Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Pas 3 dështime, Kryeministria shtyn afatin për gjyqtarin e Strasburgut

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Pas 3 dështime, Kryeministria shtyn afatin për gjyqtarin e Strasburgut

Kryeministria ka njoftuar sot shtyrjen deri në 16 Prill të afatit i pranimit të kandidaturave që qeveria shqiptare do të çojë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Sipas ligjit të funksionimit të kësaj gjykate, Shqipëria duhet të dërgoje tre emra, prej të cilëve do të zgjidhet një si përfaqësues i vendit tonë.

 Tre listat e mëparshme që ka dërguar qeveria shqiptare janë rrëzuar nga Strasburgu.

NJOFTIMI

PËR ZGJEDHJEN E GJYQTARIT TË SHQIPËRISË NË GJYKATËN EVROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT

(shtyhet afati i aplikimit, deri në datën 16 prill 2018)

Në funksion të pranimit të një numri sa më të lartë aplikimesh për pozicionin e gjyqtarit shqiptar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, afati i aplikimit shtyhet deri në datën 16 prill 2018.

Inkurajojmë të gjithë juristët që përmbushin kriteret e mëposhtme, të aplikojnë!

Këshilli i Evropës i ka kërkuar qeverisë shqiptare të paraqesë listën me propozime për tri kandidaturat më të përshtatshme për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ, i cili votohet nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Ky njoftim për aplikim bazohet në udhërrëfyesin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës CM (2012) 40-add, datë 29.3.2012. Mandati i gjyqtarit është për një afat prej 9 (nëntë) vjetësh dhe mbaron pas përfundimit të këtij afati ose kur ai/ajo arrin moshën 70 vjeç. Kandidatët, nëse zgjidhen, duhet të jenë në gjendje të mbajnë këtë detyrë për të paktën sa gjysmën e mandatit 9-vjeçar, para se të arrijnë moshën 70 vjeç.

Aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:

Të jetë shtetas shqiptar;

Të ketë arsim të lartë juridik;

Të ketë të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, nëpunës i nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës, kryesisht në fushën e të drejtave të njeriut. Përparësi do të kenë kandidatët me përvojë praktike në sistemin e drejtësisë;

Të mos ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit;

Të mos ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

Të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës;

Të ketë karakter të lartë moral, në përputhje me pikën 1, të nenit 21, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;

Të zotërojë një nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht ose frëngjisht), si dhe, së paku, të ketë njohuritë bazë të gjuhës tjetër. Do të konsiderohet përparësi zotërimi i të dyja gjuhëve zyrtare të Këshillit të Evropës.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë:

Kërkesë për aplikim;

Kopje e letërnjoftimit;

Curriculum Vitae në gjuhën shqipe dhe Curriculum Vitae të formatizuar sipas modelit në link-un e mëposhtëm, në një nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht ose frëngjisht):

http://assembly.coe.int/CommitteeDocs/2009/ModelCVEN.doc

Dokumente të diplomimit dhe të kualifikimeve shkencore;

Dokument që të provojë vjetërsinë në profesion;

Dokumente që provojnë njohjen dhe zotërimin e gjuhëve zyrtare të Këshillit të Evropës apo gjuhëve të tjera të huaja;

Vetëdeklarim që është person i padënuar/dënuar apo ndaj të cilit nuk janë dhënë masa sigurie apo dënim me vendim jopërfundimtar për kryerjen e krimeve, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;

Vetëdeklarim se interesat private nuk përmbajnë burime të paligjshme financiare, fshehje të pasurive, deklarime të rreme apo konflikt interesi;

Vetëdeklarim se nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

Vetëdeklarim se nuk është bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës;

(Deklarimi i rremë, përveç përgjegjësisë penale sipas ligjit, sjell përjashtimin nga çdo procedurë e mëtejshme.)

Dokumente të tjera në funksion të përmbushjes së kritereve të tjera plotësuese.

Duke marrë në konsideratë rëndësinë e integritetit profesional e moral, si dhe pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë shqiptare, por edhe të përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtarë gjyqësorë, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, aplikantët për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar (Vetting-ut), si më poshtë:

1.Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që mbajnë funksionet e parashikuara nga pikat 3 dhe 4 (fjalia e parë), të nenit 179/b, të Kushtetutës, rivlerësohen ex officio, nga institucionet e rivlerësimit;

 

2.Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ që vijnë nga radhët e ish-gjyqtarëve, ish-prokurorëve, ish-këshilltarëve ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet, do t’i nënshtrohen parimeve të pikës 3 të këtij njoftimi. Por, nëse dëshirojnë, mund të rivlerësohen nga institucionet e rivlerësimit, në përputhje me pikën 4 (fjalia e dytë), të nenit 179/b, të Kushtetutës;

 

3.Aplikantët e tjerë, profesionistë të së drejtës, që nuk përfshihen në kategoritë e përmendura në pikat 1 dhe 2, do t’u nënshtrohen parimeve që qëndrojnë në themel të procesit të rivlerësimit (Vetting-ut), të cilat lidhen me çështje të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe vlerësimit profesional, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.

Shënim:

Pas vlerësimit të dosjeve të aplikimit dhe përfundimit të procesit të rivlerësimit kalimtar, aplikantët do t’i nënshtrohen intervistës, ku një pjesë e pyetjeve do të jenë në një nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht ose frëngjisht).

Afati i dorëzimit të aplikimit, deri më 16 prill 2018.

Adresa:           Kryeministria

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, 1000

Tiranë, Shqipëri

 

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm

 

Tel.: 00355 4 22 77 401

Tags: afatindeshtimegjyqtarinkryeministriapasshtynStrasburgut

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Një incident me përplasje fizike ka ndodhur mes adoleshenteve në qendër të Tiranës.
Aktualitet

Një incident me përplasje fizike ka ndodhur mes adoleshenteve në qendër të Tiranës.

12:39 | 03/06/2025
Shkodër, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë
shendetesi

Shkodër, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë

12:09 | 03/06/2025
Next Post
Tërheqja e Llallës/Donald Lu: Largimi s’e shpëton nga përgjegjësitë penale

Kush është shqiptari që refuzoi Trump, e propozoi për pasardhës të Donald Lu

Video/ Te Semafori i “shkeljeve” në Tiranë, policia u bën pritë shoferëve

Video/ Te Semafori i “shkeljeve” në Tiranë, policia u bën pritë shoferëve

E ardhmja e ligjit 7501/ Zef Preçi: Pezullimi i tapive, i paligjshëm

E ardhmja e ligjit 7501/ Zef Preçi: Pezullimi i tapive, i paligjshëm

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Rrëfimi dramatik i ish-sulmuesit të Napolit: Babai vr*u nënën time, pastaj para syve të mi bëri…
Sport

Rrëfimi dramatik i ish-sulmuesit të Napolit: Babai vr*u nënën time, pastaj para syve të mi bëri…

by mirseda
12:55 | 03/06/2025
0

Ish-sulmuesi i Napolit, dy herë kampion i Italisë me Maradonën, Andrea Carnevale, që prej vitesh është skaut...

“airBaltic” nis fluturimet direkte nga Tirana drejt Talinit dhe Vilniusit

“airBaltic” nis fluturimet direkte nga Tirana drejt Talinit dhe Vilniusit

12:53 | 03/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Një incident me përplasje fizike ka ndodhur mes adoleshenteve në qendër të Tiranës.

Një incident me përplasje fizike ka ndodhur mes adoleshenteve në qendër të Tiranës.

12:39 | 03/06/2025
Shkodër, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë

Shkodër, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë

12:09 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com