Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pas arrestimit të Gjuriç, Rusia ndërhyn në mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Pas arrestimit të Gjuriç, Rusia ndërhyn në mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë

Rusia ka ndërhyrë në mosmarrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë, të cilat për hir të së vërtetës kanë rritje tensionesh pas arrestimit të politikanit serb në Kosovë.

Serbët e Kosovës vendosën bllokada në rrugë, në qytetin e ndarë të Mitrovicës, për të monitoruar qasjen në territorin e dominuar nga serbët, dhe politikanët serbë u tërhoqën nga qeveria e Kosovës dhe kërcënuan me formimin e administratave të tyre lokale përgjatë Kosovës ku jeton pakica serbe, raporton “The Washington Post”.

E ndërsa nga ana tjetër, Shefja e Politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, bëri një udhëtim urgjent në Beograd për të biseduar me Presidentin e Serbisë në tentim për të parandaluar krizën e thellë. Zyra e presidentit Aleksandar Vuçiç në një deklaratë për media tha se Mogherini është pajtuar për të gjetur “mënyra të reja” për të zgjidhur problemet mes Kosovës dhe Serbisë paqësisht.

Mogherini nuk komentoi menjëherë, por në deklaratë theksohet se ajo ka thënë se “ajo çfarë ndodhi nuk duhet të përsëritet”.

“Bashkimi Evropian pret që paqja të ruhet me qetësi e përmbajtje”, ka thënë Mogherini sipas deklaratës.

Në ndërkohë, ministria e Jashtme ruse lëshoi një deklaratë me fjalë të ashpra, duke akuzuar BE-në dhe SHBA-në se po dëshirojnë “të shtypin ashpër” përpjekjet e serbëve të Kosovës për të “ruajtur interesat e tyre legjitime”.

“Është krejtësisht e qartë se kosovarët (shqiptarët e Kosovës) gjithmonë ndjekin këshillat e patronëve të tyre amerikanë e evropianë, të cilët shkelin ligjin ndërkombëtar dhe veprojnë në bazë të arbitraritetit”, ka thënë MPJ ruse në një deklaratë të përcjellë nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”.

Përderisa Rusia mbështet pretendimet e Serbisë për ish-provincën e saj, SHBA dhe shumica e shteteve evropiane e kanë njohur pavarësinë e Kosovës një dekadë më parë. Rusia ka provuar të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan kryesisht përmes aleatit të saj tradicional sllav, Serbisë.

Këto zhvillime erdhën një ditë pasi Marko Gjuriç, shef i zyrës qeveritare serbe për Kosovën, u ndalua përkohësisht në qytetin e ndarë të Mitrovicës sepse hyri në vend pa lejen zyrtare të Kosovës. Policia e Kosovës të hënën përdori gaz lotsjellës dhe granata tronditëse për të shpërndarë protestuesit serbë në Mitrovicë.

Gjuriç tha se është rrahur gjatë kohës që ka qenë i ndaluar dhe se arrestimi i tij kishte për qëllim poshtërimin e serbëve në Kosovë si dhe, sipas tij, ishte një stërvitje për një përpjekje të mundshme nga Policia e Kosovës për të marrë veriun e Kosovës.

Tags: arrestimitGjuriçKosovësmidismosmarrëveshjetnderhynpasrusiaserbise

TË LIDHURA

Mrekulli në tragjedinë e Lisbonës, 3-vjeçari shpëtohet nga rrënojat e tramit
Bota

Mrekulli në tragjedinë e Lisbonës, 3-vjeçari shpëtohet nga rrënojat e tramit

10:11 | 05/09/2025
Shpërthen Ebola në Kongo, raportohet për 15 të vdekur
Bota

Shpërthen Ebola në Kongo, raportohet për 15 të vdekur

09:39 | 05/09/2025
“Të lutem eja në Moskë”, Putin fton Zelenskyn në Rusi: Do jesh i sigurt
Bota

“Të lutem eja në Moskë”, Putin fton Zelenskyn në Rusi: Do jesh i sigurt

09:13 | 05/09/2025
Next Post
Kush është trimi shqiptar, udhëhoqi arrestimin e Gjuriç

DASH reagon për arrestimin e Gjuriçit: Ruani qetësinë!

Ofronin seks virtual, arrestohen dy femra në Tiranë, ndërsa 40 vjeçarja…

Ofronin seks virtual, arrestohen dy femra në Tiranë, ndërsa 40 vjeçarja…

Çështja e Teatrit/“Mjerë populli, po erdhi Albana në pushtet”, sherr mes Vokshit dhe Kumbaros

Çështja e Teatrit/“Mjerë populli, po erdhi Albana në pushtet”, sherr mes Vokshit dhe Kumbaros

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025
Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

22:46 | 04/09/2025




TË FUNDIT

Kushtetuesja ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së Kosovës nga 5-30 shtatori
Kosovo

Kushtetuesja ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së Kosovës nga 5-30 shtatori

by mirseda
14:25 | 05/09/2025
0

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin...

15-vjeçarja nga Lushnja e zhdukur prej 6 ditësh, e ëma ngre alarmin në Polici

15-vjeçarja nga Lushnja e zhdukur prej 6 ditësh, e ëma ngre alarmin në Polici

14:11 | 05/09/2025
Kultivoi 98 bimë narkotike në Vaun e Dejës, e pëson 62-vjeçari.

Kultivoi 98 bimë narkotike në Vaun e Dejës, e pëson 62-vjeçari.

12:40 | 05/09/2025
Viti i ri shkollor, kreu i Rendit prezanton masat e sigurisë për nxënësit

Viti i ri shkollor, kreu i Rendit prezanton masat e sigurisë për nxënësit

11:44 | 05/09/2025
Shpërthen me tritol një biznes në Mitrovicë

Shpërthen me tritol një biznes në Mitrovicë

11:25 | 05/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com