtim me ligjin.Ligji për gjendjen civile neni 52, pika 3,4,5 parashikojnë që zyra e gjendjes civile ka të drejtë të pezulloj nga puna kryeplakun e fshatit , përgjegjësin e sektorit të varrimit dhe pezullimin e shoqërisë funerale deri në plotësimin e dokumentave dhe vendosjen e rregullave në këtë fushë.

Tani institucionet duhet të angazhohen për ti konfirmuar zyrtarisht këto dokumenta, ti marrin nga mjekësia ligjore dhe nga prokuroria dhe nëse nuk veprohet atëherë zyra e gjendjes civile duhet të bëj padi në gjykatë, pasi nuk legjitimohet më qytetari për të bërë padi.

Pas shumë peripecish, Sami Murataj ka siguruar dublikat të skedës së vdekjes nga Instituti Mjeko-Ligjor dhe kanë bërë një kërkesë në Prokurori për marrjen  e një vërtetimi se ka qenë vdekje nga aksidenti. Familja është në pritje të përgjigjes së prokurorisë për të cilën do të duhen dhe dy muaj.

Pasi të dorëzohen këto bëhet ç’regjistrimi në gjendje civile.

Gazetarja: Pra duhet të shkojmë te IML-ja të lëshoj dublikatin, duhet të shkojmë dhe te Prokuroria.Duhet të shkoj ai vetë, normalisht.

Përfaqësuesi i Gjendjes civile: Vetë bën kërkesë sepse e kërkon për këto raste sistemi.Sistemi kur të plotësosh aktin e vdekjes thotë, në rast se është e dhunshme quhet në gjuhën popullore, e dhunshme, rënie nga lartësia,vrasje, aksident me makinëGazetarja: E kuptoj , të dyshimta.

Përfaqësuesi i Gjendjes civile: Të dyshimta .Nuk quhen natyrale këto, shoqërohen me vërtetim nga Prokuroria.

Gazetarja:Të pyes për një dublikat, të një skede vdekje të gjyshes.

Roja i IML: Ai (mjeku) aktualisht është jashtë shteti.Ti e ke këtë apo e do në origjinal?

Gazetarja: Po jo, e dua në origjinal.

Roja i IML: Sa kohë ka që ka ndërruar jetë gjyshja?

Gazetarja: Në dhjetor.

Roja i IML: Doktori momentalisht nuk është, doktora momentalisht janë 3 mjekë, po duhet ky person. Se kanë ikur jo për qejf por kanë ikur në seminar, forum a nuk di ça bëjnë këta mjeko-ligjorët.Nuk ndodhet këtu, mund të vij nga e hëna.Gazetarja: Dua të pyes për një dublikat të një skede vdekje për gjyshen.

Roja i IML: E ke fletën?

Gazetarja: Po.

Roja i IML: Futu.

Gazetarja: Si jeni? Dua t`ju pyes dua të marrë një dublikat të kësaj skedës së vdekjes se më duhet.

Punonjësja e IML: Ja të shoh është skedë e jona, apo e spitalit.Jo, e jona.

Gazetarja: Se nuk e kanë ç`regjistruar akoma nga gjendja civile.Edhe si mund ta marrë dublikatin?

Punonjësja e IML: Duhet të bësh një kërkesë dhe do kërkosh një vërtetim, sepse certifikatë dublikat nuk bëhet më.

Gazetarja: Gjyshit në Paskuqan i kishin thënë tek gjendja civile që duhet ta dërgonte mjekësia ligjore.Kështu thonë që sipas ligjit duhet ta dërgojnë dhe ata.

Punonjësja e IML: Jo, sipas ligjit personat që kanë marrë trupin, kanë marrë dhe certifikatën me vete dhe bëjnë ç`regjistrimin. Emër mbiemër, vë një numër telefoni të marrë në telefon në momentin që është gati.

Tags: edhefuneralevefunksiononpazarshqiperiskemavdekjen

TË LIDHURA

E rëndë/ Do dërgohej në kampin e Gjadrit, 42-vjeçari kryen vetëvrasje në burg
Aktualitet

E rëndë/ Do dërgohej në kampin e Gjadrit, 42-vjeçari kryen vetëvrasje në burg

18:08 | 21/05/2025
Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Savona të Italisë, vlera e drogës shkon në 350 mijë euro
Aktualitet

Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Savona të Italisë, vlera e drogës shkon në 350 mijë euro

17:23 | 21/05/2025
Drejt supersfidës Shqipëri-Serbi, interesim i jashtëzakonshëm për bileta
Aktualitet

Drejt supersfidës Shqipëri-Serbi, interesim i jashtëzakonshëm për bileta

16:13 | 21/05/2025
Next Post
Boshnjaku i Zvicrës: Serbia? Me Shqipërinë ishte më e vështirë

Boshnjaku i Zvicrës: Serbia? Me Shqipërinë ishte më e vështirë

Mbyllet ‘shtegu’ drejt Londrës, pranga kryetrafikantit shqiptar

Mbyllet ‘shtegu’ drejt Londrës, pranga kryetrafikantit shqiptar

Rikthehen pas 32 vitesh, lojtari i Perusë: Nuk kujtoj dot asgjë

Rikthehen pas 32 vitesh, lojtari i Perusë: Nuk kujtoj dot asgjë

JU REKOMANDOJMË

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

16:31 | 15/05/2025




TË FUNDIT

“Modelja 22-vjeçare ekzekutohet në derë të shtëpisë – autori me kapele dhe çantë”
Bota

“Modelja 22-vjeçare ekzekutohet në derë të shtëpisë – autori me kapele dhe çantë”

by mirseda
18:19 | 21/05/2025
0

Vetëm disa ditë pasi influencuesja meksikane Valeria Marquez u qëllua për vdekje gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë,...

E rëndë/ Do dërgohej në kampin e Gjadrit, 42-vjeçari kryen vetëvrasje në burg

E rëndë/ Do dërgohej në kampin e Gjadrit, 42-vjeçari kryen vetëvrasje në burg

18:08 | 21/05/2025
Einxhel Shkira zbulon emrin e djalit të saj të dytë: një zgjedhje e veçantë

Einxhel Shkira zbulon emrin e djalit të saj të dytë: një zgjedhje e veçantë

17:56 | 21/05/2025
Partizani merr pjesë çdo vit, “ekspert” i Conference League

Partizani merr pjesë çdo vit, “ekspert” i Conference League

17:55 | 21/05/2025
Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, raportohet për viktima dhe të zhdukur

Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, raportohet për viktima dhe të zhdukur

17:34 | 21/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com