Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Pasi ta qëllosh, merri makinën”/ Arrestohet maturanti që do të kryente vrasjen me pagesë

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
“Pasi ta qëllosh, merri makinën”/ Arrestohet maturanti që do të kryente vrasjen me pagesë

Policia e Lezhës ka parandaluar një vrasje me pagesë, që ishte planifikuar nga një 43-vjeçar nga fshati Shënkoll, duke vënë në pranga ekzekutorin dhe personin që i kishte ofruar para për realizimin e krimit.

Burime zyrtare të Policisë thanë se është arrestuar një 18- vjeçar nga Gramshi e banues në Elbasan, si i dyshuar për kryerjen e vrasjes, si dhe personi që dyshohet të jetë porositësi. Burime nga grupi hetimor thanë se adoleshentit me iniciale S.H. i ishin premtuar 5 mijë euro nga shtetasi M.K. për të vrarë një person nga fshati Rrilë i Lezhës, si dhe për t’i grabitur edhe një fuoristradë që ai kishte në përdorim. Megjithëse nga të dhënat e para dukej si një plan për grabitje, burime nga grupi hetimor thanë se qëllimi nuk ishte makina, por plagosja ose vrasja e shtetasit nga fshati Rrilë, pasi dyshohet se porositësi ka pasur një konflikt të mëparshëm me të.

MATURANTI

Adoleshenti i arrestuar në Lezhë, të cilit i ishin premtuar 5 mijë euro për vrasjen e një personi, ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie”. Kjo masë ishte dhënë nga Gjykata e Elbasanit për 18-vjeçarin S.H. nga Gramshi, i arrestuar pak kohë më parë për një vjedhje me armë. Megjithatë, Gjykata kishte bërë një lëshim për të, duke qenë se ishte maturant dhe për t’i dhënë që të ndiqte shkollën, e kishte lejuar që të dilte nga shtëpia nga ora 08:00 deri në orën 13:00. Kjo rrethanë lehtësuese ishte dhënë nga Gjykata, që adoleshenti të mos pengohej në ndjekjen e studimeve. Megjithatë, ai duket se e ka shfrytëzuar për të vazhduar aktivitetin e tij kriminal. Ende nuk dihet se si mund të jetë kontaktuar 18- vjeçari nga shtetasi M.K. nga Shënkolli, megjithatë burimet thanë se nga të dhënat e siguruara në rrugë operative, rezulton se ata kanë komunikuar për realizmin e vrasjes 2 ditë para arrestimit.

OPERACIONI

Policia e Lezhës njoftoi dje se është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Porosia”, duke u parandaluar një ngjarje e rëndë kriminale. Sipas të dhënave, është parandaluar një tentativë për vrasjen e një personi dhe grabitja e makinës së tij. Gjatë operacionit janë sekuestruar mjetet që do shërbenin për krimin, një armë zjarri, municion luftarak, maska e doreza dhe sende të tjera që do përdoreshin nga autorët. Në pranga kanë rënë dy autorët e dyshuar, njëri prej tyre me masë sigurie “Arrest në banesë”, për vjedhje me armë. Më datë 30.03.2019, strukturat e Komisariatit te Policisë Lezhë, falë marrjes në kohë të informacionit për një ngjarje të rëndë kriminale që do të ndodhte gjatë natës në fshatin Rrilë, menjëherë kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Porosia”.

Policia tha se pas një pune të mirëorganizuar dhe ndërhyrjes së guximshme të agjentëve të Policisë Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve S.H., 18 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Elbasan dhe M.K., 43 vjeç, me banim në fshatin Shënkoll të Njësisë Administrative Shënkoll.

POROSIA

Sipas Policisë, shtetasi S.H. ishte porositur nga shtetasi M.K. më datë 30.03.2019, që gjatë orëve të vona të natës të qëllonte me armë zjarri në drejtim të një shtetasi me banim në fshatin Rrilë të Bashkisë Lezhë. Për arsye hetimi, policia nuk bëri të ditura gjeneralitetet e tij. Pasi ta kishte qëlluar, ai ishte porositur që t’i merrte automjetin në oborrin e banesës së tij për t’u larguar.

Në përfundim të të gjithë punës, personi që e kishte porositur i kishte premtuar 18- vjeçarit shumën prej 5 mijë eurosh. “Falë m01arrjes në kohë të informacionit si dhe zhvillimit të operacionit ‘Porosia’, rreth orës 20:00, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Lezhë është kapur në flagrancë shtetasi S.H., në fshatin Rrilë të Njësisë Administrative Shënkoll, në afërsi të një dyqani ushqimor me një armë zjarri automatik kallashnikov”, tha zyrtarisht Policia. Dy të arrestuarit akuzohen për “Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, në ngarkim të shtetasit M. K., ndërsa “Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”, në ngarkim të shtetasit S.H.. /Panorama

Tags: arrestohetKryentemakinënMaturantimerripageseqëlloshvrasjen

TË LIDHURA

113-vjetori i Pavarësisë — Spiropali: Përkushtimi ndaj integrimit europian mbetet i palëkundur
Politikë

113-vjetori i Pavarësisë — Spiropali: Përkushtimi ndaj integrimit europian mbetet i palëkundur

18:51 | 28/11/2025
Ben Blushi në Ditën e Pavarësisë: “Otomanizmi, sëmundja jonë më e madhe.”
Politikë

Ben Blushi në Ditën e Pavarësisë: “Otomanizmi, sëmundja jonë më e madhe.”

18:06 | 28/11/2025
Nis në Korçë fushata për të mbrojtur të drejtat e vajzave: Jo martesa të hershme
Aktualitet

Nis në Korçë fushata për të mbrojtur të drejtat e vajzave: Jo martesa të hershme

18:02 | 28/11/2025
Next Post
“Shërbim të ri shëndetësor falas për dritën e syve”, Rama jep lajmin e mirë për të moshuarit

“Shërbim të ri shëndetësor falas për dritën e syve”, Rama jep lajmin e mirë për të moshuarit

Ramasutra

Ramasutra

Fitoi çmimin Grammy, qëllohet për vdekje reperi 33-vjeçar

Fitoi çmimin Grammy, qëllohet për vdekje reperi 33-vjeçar







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare
Bota

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

by mirseda
20:01 | 28/11/2025
0

Agjencitë shtetërore të lajmeve raportuan se Roskomnadzor, organi mbikëqyrës i komunikimeve në Rusi, ka kërcënuar të bllokojë...

I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

19:57 | 28/11/2025
Brukseli thirrje Kievit: Dënoni zyrtarë e korruptuar nëse doni të anëtarësoheni në BE

Brukseli thirrje Kievit: Dënoni zyrtarë e korruptuar nëse doni të anëtarësoheni në BE

19:53 | 28/11/2025
Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj

Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj

19:41 | 28/11/2025
Liderët europianë ironizojnë takimin Orbán-Putin: Do ketë “sukses” si herën e kaluar!

Liderët europianë ironizojnë takimin Orbán-Putin: Do ketë “sukses” si herën e kaluar!

19:31 | 28/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com