pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişwbahistaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişnorabahisbetgartaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetmarsbahisenbetenbetcasibomganobetpusulabetromabetbetbeyteosbet girişteosbetholiganbet girişholiganbet1win giriş1winbetgit girişteosbetsonbahis girişbetgitromabet girişsonbahiscratosroyalbet girişromabetgrandpashabetcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet giriştambetbetbeysonbahismercurecasinobetplaypalacebetteosbetbetgitcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetmeritkinggrandpashabetJojobetholiganbetganobetonwincasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuMarsbahiscasibombetbeytambetesbetbettiltsuperbetincasibomholiganbetbetexper giriş bahiscomgrandpashabetjojobetjojobetjojobetmarsbahis
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Patozi: Basha s’është dot i pari i fshatit, jo më i qytetit

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, tha se kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk është në gjendje sot që të ndezë partinë e vet. Në një intervistë të dhënë për TVSH, gazetares Anisa Kadesha, Patozi deklaroi se Basha ka vështirësi komunikimi apo për të ruajtur autoritetin e shtëpisë së vet. Patozi ironizoi me Bashën kur tha se kryedemokrati e ka të vështirë që të jetë i pari i qytetit apo i fshatit.

“Unë kam përshtypjen që kjo protestë e paralajmëruar është protestë e partive. Nuk besoj shumë tek protestat e partive sepse janë për të kaluar një moment të caktuar politik, mund të kenë nevojat e tyre të brendshme”.

Në fokus ka qenë dhe lidershipi i Lulzim Bashës në PD, për të cilin Patozi ka theksuar se “Lulzim Basha nuk është në gjendje sot që të ndezë partinë e vet, partinë që drejton dhe sigurisht që,  ai që ka vështirësi komunikimi apo për të ruajtur autoritetin e shtëpisë së vet, e ka të vështirë që të jetë i pari i qytetit apo i fshatit”, deklaroi Patozi.

Gjatë intervistës Patozi ka komentuar dhe bashkëpunimit PD-LSI që sipas tij është e panatyrshme dhe e parakohshme ndërsa është shprehur se “nuk është kjo dashuri e nxehtë me shikim të dytë e Partisë Demokratike me LSI-në, sigurisht nuk bën ndonjë përshtypje kaq të mirë dhe në publik”.

Intervista e plotë me Astrit Patozin

Unë mbështes çdo lloj forme reagimi që vjen kundër qeverisë, sepse ne nuk kemi një mazhorancë që po qeverisë siç duhet. Ajo thjeshtë po administron pushtetin, që nga qershori dhe deri sot që po flasim.

Por nga ana tjetër unë e kam të vështirë të pranoj një protestë që mund të konservohet. Protesta reale ajo që mund ta shkundi politikën është ajo që vjen nga shoqëria, pra kur shoqëria vetë ka nevojë, kërkon nevojën për ta shkundur politikën.

Nga ana tjetër kemi dhe protesta që bëhen për shkak të partive dhe unë kam përshtypjen që kjo protestë e paralajmëruar është protestë e partive. E Partisë Demokratike në radhë të parë dhe pse jo e Lëvizjes Socialiste për Integrim që kanë një lloj bashkëpronësie për protestën për shkak të Lulzim Bashës. Nuk besoj shumë tek protestat e partive sepse janë për të kaluar një moment të caktuar politik, mund të kenë nevojat e tyre të brendshme. Pra janë interesa më të vogla seç janë interesat e shoqërisë.

Ndërkohë që unë besoj që shoqëria shqiptare ka shumë arsye për të reaguar, për të protestuar dhe për ta shkundur këtë qeveri e cila thjeshtë dhe vetëm po administron pushtetin sot.

Protesta u krijua dhe vjet për të njëjtat arsye, ku më pas u ngrit dhe çadra ku ishit pjesë dhe ju.

Figurantë kam qenë unë në çadër.

Çadra u ngrit me të njëjtat kërkesa, dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike. Çfarë mund të sjelli ndryshe këtë vit?

Nuk e di kjo është një pyetje për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin.

Është mungesë strategjie, mungesë vizioni nga ana e opozitës që po përërit të njëjtat gjëra?

Jo unë nuk besoj që protesta është një formë arkaike, por kur protesta mbetet si instrument i vetëm politik, sigurisht që është i mangët. Ajo që unë jam skeptik është fakti që në protestën e vjetshme me të mirat dhe të këqijat e saj gjithsesi Lulzim Basha arriti që të ftojë dhe aktorë të tjerë jashtë politikës, personazhe të shoqërisë civile, të shtypit, intelektualë të cilët ju bashkuan çadrës sepse kauza e çadrës ishte një kauzë e drejtë.

