Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pavarësisht ‘impeachment’-it, vetëm presidencialet e 2020-ës do vulosin fatin e Trump

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pavarësisht ‘impeachment’-it, vetëm presidencialet e 2020-ës do vulosin fatin e Trump

Nga Dan Mahaffee “The Hill”

Pavarësisht nëse besoni apo jo që presidenti Donald Trump duhet të fajësohet, ne jemi tanimë në një truall historik. Kur kryetarja e Kongresit, Nansi Pelozi, njoftoi nisjen e procedurave të ‘impeachment’-it këtë javë, u bë gjithnjë e më e qartë se fajësimi i Donald Trump, nuk është më një çështje nëse do të ndodhë, por kur do të ndodhë.

Për baballarët e kombit, fajësimi kishte 2 qëllime thelbësore. Së pari, i siguroi Kongresit një mjet për të kontrolluar kompetencat e ekzekutivit dhe gjyqësorit. Dhe se dyti, shkarkimin nëse është e nevojshme të zyrtarëve të angazhuar në veprimtari, që bien ndesh me ligjin, përmes një gjykimi institucional.

Jo çdo pjesëmarrës në Konventën Kushtetuese e dëshironte ‘impeachment’-in. Por siç vërejti Xhejms Medison, ishte Xhorxh Mejzën ai që sfidoi kolegët e tij, duke i pyetur:”A ka ndonjë njeri, që është mbi drejtësinë?”. Do të ishte po Mejzën, ai që do të sugjeronte që Kushtetuta Amerikane të përfshinte fjalët “krime të larta dhe kundërvajtje”, pra duke sugjeruar mjaftueshëm hapësirë për interpretim.

Vetëm 3 presidentë amerikanë janë përballur përpara Trumpit më këtë procedurë. Ata ishin Endrju Xhonson, Riçard Nikson dhe Bill Klinton. Xhonson dhe Klinton u shpallën fajtorë, por nuk u shkarkuan nga detyra nga Senati. Ndërkohë, Niksoni dha dorëheqjen përpara nisjes së  shqyrtimit të çështjes në Senat. Në praktikë, fajësimi ka shërbyer më shumë si një mjet, për të hetuar dhe kontrolluar presidentin, në vend se ta largojë këtë të fundit nga detyra. Asnjë krahasim historik nuk është i përsosur. Por ato mund të na orientojnë të kuptojmë atë që mund të shohim gjatë javëve të ardhshme.

Ndërsa Xhonsoni do t’i shpëtonte largimit nga detyra, me një votë të vetme në favor në Senat, ‘impeachment’-i i tij pasqyroi situatën e trazuar politike pas Luftës Civile, të ardhmen e të drejtave civile për skllevërit, dhe të autoritetit të presidencës kundrejt Kongresit, pas zgjerimit të pushtetit ekzekutiv. Ndërsa nenet e kësaj procedure, u morën posaçërisht me shkarkimin nga detyra të sekretarit të luftës Edvin Stenton, pati një debat mbi atë se sa të ashpra do të ishin kushtet për shtetet e mposhtura të Konfederatës. Xhonson do të ishte si një “një rosë e çalë”, në muajt e mbetur të presidencës së tij.

Por precedenti i fajësimit dhe lirimit të tij nga akuzat me një shumicë të ngushtë, ishte i rëndësishëm. Kjo donte të thoshte, që ndërsa mosmarrëveshja me Kongresin mbi politikat, nuk mund të ishte objekt i kësaj procedure, “krimet e larta dhe kundërvajtjet” po.

Ajo që çoi tek ‘impeachment’-i i Niksonit, na tregoni se si procesi i hetimit dhe dëgjimit, e ndryshoi opinionin publik. Nikson fitoi me sukses mandatin e dytë në presidencialet e vitit 1972, por thelbi i gabimit të tij, ishte se sa larg ishte gati të shkonte për të siguruar rizgjedhjen në detyrë.

Edhe pse skandalet e tronditën imazhin e Niksonit, publiku nuk ishte dakord me nisjen e procedurave të shkarkimit. Kur nisën seancat dëgjimore në Senat mbi skandalin Uotergejt në vitin 1973, vetëm 19 për qind e amerikanëve besonin se Nikson duhet të shkarkohej nga detyra. Vitin që pasoi, shifra nuk do të shkonte mbi 50 për qind. Derisa Gjykata Supreme vendosi që Nikson t’i dorëzonte Kongresit regjistrimet e bisedave në Shtëpinë e Bardhë. Ato do të zbardhin shkeljet e presidentit para të gjithë qytetarëve.

