Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Paskal Milo: Mithat Frasheri figurë me dritë-hije, bashkëpunoi me fashizmin

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Paskal Milo: Mithat Frasheri figurë me dritë-hije, bashkëpunoi me fashizmin

Historiani i njohur Paskal Milo deklaron se riatdhesimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit në atdhe duhet ta kishin bërë edhe më parë qeveritë shqiptare pas 1990-s. Profesor Milo e cilëson Mid’hat Frashërin si një figurë me dritëhijet e veta.

Historiani e vlerëson për kontributin e tij të shquar në fushën e letrave, kulturës dhe albanologjisë. Gjithashtu, edhe në diplomaci Mid’hat Frashëri, sipas profesor Milos, ka sjellë kontribute për qëndrimet e tij gjatë kohës kur ka shërbyer si ambasador i Zogut në Greqi.

Por historiani i njohur sheh shumë defekte në aktivitetin politik të Mid’hat Frashërit, që nga koha e qeverisë së Ismail Qemalit, por dhe mungesës së reagimeve të forta edhe gjatë qeverisjes nga Ahmet Zogu.

Por gabimet më të mëdha të Mid’hat Frashërit në qëndrimet e tij politike, sipas historianit të njohur kanë të bëjnë me pozicionimin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur themeloi Ballin Kombëtar dhe bashkëpunimin me pushtuesin e huaj.

Milo sjell në vëmendje marrëveshjen që Balli Kombëtar nënshkroi me gjeneralin Renco Dalmaco në vitin 1943, para Mukjes për veprime të përbashkëta me trupat italiane të pushtimit kundër forcave antifashiste.

I pyetur nëse sheh një handikap në vlerësimin e figurave të tilla historike që krijojnë debat, si Mid’hat Frashëri apo Enver Hoxha, historiani Milo shprehet se ashtu si dhe Mid’hati, për të cilin nuk guxoje të flisje deri në vitin 1990, edhe për vlerësimin e Enver Hoxhës duhet të kalojnë vite dhe vendi të tejkalojë klimën e nxehtë konfliktuale politike që mbizotëron sot, e cila sipas tij, “vazhdon të ushqehet fuqishëm me armiqësitë e thella të kohës së Luftës së Dytë Botërore dhe përjetimet e mëdha të luftës së klasave në komunizëm, nuk lejojnë gjykime objektive”.

Kthimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit është i vonuar, mund të ishte bërë më parë, duhet të ishte vlerësuar më parë?

Kthimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit si dhe kthimi në atdhe i eshtrave të njerëzve të tjerë që kanë pasur një kontribut në historinë shqiptare ose që në fund të fundit kanë qenë shtetas shqiptarë, është një e drejtë e ligjshme dhe e pakontestueshme nga pikëpamja njerëzore dhe kjo nuk duhet të ketë asnjë diskutim. Flasim për një të drejtë që, në kohën e komunizmit për kategorinë e njerëzve si Mid’hat Frashëri nuk ekzistonte. Në demokraci, e drejta dhe liria njerëzore për t’u prehur përjetësisht atje ku dëshiron është sovrane dhe e patjetërsueshme.

Por këtu nuk bëhet fjalë vetëm për këtë të drejtë universale njerëzore. Është rasti për një kategori veprimtarësh, personalitete historike të shquara në fusha të ndryshme të aktivitetit jetësor, që vlerësohen për veprën e tyre dhe u bëhet një trajtim me një ceremonial të caktuar shtetëror. Në vendet me tradita demokratike të rrënjosura ka kritere të përcaktuara rigorozisht strikte për vlerësimin e kontributeve të njerëzve të shquar të kombit dhe për vendosjen e eshtrave të tyre në panteonin e memories historike. Këto kritere nuk janë subjektive, nuk ndryshojnë me rotacionin politik të partive dhe as nga gjykimet apo shijet subjektiviste të kryetarëve të shteteve apo qeverive.

Por kjo nuk ndodhi në Shqipëri, ndonëse është folur e shkruar shumë gjithë këto vite për pinjollin e Frashërllinjve. Qeveritë që kanë qenë në krye të vendit deri tani nuk e kanë vlerësuar kthimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit si një akt ose përparësi apo edhe si një obligim të përcaktuar mbi bazën e një ceremoniali kriteresh të formuluara me konsensus. Pyetja shtrohet: Kush dhe përse?

Si për mjaft “thyerje” të tjera tabush e dalje jashtë skemave tradicionale, qeveria Rama që sheh më tepër efektet publike të shfaqjes sesa thelbin e veprimit, vendosi dhe ndërmori aktin e kthimit të eshtrave. Njerëzore për nga mesazhi, e diskutueshme për shkallën e nderimit.

Po në fushën e diplomacisë, cili ka qenë kontributi i Mid’hat Frashërit?

