Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pas Brexit, shenjat në Europë janë për stuhi

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Pas Brexit, shenjat në Europë janë për stuhi

“Nëse më duhet të bëj luftë, atëherë të lutem kundër një koalicioni”, citohet të ketë thënë Napoleoni. Vërtet që Europa ishte e bashkuar kundër Francës, por fuqitë europiane të atëhershme mund të nxiteshin shpejt kundër njëra-tjetrës dhe binin kështu si gurë dominoje.

Sa e kuptueshme të duket kjo, bilanci i perandorit francez në rastin e Brexit, qëndron kokëposhtë. Mbretëria fleksibël si një makineri e vajosur mirë megjithë strukturat qindravjeçare vendimmarrëse, me parlamentarizmin tepër eficient e model në botë rrezikon të shpërbëhet mjerisht. “Koalicioni” përballë , pra Bashkimi Europian përkundrazi, që e ka vështirë të gjejë vullnetin e përbashkët, qëndron burrërisht në këmbë. Pavarësisht sa shumë grindje ka për planet e reformave në BE, pavarësisht sa shumë përballen krerët e shteteve dhe qeverive të BE për të gjetur një kompromis, kur vjen puna tek kushtet e largimit të Britanisë së Madhe nga BE mes 27 shteteve anëtare ka unitet të plotë.

Ky ndryshim rolesh sigurisht është arsye për pak optimizëm: me sa duket në 200 vitet e fundit diçka ka ndryshuar. Por të presësh që tani që kalojë një erë e re nëpër kontinent, e cila i tremb edhe euroskpetikët nga shembulli i keq i Brexit, do të thotë të shpresosh shumë.

Kritikët në Lindje të BE-së nuk e mbajnë syrin nga dalja, siç mund të lihet të kuptohet nganjëherë; Përkundrazi, në Poloni, ku qeveria e saj e djathtë grindet më së shumti tani me Brukselin, 75% e qytetarëve duan të qëndrojnë në BE, një nga vlerat më të larta në Europë. Katër nga 5 hungarezë në vendin e Viktor Orbanit, janë të bindur, që anëtarësia sjell më shumë avantazhe se disavatanzhe. Madje edhe mes çekëve më euroskeptikë, dyfish më shumë duan që të qëndrojnë në BE.

Lindja dhe euroskeptikët

Por as kjo nuk është arsye për shumë optimizëm në të ardhmen. Shumica e europianolindorëve kanë parasysh një Bashkim tjetër Europian, ndryshe nga ai që e mendojnë francezët, gjermanët, spanjollët apo italianët. Kombet e tyre, ndryshe nga ato perëndimore janë krijuar me luftë kundër një pushteti qendror në Vjenë, Shën Peterburg apo Stamboll – si parti që duhet të fitonin kundër partive të tjera. Pak a shumë kështu ishte organizuar edhe Pakti i Varshavës. Vendimet e rëndësishme merreshin në Moskë. Detyra e elitës vendase ishte të nxirrte sa më shumë përfitim për vendin e vet.

Qëllimi i euroskeptikëve nuk është sovranitet kombëtar i pakufishëm. Në një botë gjithnjë e më të pasigurtë po kuptohet, se me premtimin e pavarësisë plotë përfytyrohet edhe një lloj izolimi, po të kujtosh se vendet në Lindje të kontinentit janë me shumicë vende të vogla. Ndoshta kujtohen edhe këtu kohët e dikurshme më të mira, kur gjoja mund të vendosje tërësisht i pavarur dhe se nuk duhej të merrje parasysh askënd, por realisht kohë të tilla nuk kanë ekzistuar kurrë në Europën Lindore. Kështu për shembull ndryshe nga britanikët, nuk ke se çfarë kujton, megjithëse edhe vetë trashëgimtarët e Empire, po e kuptojnë, se sovraniteti në epokën e globalizimit, nuk është më ai që ishte, dhe se asnjë kryeministër vendi, sado i mençur të jetë nuk e fshin dot me shkop magjik një krizë ekonomike.

Kështu Brexit po forcon unitetin e Bashkimit Europian, ose të paktën nuk po e sfidon atë. Nëse bëhet fjalë për hapin tjetër, thellimin, zhvillimin e mëtejshëm në një union ekonomik dhe agrar, për institucione të përbashkëta, politika dhe opinioni publik në vendet më të mëdha e më të fuqishme europianolindore bëhen skeptikë; vetëm sllovakët, letonezët, estonezët bëjnë përjashtim këtu. Synimi është që BE të mos ketë pushtet formësimi. Kjo shpjegon edhe atë, pse në luftën për postet kryesore në BE në qershor, asnjë vend europianolindor nuk nxorri ndonjë kandidaturë.

BE nuk shihet si ekip i përbashkët por shesh loje

Shumica e europianolindorëve nuk e përfytyrojnë Europën si një ekip të përbashkët, por si një shesh loje. Nëse njëri, si tani britanikët, largohet nga fusha, nuk mungon një lojtar, por është një konkurrent më pak në lojë.

Ky përfytyrim për BE duhet të bëjë që të bien sirenat e alarmit. Ai është i përshtatshëm, të ndezë konkurrencën për burimet e ndryshme e me këtë të forcojë jo drejtpërdrejt forcat cetrifugale. Nëse Lindja qëndron në BE, kjo nuk do të thotë, se askush nuk ikën. Në jug të Europës, për shembull, në Itali frika nga një veprim i veçuar kombëtar është më e vogël, se në Lindje. Detyrohen të shtyhen mënjanë vendet përgjatë Mesdheut në konkurrencën e përgjithshme, atëherë në BE do të plasë një konflikt i ri në aksin Veri-Jug. Ata që ndjehen të humbur nga bashkimi i Europës nuk janë në Lindje të saj, por gjenden më shumë shumë Itali dhe Greqi. Për një Europë të epokës post-Brexit, këto nuk janë perspektiva shumë optimiste. Se sa re mund të mblidhen, kjo do të duket në luftën për shpërndarjen e buxhetit, një kuadër financiar disavjeçar dhe në kërkimin e miliardave që do të mungojnë pas largimit të britanikëve. Një erë e re nëpër kontinent nuk ka për të kaluar. Shenjat janë më shumë për stuhi./DW

Tags: Brexiteuroskeptikëtevropashesh loje

TË LIDHURA

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore
Bota

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

20:02 | 02/08/2025
Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake
Bota

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

08:43 | 02/08/2025
Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj
Rajoni

Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

08:38 | 02/08/2025
Next Post
Goditi turistët spanjollë, policia arreston pronarin e lokalit

Përleshje mes taksistëve në Vlorë, goditet me kaçavidë 44-vjeçari

Video/Policia ndëshkon 67 drejtues mjetesh gjatë 48 orëve

Video/Policia ndëshkon 67 drejtues mjetesh gjatë 48 orëve

Arrestimi i ish-drejtorit në Gjirokastër/ LSI: Palo kryetar, është sajuar një histori e turpshme

Arrestimi i ish-drejtorit në Gjirokastër/ LSI: Palo kryetar, është sajuar një histori e turpshme

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025




TË FUNDIT

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar
Aktualitet

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

by mirseda
23:04 | 02/08/2025
0

Ngjarja ndodhi orët e vona të mbrëmjes së sotme te rrethrrotullimi i Skeles. Krimi dyshohet se ka...

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë! Makina përplas këmbësorin

22:40 | 02/08/2025
Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

20:02 | 02/08/2025
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com