Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Partitë politike kundër emigrantëve po fitojnë terren në Evropë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Partitë politike kundër emigrantëve po fitojnë terren në Evropë

Çekët zgjodhën këtë fundjavë një kryeministër të ri, i cili tallet vazhdimisht me Bashkimin Evropian, dhe thotë se vendi i tij nuk duhet të pranojë asnjë refugjat. Gjermania sapo ka dërguar në parlament një parti radikale të ekstremit të djathtë, për herë të parë që nga koha e Adolf Hitlerit. Dhe austriakët fundjavën e kaluar, i dhanë Partisë së Lirisë e pozicionuar haptazi kundër emigrantëve, numrin më të madh të votave që nga viti 1999.

Këto 3 palë zgjedhje, janë vetëm të fundit në radhën e atyre që kanë tronditur rendin politik evropian, duke shënuar rritjen e populistëve kundër parisë. Partitë nacionaliste janë aktualisht kudo në rënie, nga Italia në Finlandë, duke shtuar frikën se kontinenti po kthehet kah llojeve të politikave, që çuan në katastrofë në gjysmën e parë të shekullit të kaluar.

Fërkimet në Evropë – një aleate tradicionale, dhe partnerja më e madhe tregtare e Shteteve të Bashkuara – mund të ndërlikojnë politikën e jashtme të SHBA-së, dëmtojnë korporatat amerikane dhe madje të krijojnë probleme për sigurinë kombëtare, teksa BE-ja po përpiqet të gjejë konsensus mbi çështjet që variojnë nga refugjatët, tregtia e lirë dhe kufijtë e brendshëm.

Ndërkohë, me çdo ‘bomba-hedhës’ të zgjedhur në qeveritë kombëtare apo në Parlamentin Evropian në Bruksel, perspektiva e arritjes së marrëveshjeve për zgjidhjen e problemeve reale që nxisin zellin populist, zvogëlohet ndjeshëm. Për shembull, zhvillimi i një politike të përbashkët për trajtimin e fluksit të azilkërkuesve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, do të jetë më i vështirë tani që Austria ka më shumë gjasa t’i bashkohet Hungarisë dhe Polonisë, dhe të lëvizë për t’i bllokuar ato. “Kur një vend mbyll kufijtë e tij, të tjerët bëjnë të njëjtën gjë, dhe ne të gjithë bëhemi humbës – tha të martën e shkuar nënpresidenti i Komisionit Evropian, Jyrki Katainen, gjatë një aktiviteti në Uashington.

“Në Evropë, ky fenomen shkaktoi pasoja katastrofike ekonomike në vitet 1930, dhe prodhoi trazirat shoqërore që nxitën nacionalizmin, dhe në fund kontribuuan në shpërthimin e luftës”- theksoi ai. Lëvizja nacionaliste evropiane, ka disa paralele me atë që ndodhi në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar me zgjedhjen e Donald Trump.

Kryeministri i ri çek, Andrej Babis, është gjithashtu një miliarder zulmëmadh. Por, ndërsa zgjedhësit amerikanë druhen se po humbasin vendet e tyre të punës për shkak të emigrantëve apo punëtorëve jashtë vendit, votuesit evropianë janë të zemëruar me paaftësinë e BE-së për të frenuar krizat financiare dhe ato të eurozonës, si dhe për shkak të reagimit joefektiv ndaj qindra mijëra refugjatëve që largohen nga zonat e luftës.

“Unë shoh disa dëshmi, se performanca e dobët ekonomike në Evropë, po kontribuon në këto shqetësime dhe nxit mbështetje veçanërisht për populistët e majtë, por historia në Evropën Qendrore është histeria mbi emigracionin dhe mosbesimi ndaj elitave”- thotë Dalibor Rohac nga “American Enterprise Institute”, që hulumton prirjet ekonomike dhe politike në këtë rajon.

Në Evropë – ku shkalla e papunësisë së atyre që kanë lindur jashtë vendit, është rreth 15 për qind – votuesit shqetësohen se emigrantët do të pajisen me burime nga shtetet e tyre shpesh bujare. “Në përgjithësi, konsideratat e pastra ekonomike, janë dytësore për votuesit e partive radikale populiste si AfD në Gjermani dhe FPÖ në Austri”- mendon shkencëtari politik Cas Mudde, autor i librit “Mbi ekstremizmin dhe demokracinë në Evropë”.

“Thënë këtë shumëkush e sheh ekonominë nëpëmjet lenteve radikale, duke menduar se emigrantët apo minoritetet etnike i kushtojnë shumë para shoqërisë, teksa qeveritë mbivlerësojnë rëndësinë e këtyre grupimeve në aspektin e kujdesin social që tregojnë ndaj tyre”- thotë ai.

