Pas fitores së thellë në zgjedhjet e së dielës, mediat kosovare kanë publikuar pasurinë e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Kurti jeton në një banesë, e cila është në pronësi të bashkëshortes së tij me vlerë 400 mijë euro.
Ai nuk zotëron as makinë dhe as toka. Ndërkohë, Albin Kurti ka vetëm 934 euro në bankë, ndërsa bashkëshortja e tij ka 242 mijë e 224 euro borxh.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje renditet partia e parë me 48,17 për qind apo mbi 374 mijë vota.
Partia e dytë, Partia Demokratike e Kosovës ka 17,35 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,18 për qind. Në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.42 për qind.
Në këto zgjedhje morën pjesë mbi 47 për qind e votuesve. Të drejtë vote kishin mbi 1.7 milion qytetarë. Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja të veçanta.