Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Patozi shpërthen ndaj kundërshtarëve: Po kërkojnë qenin e ngordhur tek fletët

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Patozi shpërthen ndaj kundërshtarëve: Po kërkojnë qenin e ngordhur tek fletët

Kryetari i Partisë “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi, ka sulmuar ashpër kundërshtarët politik, pasi sipas tij, tentuan të bëjnë pis këtë forcë të re të sapo krijuar. Patozi në reagim e tij shkruan se ndjen neveri për te gjithë ata, që u përpoqën për të bërë pis vullnetin e qytetarëve, duke shpikur një gjueti shtrigash me akuza të fabrikuara, dhe me falsifikime në çdo cep të Shqipërisë.

Patozi citon më tej në Facebook se “Bindja Demokratike” do u ngelet përherë në borxh shqiptarëve. Po kështu ai premton se kjo forcë do të bëjë gjithçka, që shumë shpejt të tregohet se mundimi dhe sakrifica e qytetarëve ia ka vlejtur.

Statusi i plotë

BASHKË E NISËM, BASHKË DO TË FITOJMË

(Një falenderim i pamjaftueshëm për themeluesit e BINDJES DEMOKRATIKE)

Mirënjohje dhe falenderime pafund për ju mijëra shqiptarë të lirë, që brenda 3 ditësh nënshkruat me shumë dëshirë për krijimin e BINDJES DEMOKRATIKE.
Duhet të ndjeheni gjithmonë krenarë se keni bërë gjënë e duhur për Shqipërinë për t’i dhënë jetë një projekti të bukur politik, i cili do ta ndryshojë shumë shpejt për mirë atë. Përçmim dhe neveri për te gjithë ata, që u përpoqën pa sukses për të bërë pis vullnetin tuaj, duke shpikur një gjueti të pashembullt shtrigash me akuza të fabrikuara dhe me falsifikime në çdo cep të Shqipërisë. Edhe vrasësit apo trafikantët e drogës nuk janë përndjekur në këtë vend ashtu si ju këto ditë, dhe kjo e bën më të mjerë pozitën e atyre që e urdhëruan këtë poshtërsi morale, politike dhe njerëzore.
Koha po tregon dhe do të vijojë ta tregojë se ju ishin në krahun e duhur të historisë, kurse atyre që u përpoqën më kot të përdhosin dëshirën tuaj të dlirë për ndryshim do t’u ngelet vetëm turpi për atë akt të pashembullt dhe tinzar pabesie.
BINDJA DEMOKRATIKE do t’ju ngelet ju përherë në borxh, duke u zotuar solemnisht se nuk do të luajë kurrë me shpresën dhe besimin tuaj.
Do ju konsideruar si themeluesit e saj të parë, ne angazhohemi sot se do të bëjmë gjithçka që shumë shpejt të tregohet se mundimi dhe sakrifica juaj ia ka vlejtur.

Ne do të tregojmë, qysh në këto zgjedhje, se nuk ishte aspak rastësi, që ju u përgjigjët aq shpejt për t’i dhënë jetë një projekti të pastër politik për Shqipërinë, i cili i ka tronditur kaq fort gardianët e sistemit të kalbur, që ende janë duke kërkuar qenin e ngordhur tek fletët e firmave tuaja të hedhura me gjithë zemër nga e gjithë Shqipëria.

Falë jush, BINDJA DEMOKRATIKE ka arritur që brenda shumë pak ditësh të shndërrohet në referencën e vetme të shpresës dhe ndryshimit në Shqipëri.

Ju faleminderit nga zemra të gjithëve! Bashkë e nisëm, bashkë do ta vazhdojmë dhe bashkë do ta përfundojmë këtë ëndërr fantastike.

Tags: astrit patoziBindja Demokratikefletet e votimit

TË LIDHURA

“Kam dijeni mbi ngjarjet”/ Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK
Politikë

“Kam dijeni mbi ngjarjet”/ Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:27 | 18/12/2025
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gjykata e Durrësit merr vendimin, liron Arbër Paplekaj
Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gjykata e Durrësit merr vendimin, liron Arbër Paplekaj

13:08 | 18/12/2025
Niko Peleshi: Institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja
Politikë

Niko Peleshi: Institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja

12:56 | 18/12/2025
Next Post
Napoleoni nuk ishte aq i shkurtër sa pretentohej shpesh

Napoleoni nuk ishte aq i shkurtër sa pretentohej shpesh

S’do ta besoni, ja sa fiton Kim Kardashian për një foto në Instagram

S’do ta besoni, ja sa fiton Kim Kardashian për një foto në Instagram

Fshihte armën brenda makinës, pranga 45-vjeçares (foto)

Grabiten mijëra euro dhe dy makina në një biznes në Patos (Video)







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Brukseli në “flakë”,mijëra fermerë në protestë, përplasje me policinë, përdoret edhe gaz lotsjellës
Bota

Brukseli në “flakë”,mijëra fermerë në protestë, përplasje me policinë, përdoret edhe gaz lotsjellës

by mirseda
13:30 | 18/12/2025
0

Përplasje, incidente e kaos raportohet jashtë ndërtesës së Parlamentit Europian, pas protestave nga fermerët. Fermerët kanë hedhur...

“Kam dijeni mbi ngjarjet”/ Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

“Kam dijeni mbi ngjarjet”/ Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:27 | 18/12/2025
E papritur në BBVK! Banores i bie të fikët dhe transportohet në spital, çfarë ka ndodhur?

E papritur në BBVK! Banores i bie të fikët dhe transportohet në spital, çfarë ka ndodhur?

13:12 | 18/12/2025
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gjykata e Durrësit merr vendimin, liron Arbër Paplekaj

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gjykata e Durrësit merr vendimin, liron Arbër Paplekaj

13:08 | 18/12/2025
Niko Peleshi: Institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja

Niko Peleshi: Institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja

12:56 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com