Kriza e emigrantëve e vitit 2015, mbetet një çështje e rëndësishme politike, pjesërisht pasi u duk se udhëheqësit evropianë e kishin në fokusin kryesor. Terrori që krijuan sulmet e fundit terroriste në truallin evropian, u shfrytëzuan nga propaganduesit e krahut të djathtë ekstrem, për ta lidhur fluksin e emigrantëve me shqetësimet në rritje të evropianëve mbi sigurinë.

“Unë mendoj se ajo çka i mërziti dhe zemëroi votuesit, qe përshtypja se qeveria e tyre po përpiqet ta menaxhonte situatën, por në fakt nuk kishte asnjë plan”- shprehet Constanze Stelzenmüller, bashkëpunëtore e Institutin Brookings. Ndërkohë në Austri, ka pasur “një rritje të pjesës së popullsisë të lindur jashtë vendit, gjatë 10 viteve të fundit” thotë Rohac.

“Austriakët do t’iu thonë se kanë frikë se mos shndërrohen në një pakicë në vendin e tyre, gjë që është një idiotësi. Por ritmi i ndryshimit ka qenë dramatik…Histeria mbi emigracionin, është realisht e pashembullt në këtë pjesë të botës”.

Kancelari i ri austriak – konservatori Sebastian Kurz – pritet të udhëheqë një koalicion të së djathtës me Partinë e Lirisë, e cila do të zhvillojë bisedime për një bllokim të madh të politikave të azilit, dhe reformave financiare në vendet që e përdorin euron më me shumë vështirësi.

Në mesin e zyrtarëve evropianë, lëvizja nacionaliste populiste i atribuohet shpesh “mungesës së udhëheqjes” – siç e cilësoi ministri francez i Financave Bruno Le Maire, dhe Presidenti i Bankës Evropiane të Investimeve, Werner Hoyer, gjatë vizitës që kryen në Uashington javën e shkuar.

Çdo tronditje kundër parisë, u pa si një surprizë nga elitat politike dhe financiare, shumë prej të cilave besonin se vala populiste ishte tërhequr pas zgjedhjes së presidentit francez Emmanuel Macron në qershor të këtij viti – edhe pse 40 për qind e votuesve francezë hodhën votën e tyre për kandidatët e tjerë në raundin e pare, dhe 34 për qind votuan për kandidaten e të djathtës ekstreme Marine Le Pen në raundin e dytë.

Goditjet politike të vitit të kaluar dhe gjysmës së këtij viti, nuk duket se po nxisin korrigjim të kurseve. Raporti i Stabilitetit Financiar Global i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i ka paralajmëruar politikëbërësit dhe bankat të adresojnë “problemet e trashëguara” që vazhdojnë nga kriza financiare 2008 – për shembull, borxhet i këqija. Por, ai shmangte ndoshta problemin më të madh të kësaj trashëgimie:një publik që shfrytëzohej.

Ndërkohë, Brukseli vazhdon të flasë për “një integrim gjithnjë e më të thellë”, me Macron-in që kryeson thirrjet për lidhje më të ngushta evropiane, tashmë që britanikët kanë votuar për t’u larguar nga blloku. Por Macron ka propozuar një buxhet të përbashkët të eurozonës – hapi i parë, pohojnë kritikët, për një program transferimi që do t’u kërkojë evropianëve më të pasur veriorë, të subvencionojnë evropianët më të varfër jugorë, diçka që s’do të pritet mirë nga koalicioni i ri qeveritar që po formohet në Gjermani.

“Unë nuk mendoj se gjërat mund të shkojnë realisht si më parë”- thotë Rohac. “Këto zgjedhje kanë rëndësi”. Nuk do të ketë asnjë rregullim të shpejtë të situatës, shtoi ai. “Shteti komb është rikthyer, dhe po, kjo e bën politikën e tërë gjërave të vështirë, por është ajo që po ndodh. Pikërisht këtë vendosën zgjedhësit”- thekson ai. “S’do të jetë një rrugë e drejtë, por s’ka asnjë alternativë tjetër”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: emigrantëveevropefitojnekunderpartitepolitiketerren

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Serbia e vendosur për të penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Kosova në UNESCO/ Maqedonia do të abstenojë

Gazetarë… kini dinjitet, bojkotoni Edi Ramën!

Gazetarë… kini dinjitet, bojkotoni Edi Ramën!

Nga Guardiola tek Panucci, ja cilat janë justifikimet më të çuditshme

Nga Guardiola tek Panucci, ja cilat janë justifikimet më të çuditshme







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

by mirseda
22:58 | 09/03/2026
0

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra,...

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com