Kontributet e tij duhen njohur dhe në fushën e diplomacisë. Në mënyrë të veçantë Mid’hat Frashëri ka spikatur me veprimtarinë e tij si ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë në vitet 1923-1926. Gjithashtu dua të nënvizoj se ai u largua nga misioni i tij diplomatik në shenjë proteste kundër marrëveshjes që Ahmet Zogu bëri me jugosllavët për dhënien e Manastirit të Shën Naumit dhe të Vermoshit. Ka dy dokumente të rëndësishme, letra që ai i drejton Ahmet Zogut në këtë kohë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë nga Athina, në të cilat kundërshton këtë marrëveshje dhe paralajmëron Zogun për rrjedhojat që do të vinin prej saj. Në pozitën e tij si ministër fuqiplotë në Athinë në një kohë ndryshimesh dinamike si në Greqi e Shqipëri, Mid’hat Frashëri dëshmoi të gjithë pasurinë e tij profesionale, intelektuale e kulturore. Përmes këtyre cilësive, ai përfaqësoi me shumë dinjitet vendin e tij dhe përballoi vështirësitë e negocimeve për të mbrojtur interesat shqiptare e veçanërisht për të penguar largimin e shqiptarëve nga Greqia në Turqi, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Lozanës në janar 1923. Mid’hat Frashëri ka meritën se kontribuoi në përmirësimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke në vitet 1924-1926, kur edhe në krye të qeverisë e të shtetit grek u ndodhën arvanitas të shquar si Theodhoros Pangallos, i vjetri e të tjerë.

Nga ana historike, a mbetet Mid’hat Frashëri një kolaboracionist?

Nëse më detyroni të shprehem për Mid’hat Frashërin si politikan apo për ta trajtuar figurën e tij në rrafsh politik, po e them me bindje të plotë dhe me argumente të padiskutueshme se ai jo vetëm nuk ka shkëlqyer, por ka gabuar dhe jo në një rast. Mid’hat Frashëri ka gabuar në radhë të parë në vitin 1913, kur braktisi Ismail Qemalin dhe qeverinë e tij dhe u bashkua me Esat Pashë Toptanin. Që para pavarësisë e deri në 1923 ka shkruar disa herë me terma tepër të ashpra e plot akuza kundër Ismail Qemalit. Ai u tërhoq nga jeta aktive politike pas vitit 1926 dhe u mbyll në botën e tij kulturore e letraro-shkencore. Qëndroi neutral ndaj politikave të Ahmet Zogut kur e kaluara dhe formimi i tij nuk ia lejonin indiferencën dhe mbylljen në “kullën e fildishtë” të librarisë së tij famëmadhe. Mid’hat Frashëri gaboi në një moment historik kur njerëz si ai duhej t’i bashkoheshin rrymës së përgjithshme dhe aktive të antifashizmit. Ai u bë kryetari i Ballit Kombëtar, i një force që tradicionalisht duhej të përfaqësonte alternativën politike të djathtë shqiptare, aq sa ajo mund të ekzistonte si e tillë në rrethanat e Shqipërisë së kohës. Mid’hat Frashëri në formim ka qenë liberal, por nuk kishte vullnetin e fortë të veprimtarit politik konsekuent e në terren. Kjo e çoi në kompromise e bashkëpunim dhe me qeveritë kolaboracioniste. Ishte njeri intelektual që nuk rrezikonte të dilte jashtë komoditetit të kësaj jete dhe iu përshtat rrethanave të pushtimit për të ruajtur statusin e mirëqenien. Nacionalizmin e ruajti si trashëgimi familjare dhe më tepër e përdori si filozofi mbijetese dhe jo si flamur aksioni në luftën kundër fashizmit. Vlerat e tij të mëdha si dijetar, njeri i kulturës dhe i shkencës nuk ndikuan në orientimin e tij politik në vitet e luftës. Mid’hat Frashëri si politikan e kryetar i Ballit Kombëtar është një hije e Mid’hat Frashërit si albanolog, bibliofil e antikuarist. Vorbulla e kolaboracionizmit e komprometoi./Panorama/

Tags: bashkëpunoifashizminfigurëme dritë-hijeMithat FrasheriPaskal Milo

TË LIDHURA

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet
Aktualitet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Profesor italian që kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni tentoi të vetëvritej
Aktualitet

Profesor italian që kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni tentoi të vetëvritej

20:43 | 02/06/2025
Kërkesat për apartamente bien, ndërtuesit pesimistë ngadalësojnë ritmin
Aktualitet

Kërkesat për apartamente bien, ndërtuesit pesimistë ngadalësojnë ritmin

19:29 | 02/06/2025
Next Post
Conte i përgjigjet komentit të Sergio Ramos: Është si puna e ‘rrobaqepësit”

Conte i përgjigjet komentit të Sergio Ramos: Është si puna e ‘rrobaqepësit”

“Kam parandjenjë të keqe”, Edison ‘faqedjeguri’ e kuptoi që po e ndiqnin. Ja telefonata e fundit

“Kam parandjenjë të keqe”, Edison ‘faqedjeguri’ e kuptoi që po e ndiqnin. Ja telefonata e fundit

Astiri/ Gazetari i përmend Veliajt SHBA-të: Nxirrni ligjin e armëve

Astiri/ Gazetari i përmend Veliajt SHBA-të: Nxirrni ligjin e armëve

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”
Showbizz

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”

by mirseda
23:08 | 02/06/2025
0

Xheneta Fetahu, tashmë e njohur edhe si opinioniste në emisionin “E Diell” në Top Channel, ka ndarë...

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

23:00 | 02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

21:44 | 02/06/2025
Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

21:10 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com