Një burrë nga Mati, ka rënë në prangat e policisë së Burrelit këtë të shtunë, pasi ka kërcënuar një femër pas sherrit në rrugë. Sipas bluve, ai në gjendje të dehur ka marrë makinën dhe pasi policia ka tentuar ta ndalë për shkak të shpejtësisë, ai ka shkaktuar një aksident.
NJOFTIMI NGA POLICIA BURREL
Kanos për motive të dobëta një shtetase, si dhe duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur përplaset me një tjetër automjet
Arrestohet në flagrancë nga Policia
Nga Shërbimet e Policisë Rrugore në D.V.P.Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi :
Shkëlqim Milkurti, 48 vjeç, banues në Lis, Mat, (i dënuar më parë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”).
Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobëta në qytetin e Burrelit ka kanosur shtetasen L.B, dhe më pas ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij tip ‘Mitsubishi’, në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar por është larguar me shpejtësi dhe për pasojë është përplasur me një automjet tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin Y.P, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, ”Mosbindje ndaj urdhërit të Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosje”, parashikuar nga nenet 291, 242 e 84 të Kodit Penal.