Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Partizani për titull, Gega: Kukësi-Tirana? Do kërkoja humbjen e të dyjave

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Partizani për titull, Gega: Kukësi-Tirana? Do kërkoja humbjen e të dyjave

Skënder Gega shijon suksesin e produktit të tij. Ky Partizan fluturon dhe trajneri u ka injektuar lojtarëve atë ADN që ka pasur ai vetë tek Partizani i madh i viteve 80. Ndaj ka arsye të jetë i lumtur, ndonëse si gjithmonë, kërkon të shfaqet diplomat. Nesër luajnë Tirana dhe Kukësi, dhe i ngacmuar nga gazetarët se me cilën skuadër është tifoz në këtë 90 minutësh, Gega përgjigjet se preferon që të humbasin të dyja.

Pjesë e parë ku kundërshtari ishte agresiv, por në të dytën dolën cilësitë tuaja…

Loja është 90 minuta, në të parën ata treguan se ishin vendosur mirë. Patën agresivitet, erdhën këtu me synime, pas 2 ndeshjesh të mira. 90 minuta janë shumë, rëndësi ka që nuk u dëmtuam në të parën. Në të dytën, gjithçka foli për ne, edhe pse bëmë gabime.

Keni alternativa. Debutimi i Dukës?

Më vjen keq që u dëmtua Rexhepi, do na ndihmojë shumë. Këto janë plagët e ardhjeve të janarit. Janë deficit në përgatitjen fizike, por për fat të mirë kemi alternativa. Atanda është një lojtar që i bën dy pjesët, edhe stoli është plot. Uroj që kujt t’i jepet mundësia, ta kuptojë e ta shfrytëzojë. Dukën e njoh personalisht. Thuhet se është prurja ime, por e di sa profesionist është. Ai ka nevojë të rritet fizikisht. Do ingranohet shpejt, por është vetëm fillimi. Shpresoj t’i shërbejë grupit.

Skuadra është automatizuar. Ke 3 lojtarë, Mensah, Hebaj dhe Kardozo. 1 do luajë, 2 të tjerët mund të të sjellin probleme?

Asnjë nuk më sjell probleme. Nëse dikush e kupton që është profesionist, e di mirë. Partizani ka rregulla, edhe unë kam rregullat e mia. I trajtoj të gjithë njëlloj. Në bazë të kontributit, do luajnë. Është luks të kesh 3 lojtar, por të gjithë duhet ta kuptojnë që 11 luajnë. Pjesa tjetër, për aq minuta sa të jepen, duhet të japësh maksimumin. Kryesor është ekipi, jo vetja.

Ibrahimi kishte më shumë detyra mbrojtëse. Po Idrizaj, a mund të përdoret më shumë?

Idrizaj ka bërë 2 ndeshje, është zgjedhje e jona. E kemi mirëpritur në ekip, por sot nuk e aktivizuam. Jam i kënaqur për atë që Labi dha në fushë. Të gjithë kanë preferencat e veta, por në fund unë vendos. Idrizaj dhe Ibrahimi janë pjesë e fortë e ekipit, po ashtu edhe në krahët tjera. Kemi dhe 15 ndeshje. Do na duhen të gjithë.

Nesër Kukësi-Tirana, a jeni tifoz bardheblu për një ditë?

Unë jam tifoz i Partizanit. Nuk e kemi në dorë ecurinë e skuadrave të tjera. Edhe ne kemi ngecur. Nuk e di sa janë gëzuar kundërshtarët. Nëse Kukësi e meriton mund të fitojë. Asnjë ndeshje nuk është e lehtë. Janë ekipe që duhet të japin maksimumin në çdo ndeshje.  Tirana ka treguar futboll, por nëse do e kisha në dorë unë, do kërkoja humbjen e të dyjave (qesh). Por ne do të shikojmë ecurinë tonë dhe të fokusohemi te ekipi ynë. Të jem i sinqertë, edhe ne kemi ngecur në disa ndeshje dhe nuk e di nëse janë kënaqur rivalit.

Kampionati është i gjatë dhe asnjë ndeshje nuk është e lehtë. Diferencat mes skuadrave nuk janë të mëdha dhe çdo gjë mund të ndodhë. Presioni te ne është të ruajmë këtë ritëm dhe të mos bëjmë hapa fals. U bë kaq kohë që punojmë bashkë, lojtarët i dinë me sy mbyllur detyrat. Gjatë lojës ka gabime. Edhe kur bëjmë ndërrime nuk ndryshojmë mënyrën e lojës. Një dëmtim i vogël mund të na i ndryshojë gjërat, por ia lemë kohës. Do mundohemi të bëhemi gatshëm për ndeshjen ndaj Laçit.

Incidenti në Fushë-Krujë, a ishin tifozë të Partizanit ata që sulmuan Skënderbeun?

Unë isha një fushën e futbollit. Me gjithë respektin që kam, duhet të pyesni policinë e shtetit jo trajnerin.

Tags: dyjaveGega:humbjenkërkojaKukësi-Tiranapartizanititull

TË LIDHURA

Kombëtarja, flet Ajeti: Problemet e Serbisë nuk ndikojnë, të bashkuar mund të fitojmë
Sport

Kombëtarja, flet Ajeti: Problemet e Serbisë nuk ndikojnë, të bashkuar mund të fitojmë

20:13 | 10/10/2025
Gjest i shëmtuar nga serbët! Flamuri shqiptar mungon në stadiumin e Leskovcit
Sport

Gjest i shëmtuar nga serbët! Flamuri shqiptar mungon në stadiumin e Leskovcit

18:13 | 10/10/2025
Siguri e lartë në Leskovc, stadiumi i Kombëtares rrethohet nga policia
Sport

Siguri e lartë në Leskovc, stadiumi i Kombëtares rrethohet nga policia

18:11 | 10/10/2025
Next Post
Rekordi/ Lulzim Basha ka fluturuar 326 herë drejt në Holandës në 13 vite

Basha i ‘sinqertë’: Sistemi arsimor në ditë të zeza, por edhe ne kemi mëkatet tona

Ancelotti rikthen Hysajn titullar, Napoli ‘ngec’ në Firence (Notat)

Ancelotti rikthen Hysajn titullar, Napoli ‘ngec’ në Firence (Notat)

Vajza 6-vjeçare ‘gradohet’ oficere policie në Teksas, arsyeja do ju përlotë

Vajza 6-vjeçare 'gradohet' oficere policie në Teksas, arsyeja do ju përlotë







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër
Bota

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

by mirseda
22:37 | 10/10/2025
0

Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar Sébastien Lecornu-n në postin e kryeministrit të qeverisë franceze. Presidenti i...

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

22:34 | 10/10/2025
Raportuesi i BE-së dënon ashpër ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

Raportuesi i BE-së dënon ashpër ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

22:33 | 10/10/2025
Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

22:24 | 10/10/2025
Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën

Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën

22:19 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com