Pas reshjeve intensive të rëna dje në të gjithë territorin e vendit, duket se sot moti do të na buzëqeshë. Ndonëse nuk do të mungojnë reshjet, temperaturat do të jenë sërish të larta.
Paraditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në zonat Perëndimore, por vranësira të shpeshta do ketë ekstremi Verior dhe gjithë zonat Lindore. Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat në zonat malore, duke sjellë shira afatshkurtër në Lindje dhe Juglindje.
Mbrëmja dhe orët e natës sjellin mbi Shqipëri, kthjellime dhe vranësira kalimtare. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe orët e mesditës, duke variuar nga 12-32°C.
Era do fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 52 km/h nga Veriu-Veriperëndimi, ndërsa në det dallgëzimi ngjitet 3 ballë.