Unë e gjej gati të pamundur që të njëjtët njerëz që u zhgënjyen vjet të afrohen sot. Dhe prandaj them se kjo protestë është e destinuar për të qenë protestë e partive. Por gjithsesi nuk dua të dekurajoj askënd dhe shpresoj shumë që të shërbej si shkëndi për të ndezur shoqërinë.

Besoni që Lulzim Basha do arrijë të ndezë shoqërinë?

Unë besoj që protesta vetë të mund të shërbejë si shkëndijë. Për Lulzim Bashën kam një opinion krejt tjetër. Lulzim Basha nuk është në gjendje sot që të ndezë partinë e vet, partinë që drejton dhe sigurisht që ai që ka vështirësi komunikimi apo për të ruajtuar autoritetin e shtëpisë së vet, e ka të vështirë që të jetë i pari i qytetit apo i fshatit.

Ju keni bërë një kërkesë zyrtare për ndryshimet statutore. Keni marrë një përgjigje zyrtare nga Basha apo nga antarë të partisë?

Jo nuk kemi marrë dhe ky është problemi i tij. Në rast se injorimi apo mospërfillja konsiderohen si forma moderne të komunikimit politik, sigurisht që ky është një hall i Lulzim Bashës nuk është më një problem i joni. Ne kemi dorëzuar një dokument serioz politik i cili mbetet në fuqi dhe mospërgjigjia apo përgjigjia e përciptë përmes ekranit sigurisht që është një tjetër shenjë që tregon se PD në lidershipin e Lulzim Bashës është në një lëngatë të thellë idesh dh perspektive.

Nuk ka patur asnjë negociator mes palëve?

Po kjo nuk ka asnjë rëndësi pasi midis nesh nuk ka asnjë arsye personale. Pra unë me Lulzim Bashën, por dhe shumë të tjerë më të nuk i ndan një problem personal, nuk i ndan mëria për listat, nuk i ndan një hall privat, por koncepti për drejtimin e Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi.

Ne mendojmë që kjo është rruga e gabuar dhe koha na ka dhënë të drejtë. Lulzim Basha me disa të tjerë mendojnë se kjo është rruga e duhur dhe këtu kemi ngelur. Fakti që nuk ka një përgjigje do të thotë se PD po zhytet akoma më thellë në një krizë reale, shumëdimensionale dhe përfaqësimi.

Do të ishit dakord ta takonit personalisht nëse do tju ftonte?

Unë takoj gjithkënd nuk kam asnjë kompleks dhe nuk kam asgjë personale. E theksoj nuk e kam as armik, as kundërshtar dhe as rival. Por nuk kam asnjë arsye të ulem me dikë që nuk kam asnjë arsye për të biseduar sa kohë që mes nesh është një oqean. Na ndan një oqean lidhur me mënyrën se si ai e koncepton politikën dhe drejtimin e PD-së.

Megjithatë kjo nuk do të jetë pengesë në përmbushjen e kërkesave që juve keni për ringritjen e PD-së?

Padiskutim. Ne do vijojmë të këmbngulim, por të jeni të bindur që ne tani betejën do ta kemi me demokratët, pra komunikimin me ta dhe çdo vendim do ta marrim në komunikim dhe mirëkuptim me ta.

Domethënë do rivazhdoni turin e nisur?

Padiskutim. Ne do vazhdojmë të takojmë demokratë në të gjithë Shqipërinë dhe në përputhje edhe me kërkesat e tyre ne do të ndërmarrim hapat e tjerë politikë në funksion të kësaj platforme.

Që do të jetë ngritja e një partie tjetër?

Jo jo, kjo është gjëja e fundit që na shkon në mendje, por mund të kishte qenë dhe e para. Pra kjo është gjëja më e lehtë dhe ne nuk kemi zgjedhur rrugën më të lehtë. Kemi zgjedhur më të vështirën, por kemi zgjedhur atë që ne besojmë se ka vlerë dhe ka kuptim për ringritjen e PD-së.

Ju e theksoni shpreshherë bashkëpunimin PD-LSI, Basha-Kryemadhi?

