Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Pas Prishtinës, “Port të Thatë” edhe në Strugë! Rama: Kemi shumë për të bërë bashkë!

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pas Prishtinës, “Port të Thatë” edhe në Strugë! Rama: Kemi shumë për të bërë bashkë!

Mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut po mbahet në Shkup. Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare nga homologu i tij, Dimitar Kovaçevski. Janë rreth 20 marrëveshje dhe memorandume që prekin çështjen e integrimit të BE, krijimin e task-forcave të përbashkëta të sigurisë, implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë. Gjithashtu janë përfshirë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, energjisë, arsimit dhe dixhitalizimit.

Në mbledhjen e përbashkët mes 2 qeverive, kryeministri Edi Rama tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shumë sfida, prandaj është më e mira që kjo të kalohet së bashku me njëri-tjetrin e jo vetëm.

“Lufta për të gjunjëzuar perëndimin, NATO dhe të gjitha vendet në perëndim të Rusisë, pjesë e të cilit jemi ne, lufta nuk ka ardhur me bomba e as me dëbime njerëzish, por me rritje çmimesh, dhe është gjithnjë e më e qartë që s’ka asnjë rrugë tjetër, përballimi me sfidat e kësaj kohe dhe vështirësitë e tejskajshme, që kjo kohë ka sjellë dhe adaptimit me një situatë ku ne jemi shumë të vegjël për të qëndruar me kurriz me njëri-tjetrin. Kemi shumë për të bërë me njëri-tjetrin”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se Bashkimi Europian duhet të përfshijë më shumë vendet e Ballkanit në “luftën” kundër rritjes së çmimeve apo edhe inflacionit. “Kjo mbledhje është edhe në aspektin e përpjekjeve tona të përbashkëta për t’u bërë pjesë e BE, sepse e kemi kapërcyer hendekun e madh dhe torturues mes të qenit gati për të hapur bisedimet dhe refuzimit të vazhdueshëm nga ana e BE-së. Sot të dyja vendet kanë celur procesin e negociatave dhe kanë hedhur një hap shumë para, në 6 dhjetor do të mbahet samiti i BE me Ballkanin Perëndimor dhe do jemi së bashku me të gjitha dëshirat, problemet dhe sfidat tona që janë gjithnjë e më të njëjta me ato të BE dhe është koha për të projektuar të ardhmen duke kërkuar së bashku nga BE që të na përfshijë gjithnjë e më shumë në përpjekjen e organizuar për t’i rezistuar rritjes së çmimit qoftë edhe inflacionit”, tha kryeministri Edi Rama.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka prezantuar në mbledhjen ndërqeveritare tre propozime projektesh për dy vendet.

Tre propozimet janë hapja e një pikë të re kufitare mes dy vendeve, lidhja e dy vendeve me hekurudhë Shkup-Durrës si dhe krijimi i një “Porti të Thatë” në Strugë që do t’i japë Maqedonisë së Veriut, “dalje në det.”

Ndërsa prezantonte propozimet, Grubi shpjegoi se për caktimin e vendkalimit të ri do të ngrihet një Komision i përbashkët ekspertësh, që do të përcaktojë vendodhjen dhe çdo aspekt tjetër deri te çështjet ligjore.

Pritet që pika e re kufitare të jetë diku pranë Qafë Thanës, me qëllim uljen e kostove të ndërtimit të autostradës që do të lidhë dy vendet.

Propozimi i dytë është krijimi i një lidhje hekurudhore mes dy vendeve, linja do të jetë Shkup-Durrës. Propozimi i tretë është ngritja e një “Porti të Thatë” në Strugë, që do t’i mundësojë Maqedonisë së Veriut “dalje” në portet shqiptare.

“Me anë të “Portit të Thatë” në Strugë që do të përdoret për ngarkesat që vijnë nga porti i Durrësit, në Porto Romano, duke siguruar qasjen e një vendi pa det në portin e Durrësit, vetëm në këtë mënyrë zhvillohen marrëdhëniet vëllazërore,” tha Grubi.

Tags: Port te ThateramaStruge

TË LIDHURA

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

22:18 | 21/01/2026
Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka
Politikë

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë
Aktualitet

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Next Post
Sllovenia zgjedh presidenten e parë grua

Sllovenia zgjedh presidenten e parë grua

Arrestime të shumta pas sulmit të rëndë në Stamboll

Arrestime të shumta pas sulmit të rëndë në Stamboll

Gjente vajza të bukura dhe i prostituonte në Itali, pranga “tullacit” shqiptar

Gjente vajza të bukura dhe i prostituonte në Itali, pranga “tullacit” shqiptar







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
22:18 | 21/01/2026
0

Të enjten Parlamenti do diskutojë dhe votojë edhe kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes...

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com