Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Pastrimi i parave/ Bankat nuk justifikojnë mbushjen e llogarive të biznesit

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Pastrimi i parave/ Bankat nuk justifikojnë mbushjen e llogarive të biznesit

Gjatë vitit të kaluar janë vërë prurje të mëdha cash-i në llogaritë e bizneseve në banka nga persona të tjerë, të cilat nuk kanë mundur të justifikohen nga punonjësit e bankave. Inspektorët e mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë në inspektimet e tyre gjatë vitit të kaluar kanë gjetur mospërputhje të veprimeve të bankave me ligjet dhe rregulloret e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.

“Në disa raste nuk disponohen dokumente që provojnë burimin e fondeve, të cilat mbeten kryesisht në nivel deklaratash për transaksione të kryera nga klientët me para fizike (cash) në llogaritë individuale dhe tregtare”, thuhet ne konkluzionet e inspektimeve të Bankës Qendrore.

Kontrollet kanë zbuluar se ka raste që bankat nuk disponojnë dokumentacionin dhe njohuritë për marrëdhëniet ndërmjet disa kompanive që kryejnë transferta hyrëse në shuma të mëdha në llogaritë e tyre.

Vitin e kaluar sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë u vu re një rritje e pazakonte e llogarive të biznesit. Nga Mars 2017 deri në janar 2018 depozitat e biznesit në banka u rritën me 140 milionë euro, teksa depozitat e individëve nuk ndoqën këtë trajektore, përkundrazi kursimet e tyre ranë.

Më tej Banka e Shqipërisë në inspektimet e saj me fokus me rastet e pastrimit të parave ka gjetur  transaksione të pajustifikuara të kryera për punonjësit e bankës.

Në rast të tjera u gjetën mospërputhje e të dhënave të bankës me profilin e klientit dhe aktivitetin e tij.

Bankat nuk kishin identifikimin e saktë të strukturës së pronësisë në momentin e inicimit të marrëdhënies së biznesit me kompanitë me aksione të prurësit, ku nuk janë përdorur dokumente ligjërisht të vlefshme si dhe nuk janë monitoruar në vazhdimësi për ndryshime të mundshme në strukturën e pronësisë.

Gjithashtu janë gjetur mangësi në plotësimin e të dhënave të klientëve biznes në sistem, si dhe të klasifikimit të klientëve sipas rrezikut, ku u konstatuan mangësi në kundërshtim me  ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave.

Në lidhje me pastrimin e parave, Banka e Shqipërisë ka referuar se Vlerësimi i Integruar i Transfertave, rezultoi me rrezik të ulët për 3 subjekte, me rrezik mesatarisht të ulët për 2 subjekte (2 banka), me rrezik mesatarisht të lartë për 4 subjekte (4 banka) dhe me rrezik të lartë për 14 subjekte (10 banka dhe 4 IFJB).

Vlerësimi i integruar i transfertave përbëhet nga integrimi i dy vlerësimeve, vlerësimi i numrit të transfertave dalëse dhe hyrëse, si brenda dhe jashtë vendit, si dhe vlerësimit të vlerës së transfertave dalëse dhe hyrëse, si brenda dhe jashtë vendit.

Depozitat në total në rënie

Ndryshe nga tendenca e bizneseve, kursimet në sistemin bankar kanë shënuar në maj një tjetër rënie të fortë, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Në fund të muajit maj, stoku total i depozitave në lekë dhe në valutë zbriti në 968 miliardë lekë, duke rënë me gati 10 miliardë lekë, ose 1% në krahasim me muajin e mëparshëm (70% e rënies erdhi nga tkurrja e kursimeve në valutë). Ky është niveli më i ulët i depozitave që nga korriku i vitit 2015.

Në krahasim me fundin e vitit të kaluar, kursimet e shqiptarëve në banka janë ulur me 33.4 miliardë lekë, ose me rreth 250 milionë euro.

Kjo rënie për 5 mujorin ka ardhur si nga ulja e depozitave në lekë, ashtu dhe në valutë. Kursimet në lekë ranë me 15 miliardë lekë, ndërsa ato në valutë u reduktuan me 18.5 miliardë lekë.

