Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pas Berishës, Drejtësia duhet të kapi trenin e duhur

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Triumfi i të këqijve dhe tollovia e politikës

Nga: Ben Andoni

Sistemi i Drejtësisë shqiptare megjithëse u pengua qysh në fillimet e veta dhe pastaj mori bekimin e detyruar të 140 ligjvënësve shqiptarë, prej pak orësh, ka marrë verdiktin e hidhur të Departamentit të Shtetit për një nga figurat kryesore të historisë shqiptare të periudhës demokratike.

Sali Berisha nuk është më ish-shtetari mitik për sytë e një pjese jo të vogël të shqiptarëve por simboli i përmbushjes së një akuze të rëndë për të cilën tashmë e ka vendin Drejtësia shqiptare të shprehet. Ashtu si ka ndodhur në vendin tonë edhe në fusha të tjera ka regjistra të ndryshme të funksionimit të pushteteve ose ta themi më shumë se: ato vihen në veprim nga vullnete të jashtme sesa përbrenda fushave respektive.

Veçse gjykimi i stërgjatë i ish-kryeprokurorit Llalla, dënuar vetëm sëfundmi nga Drejtësia shqiptare, tregon se rrënjët e të keqes janë të thella ashtu si fuqia e Drejtësisë me të gjithë resurset e veta është ende e pakët. Në media tashmë aludohet se ndalimi i Llallës ndodhi ngaqë nuk donte të arrestonte një nga politikanët më të njohur të vendit (Meta), por me sa duket mungesa e vullnetit dhe mbi të gjitha përmendja e mungesës së provave është dhe do mbetet një argument jo i pakët dhe në të ardhmen për institucionet. Kjo është edhe më e keqja në Shqipëri se të gjithë i dinë gjërat por askush nuk mund të provojë, kur i kërkohet.

E para sepse mungon dimensioni moral i gjërave, kur një i akuzuar e ngrin pozitën e tij para akuzave serioze dhe jep përgjigje të argumentuar; ndërsa e dyta është se vendi ynë mbetet me një shkallë informaliteti të tillë, ku provat janë nga gjërat më të pakëta që mund të mblidhen ashtu si duhen pasi edhe respekti për institucionin e shtetit është ende i pakët. Këtë e kupton nga mënyra sesi lirohen shumë personazhe nga paraburgimi, për mungesa provash (!), kurse për personalitete të tilla si Berisha për mungesa totale të provave, pasi është e vështirë të provohet firma, që zakonisht vendoset nga të dytë apo të tretë apo skemat janë të tilla, saqë realisht duhet një profesionalizëm i lartë të vendosë pikat mbi “i”. J

a pse sot, Berisha mbrohet me mungesën e provave nga autoritetet amerikane paçka se e di që Departamenti i Shtetit nuk jep si dëshmi prova të tilla porse vendimi i Institucionit është ndërmarrë pas një shqyrtimi të gjatë dhe të kujdesshëm me një proces kontrolli dhe identifikimi të thellë.

E dhimbshme është se sot për shkak të apatisë ende të Sistemit të Drejtësisë, politika ende nuk ka frikë ashtu si keqbërësit e shumtë, veçse “non grata” për Berishën apo dënimi për ish-kryeprokurorin janë shenja, që procesi nuk mund të ndalet. Qoftë edhe nga inercia e lëvizjes së marrë. Drejtësia, thjesht duhet të kuptojë se i mbetet të kapë sa më parë trenin e duhur, atë që e çon Shqipërinë në familjen e vendeve demokratike.

Tags: ben andoniopinionsali berisha

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
U shpall ”non grata”/ Berisha padit për shpifje sekretarin e SHBA-ve

U shpall ''non grata''/ Berisha padit për shpifje sekretarin e SHBA-ve

Berisha nuk lë mandatin: SHBA i gjeti provat në zyrën e Ramës

Berisha nuk lë mandatin: SHBA i gjeti provat në zyrën e Ramës

Nostalgji futbolli/ Iker Kasijas, Reali e priste në aeroport, portieri në klasë

Nostalgji futbolli/ Iker Kasijas, Reali e priste në aeroport, portieri në klasë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com