E shikoj si një marrëdhënie të panatyrshme dhe të parakohshme, pra mbi të gjitha të pakonsultuar dhe me forumin më minimal, sepse edhe aleancat edhe armiqësitë edhe prania në blloqe apo koalicione janë vendime të mëdha që duhet të merren në përputhje me statutin dhe forumin e partisë.

Ne sot jemi para një situate që LSI-ja, që nga maji i vitit të kaluar dhe deri sot na paraqitet në katër forma të ndryshme dhe ky është një problem i madh sepse njerzëve nuk ju jepet asnjë shpiegim, se pse LSI-ja herë është delja e zezë dhe herë është i vetmi problem siç ishte në zgjedhje dhe tani është gati i vetmi “salvaxhente” apo bar shpëtimi për të ringritur apo për të rikther partinë demokratike në pushtet.

Ky është një problem i cili zgjidhet vetëm me një mënyrë tjetër të bërit politikë. Është pikërisht ajo që ne kërkojmë nëpërmjet platformës sonë.

LSI-ja nuk mund të jetë brenda një muaji edhe e mallkuara e zotit edhe shpëtimtarja e kombit, sepse janë të njejtët njerëz, e njëjta parti që ka ngarkesën e saj shumë të madhe duke përfshirë këtu dhe kohën kur ka qeverisur bashkë me ne. Pra janë 8 vite të pandërprera në pushtet dhe është shumë herët për ti dhënë gjysmën, jo të tepsisë, por të përgjegjësisë të popullit opozitar që të përfaqësojë popullin opozitar duke filluar që nga protesta e 27 janarit. Jo se është ndonjë sakrileq që të bashkpunosh edhe me forca të majta edhe me forca të tjera. Absolutisht jo nuk kam paragjykime, por çdo gjë duhet të jetë e para e shpieguar mirë në radhë të parë me demokratët, por edhe për publikun e gjerë, sepse nuk është kjo dashuri e nxehtë me shikim të dytë e Partisë Demokratike me LSI-në, sigurisht nuk bën ndonjë përshtypje kaq të mirë dhe në publik. Edhe për njerëzit që nuk merren drejtëpërdrejtë me politikë. Unë jam i bindur që dhe për anëtarët e PD-së nuk është ndonjë gjë kaq e pëlqyeshme.

Ka zëra që bashkëpunimi do të jetë kundër regjimit të Ramës?

Unë nuk e di se si do të jetë kjo marrëdhënie, uroj që të jetë një marrëdhënie e qëndrueshme dhe solide dhe që të ketë produkt mbi të gjitha sepse unë i përkas PD-së dhe uroj që forca ime politike të ketë sukses, por druaj shumë që kjo mund të ndodhë me këto mjete dhe nuk mund të parashikoj sot se çfarë do të ndodhë në raportim me LSI kur kemi pasur një kurbë kaq të çuditëshme në këto muajt e fundit. Ajo që më shqetëson më shumë është vendimmarrja për një aleat strategjik, për një aleat qoftë dhe të përkohshëm, nuk mund të jetë personale, pra nuk mund të merret në zyrën e një njeriu qoftë ky dhe kryetari i një partisë.

Tags: bashadoti fshatiti parii qytetitjo mëpatozis’është

TË LIDHURA

Aktualitet

Debat për flamurin amerikan në protestë, apel: Mos bini pre e provokimeve

19:09 | 10/06/2026
Aktualitet

Debat për flamurin amerikan në protestë, apel: Mos bini pre e provokimeve

19:04 | 10/06/2026
Aktualitet

Aksidentet në rrugë, shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës

18:53 | 10/06/2026
Next Post

Dokumenti/Rama i jep për 3 muaj 13 mln euro vjehrrit të Lulzim Bashës

Gjyqet në Strasburg/Berisha: Rama po na vjedh 2 mld euro

Menduh Thaçi nuk voton ligjin e gjuhës shqipe







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Debat për flamurin amerikan në protestë, apel: Mos bini pre e provokimeve

by mirseda
19:09 | 10/06/2026
0

Mbahet sot dita e 11-të e protestës së qytetarëve në Tiranë, e cila sot është njoftuar si...

Debat për flamurin amerikan në protestë, apel: Mos bini pre e provokimeve

19:04 | 10/06/2026

Aksidentet në rrugë, shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës

18:53 | 10/06/2026

Begaj në Sofje: Mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj rrugës europiane

18:46 | 10/06/2026

Gatishmëria ndaj zjarreve në pyje, Hajdari mbledh institucionet në Tiranë

18:28 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com