Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Pas Valbonës, Rama gllabëron edhe Kanionet e Osumit

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Pas Valbonës, Rama gllabëron edhe Kanionet e Osumit

Pas ndërtimit të HEC-eve në vendin turistik të Valbonës, duket se projekte të reja priten të dalin në dritë dhe kësaj radhe “viktimë “e HEC-eve do të jenë kanionet në jug të vendit.

Një koncesion i mbajtur i fshehtë për disa vjet kërcënon të shkatërrojë një nga atraksionet më të bukura turistike të Shqipërisë, Kanionet e Osumit. Top Channel publikon dokumentet ekskluzive që tregojnë se Qeveria ka miratuar pa zhurmë ndërtimin e dy hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit, çka sipas ekspertëve do të kishte pasoja shkatërruese për mjedisin. Në fakt, projekti për të ndërtuar hidrocentral mbi Lumin Osum daton që në vitin 2013. Një javë para se të largohej nga detyra, saktësisht në datën 6 shtator 2013, ish-qeveria e Partisë Demokratike ka miratuar kontratën koncesionare për ndërtimin e dy hidrocentrave Bigas dhe Veleshnje.

Por, me ndërrimin e Qeverisë projekti u ndalua. Në atë kohë Edi Rama e quajti marrëzi ndërtimin e hidrocentraleve pa kriter, veçanërisht në zonat e mbrojtura, duke akuzuar paraardhësin e tij Sali Berisha për korrupsion. Por sic rezultoi më vonë, shumica e koncesioneve u konfirmuan, madje dhe ato për të cilat qeveria u zotua se do t’i anulonte.

Kjo ka ndodhur edhe me dy hidrocentralet në Kanionet e Osumit. Pas pezullimit në vitin 2013, Ministria e Energjisë jo vetëm që nuk e ka anuluar koncesionin, por ka vazhduar procedurat për ndryshimin dhe miratimin e një kontratë të re edhe më të madhe me kompaninë HP-Bigas-Veleshnje Energy, me administrator Alban Feta.

Në maj të vitit 2016, Ministria e Energjisë ka miratuar kontratën e re ku fuqia e hidrocentralit Bigas-Veleshnjë rritet nga 0.5 mega në 1.2 mega. Gjithçka është zhvilluar në mënyrë të fshehtë larg syve të publikut, pavarësisht se për këtë projekt ka patur kundërshti të forta edhe brenda vetë qeverisë dhe autoriteteve shtetërore.

Në mars të vitit të kaluar, ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta aktualisht President, i është drejtuar Kryeministrit Rama, Ministrit të Energjisë dhe ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka që të anulojnë projektin. Por qeveria nuk është tërhequr.

Më 12 dhjetor të vitit të kaluar, Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga Kryeministri Rama ka miratuar edhe aktin e fundit që i hap rrugën ndërtimit të HEC-eve, lejen e ndërtimit.

Ky akt nuk ka patur mbështetjen e gjithë Qeverisë. Në datën 10 janar të këtij viti, ministri i Turizmit, Blendi Klosi i është drejtuar zyrtarisht ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri që të anulojë koncesionet për HEC-et mbi Osum, pasi sipas tij, kontrata ka parregullsi ligjore dhe efekte shkatërruese për zonën, e cila gëzon statusin më të lartë të mbrojtjes mjedisore, atë të Monumentit të Natyrës.

Koncesioni i fundit i hidrocentraleve mbi Osum tregon se shkatërrimi i mjedisit nga digat vazhdon me të njëjtin ritëm, edhe pse në krye të Qeverisë qëndron një Kryeministër që ndërtimin e HEC-eve në zonat e mbrojtura e quajti barbari. Këtë herë me firmën e Edi Ramës, viktima e radhës e barbarisë është zona e fundit e mbetur e paprekur nga epidemia e hidrocentraleve, kanionet e Lumit Osum, të cilat përveçse një nga atraksionet më të bukura turistike të vendit janë shndërruar në gjenerator për zhvillimin e ekonomisë së zonës, duke nxitur hapjen e shumë bizneseve lokale.

Tags: KanionetOsumitpasramaValbones

TË LIDHURA

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit
Politikë

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel
Kryesore

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
I vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Bardhi: Të paktën nuk ka njerëz të lënduar
Politikë

I vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Bardhi: Të paktën nuk ka njerëz të lënduar

21:27 | 28/02/2026
Next Post
Skuadra kuqezi mbërrin në Fshatin Olimpik

Skuadra kuqezi mbërrin në Fshatin Olimpik

Integrimi, si çorodisin mediet shqiptare publikun

Integrimi, si çorodisin mediet shqiptare publikun

Zgjedhjet në FSHF/Ja si Duka manipuloi raportet e UEFA-s

Zgjedhjet në FSHF/Ja si Duka manipuloi raportet e UEFA-s







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët
Bota

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

by mirseda
23:32 | 28/02/2026
0

Pamjet të reja janë publikuar nga sulmet në aeroportin e Dubait. Siç shihet edhe nga pamjet pas...

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com