Ndërsa tkurrja e depozitave në valutë ka dhe efektin e zhvlerësimit të euros (që mesatarisht në pesë muajt e parë të vitit këmbehej me 130 lekë, nga rreth 135 lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënie e depozitave në monedhën vendase ka ardhur  kryesisht nga ulja e kursimeve të individëve me afat në lekë. Ulja e vazhdueshme e normave të interesit të depozitave, që erdhi pas politikës lehtësuese monetare të Bankës së Shqipërisë për të ulur koston e parëse dhe nxitur investimet, ka bërë që individët të mos i shohin më bankat si një alternativë fitimprurëse për të depozituar kursimet e tyre. Teksa norma bazë e Bankës së Shqipërisë u ul nga 5.25% në shtator 2011 në rreth 1% aktualisht, edhe interesat e depozitave kanë zbritur në më pak se 1% për kursimet vjetore. Në kërkim të fitimeve më të mëdha, individët kanë kaluar në investime më afatgjata, apo në blerjen e letrave me vlerë të qeverisë.

Kursimet në valutë vijojnë të dominojnë, duke përbërë 52.6% të totalit të depozitave që kanë shqiptarët në fund të muajit maj. Në nëntor të vitit 2015, për herë të parë depozitat në valutë (ku dominon euro) për herë të parë i kaluar ato në lekë dhe kjo tendencë ka vijuar të bëhet më e fortë dhe pavarësisht strategjisë së Bankës së Shqipërisë për të ulur nivelin e përdorimit të euros në ekonomi, monedha e përbashkët vijon të mbetet e preferuara e kursimtarëve. (Burimi: Monitor)

Tags: llogari bankarepastrim parash

TË LIDHURA

“GTA” në rrugët e Tiranës, “Porche” ndjek këmba-këmbës “BMW-në”, përplasen disa makina (VIDEO)
Aktualitet

Aksident i rëndë në Tiranë! Makina i pret rrugën motorit, plagoset rëndë motoçiklisti

19:51 | 17/05/2025
Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë
Aktualitet

Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

19:49 | 17/05/2025
Diaspora për qarkun e Shkodrës/ Numërohen 400 vota më shumë se numri i votuesve
Aktualitet

Diaspora për qarkun e Shkodrës/ Numërohen 400 vota më shumë se numri i votuesve

19:35 | 17/05/2025
Next Post
“Policët grekë e masakruan dhe hodhën nga shkëmbi”, rrëfimi tronditës për shqiptarin

“Policët grekë e masakruan dhe hodhën nga shkëmbi”, rrëfimi tronditës për shqiptarin

Foto/Vrasja e shqiptarit, ja ç’ndodhi me italianin që e qëlloi me thikë

Foto/Vrasja e shqiptarit, ja ç’ndodhi me italianin që e qëlloi me thikë

Fotot/ Fansja e marrosur pas Encës, ja çfarë bën

Fotot/ Fansja e marrosur pas Encës, ja çfarë bën

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

“GTA” në rrugët e Tiranës, “Porche” ndjek këmba-këmbës “BMW-në”, përplasen disa makina (VIDEO)
Aktualitet

Aksident i rëndë në Tiranë! Makina i pret rrugën motorit, plagoset rëndë motoçiklisti

by mirseda
19:51 | 17/05/2025
0

Aksident i rëndë te shkolla “Ismail Qemali”, makina i pret rrugën motorit I plagosur rëndë drejtuesi i...

Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

19:49 | 17/05/2025
Diaspora për qarkun e Shkodrës/ Numërohen 400 vota më shumë se numri i votuesve

Diaspora për qarkun e Shkodrës/ Numërohen 400 vota më shumë se numri i votuesve

19:35 | 17/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Shkatërrohet një organizatë kriminale italo-shqiptare, të përfshirë në trafik droge, prostitucion

Shkatërrohet një organizatë kriminale italo-shqiptare, të përfshirë në trafik droge, prostitucion

19:10 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com