Dhe kur u pa që republikanët në Kongres, po anonin tashmë nga fajësimi, Nikson zgjodhi të jepte dorëheqjen. Në rastin e fajësimit të Klintonit, ndodhi e kundërta e Nixonit. I inkurajuar nga një ekonomi e fortë dhe një popullaritet publik, përpjekja e republikanëve për të fajësuar Klintonin për lidhjen me nëpunësen Monika Levinski dështoi. Publiku në përgjithësi e refuzoi atë që u pa si një përpjekje e republikanëve, për të futur hundët në çështjet personale.

Skandale të ngjashme nga radhët e republikanëve, e bënin të dukej hipokrit ai ‘impeachment’. Në dallim nga ‘impeachment’-i i Niksonit, ku seancat dëgjimore do të transmetoheshin në rrjetet televizive kryesore, amerikanët mund të zgjedhin sot një nga rrjetet kabllore partiake, ose mediat e reja sociale.

Teksa po shkojmë drejt fajësimit të Trump, shumë amerikanë do ta ndjekin këtë histori, bazuar në prirjet e tyre politike. Ndërsa demokratët duket se janë në një axhendë të përshpejtuar, duke shpresuar t’i kenë gati nenet e fajësimit deri në fund të këtij viti, disa dyshojnë se nuk janë mësuar aspak leksionet nga ‘impeachment’-i i Niksonit, ku u desh transmetimi publik i shpërdorimit të detyrës nga presidenti, që të ndryshonte opinionin publik.

Por nga ana tjetër, mbase, nën një cikël non-stop 24 orësh të lajmeve nga një media e polarizuar, qëndrimet nga të dyja palët vetëm sa do të forcohen gjatë seancave të stërzgjatura. Në fund të fundit, teksa fajësimi do të shkruhet përgjithmonë në librat e historisë në lidhje me presidencën e Trump, nuk ka gjasa që Senati i kontrolluar nga republikanët të votojë për ta shkarkuar atë nga detyra.

Në këtë mënyrë, kjo do të pengonte një ndryshim tektonik në ndjenjat thelbësore, që kanë republikanët përkundrejt Trumpit. Duke pasur parasysh tendencat aktuale, politika amerikane do të bëhet më përçarëse dhe polarizuese. Prandaj, edhe pse procesi i fajësimit po ecën përpara, ka të ngjarë që vetëm kutia e votimit vitin e ardhshëm, të japë verdiktin përfundimtar historik mbi Donald Trump.

Shënim: Dan Mahaffee, është nënkryetar dhe drejtori i politikave në Qendrën për Studimin e Presidencës dhe Kongresit në Uashington./ TIRANA TODAY

Tags: fajësohetimpeachmentPresidencialetpresidenti Donald Trumpvulosin fatin

TË LIDHURA

Vizitë e shpejtë në Romë: Meloni dhe Macron “shkrijnë akujt”
Bota

Vizitë e shpejtë në Romë: Meloni dhe Macron “shkrijnë akujt”

21:02 | 03/06/2025
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainë
Bota

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainë

20:53 | 03/06/2025
Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë
Bota

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

18:49 | 03/06/2025
Next Post
Bllokohen 1.6 milionë litra gaz/ Rama: As tërmetet s’na ndalin, do goditet çdo abuzues

Bllokohen 1.6 milionë litra gaz/ Rama: As tërmetet s’na ndalin, do goditet çdo abuzues

Fiton betejën ligjore me kompaninë ku punonte, shqiptari dëmshpërblehet me 1.3 milionë $

Fiton betejën ligjore me kompaninë ku punonte, shqiptari dëmshpërblehet me 1.3 milionë $

Kush janë 10 forcat mercenare më të afta sot në botë

Kush janë 10 forcat mercenare më të afta sot në botë

JU REKOMANDOJMË

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

18:49 | 03/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Format e trupit të Kylie Jenner që frymëzojnë
Showbizz

Format e trupit të Kylie Jenner që frymëzojnë

by mirseda
22:55 | 03/06/2025
0

Kylie Jenner është një personalitet i njohur amerikan, modele, sipërmarrëse dhe yll i medias sociale. Ajo u...

Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!

Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!

22:30 | 03/06/2025
Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

22:27 | 03/06/2025
Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

22:25 | 03/06/2025
Policia e Kosovës kryen bastisje në operacionin anti-drogë, arreston 22 persona

Policia e Kosovës kryen bastisje në operacionin anti-drogë, arreston 22 persona

21:42 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com