Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Parlamenti turk miraton ligjin e diskutueshëm për mediat sociale

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Parlamenti turk miraton ligjin e diskutueshëm për mediat sociale

Deri tani media sociale në Turqi kanë qenë një rrugë për të shmangur censurën e shtetit. Por presidenti turk do t’i kontrollojë më tepër platformat me një ligj të ri. Ekspertët janë alarmuar.

Në 18 vitet e mandatit të tij Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan arriti t’i vërë në masë të gjërë nën kontroll gazetat dhe stacionet televizive. Por forcat e opozitës reaguan: politikanë, aktivistë apo kritikë të qeverisë filluan të përdorin rrjetet sociale dhe krijuan aty një alternativë për të komunikuar me publikun. Në platforma si Twitter, Facebook ose YouTube, aktivistët tërheqin vëmendjen ndaj abuzimeve, politikanët e opozitës mobilizojnë mbështetësit e tyre dhe media të vogla, alternative shpërndajnë përmes rrjeteve sociale programet e tyre kritike ndaj qeverisë.

Tani Erdogani dëshiron ta zgjerojë edhe më tej ndikimin dhe kontrollin e tij tashmë të madh mbi mediat sociale. Vitet e kaluara qeveria e ka rritur vazhdimisht kontrollin mbi përmbajtjen e lajmeve në internet. Por të mërkurën (29.07.) parlamenti turk miratoi zgjerimin e ligjit të mediave 5651. Sipas ligjit të ndryshuar të qeverisë platformat me mbi një milion përdorues janë të detyruara të hapin një filial në Turqi.

Përmes rrjeteve sociale politikanët e opozitës mobilizojnë mbështetësit e tyre dhe mediat e vogla, alternative shpërndajnë programe kritike ndaj qeverisë.

Nëse Twitter dhe të tjerët. refuzojnë të hapin një zyrë përfaqësuese në territorin e Turqisë, gjykatat turke mund ta zvogëlojnë gamën e tyre deri në 95 përqind. Po ashtu kush boton lajme me “përmbajtje të diskutueshme” do të dënohet në të ardhmen me gjobë midis një dhe dhjetë milion lira.

Të drejtat personale si justifikim

Sipas qeverisë turke, qëllimi kryesor i ligjit është të parandalojë  në të ardhmen shkeljen e të drejtave personale në rrjetet sociale dhe platformat. Motivi për këtë nismë legjislative ishte një incident nga jeta private e vetë presidentit: kur vajza e tij Esra Erdogan dhe i shoqi Berat Albayrak, i cili është edhe ministër i Financave, bënë të njohur në Twitter lindjen e fëmijës së tyre të katërt, ata u fyen nga përdorues të shumtë.

Presidenti turk u tërbua dhe njoftoi se do të ketë kufizime: “A e kuptoni tani pse ne jemi kundër YouTube, Twitter, Netflix dhe mediave të tjera sociale? Sepse ne duam t’i japim fund këtij imoraliteti. Sepse ne jemi nipërit e mbesat e një kombi me moral të lartë dhe vlera të larta” – tha Erdogani në një fjalim për kombin.

Ekspertët e IT e shohin ligjin e ri si një sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe shtypit. “Ky nuk ka të bëjë me parandalimin e fyerjeve dhe sulmeve apo me të drejtat personale. Ligji synon ta bëjë më të lehtë monitorimin e qytetarëve në mediat sociale”, thotë kryetari i OJQ-së “Iniciativa për Njohuri alternative” Faruk Cayir. Platformat e prekura janë një burim i njohur lajmesh për popullatën turke. Qeveria tani dëshiron të parandalojë përhapjen e lajmeve në mediat sociale, thotë Cayir. Sipas ekspertit të internetit synimi është gjithashtu për të krijuar një mjedis kërcënues që inkurajon vetëcensurimin./DW

Tags: ligjirrjetet socialeTurqia

TË LIDHURA

Të paktën 28 të vrarë nga një sulm me dron në treg në Sudani, mes tyre gra dhe fëmijë
Bota

Të paktën 28 të vrarë nga një sulm me dron në treg në Sudani, mes tyre gra dhe fëmijë

19:00 | 16/02/2026
Orteku në Zvicër, 5 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat
Bota

Orteku në Zvicër, 5 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat

17:38 | 16/02/2026
Komisioni Evropian merr pjesë si vëzhgues në takimin e Bordit të Paqes të Donald Trump
Bota

Komisioni Evropian merr pjesë si vëzhgues në takimin e Bordit të Paqes të Donald Trump

17:26 | 16/02/2026
Next Post
Biznesmeni gjendet i pajetë brenda vilës së tij, ja për çfarë dyshohet

Biznesmeni gjendet i pajetë brenda vilës së tij, ja për çfarë dyshohet

Inter, gati të sakrifikojë një nga yjet për 60 milionëshin e Premier League

Inter, gati të sakrifikojë një nga yjet për 60 milionëshin e Premier League

Artan Hoxha zgjidhet rektor i Universitetit të Tiranës

Artan Hoxha zgjidhet rektor i Universitetit të Tiranës







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Meta hap arkivat e fotove dhe uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës: Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan
Aktualitet

Meta hap arkivat e fotove dhe uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës: Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan

by mirseda
09:35 | 17/02/2026
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke...

Spiropali uron qytetarët: Gëzuar Pavarësinë! Shqipëria ju qëndron pranë si motër dhe si aleate

Spiropali uron qytetarët: Gëzuar Pavarësinë! Shqipëria ju qëndron pranë si motër dhe si aleate

09:32 | 17/02/2026
Rama uron pavarësinë e Kosovës: Keqardhje që s’mund të jem pjesë e manifestimit popullor

Rama uron pavarësinë e Kosovës: Keqardhje që s’mund të jem pjesë e manifestimit popullor

09:30 | 17/02/2026
Nëndrejtori i Policisë Tiranë u pezullua pas skandalit tek AKSHI,ja kush e zëvendëson Erion Ismailin

Nëndrejtori i Policisë Tiranë u pezullua pas skandalit tek AKSHI,ja kush e zëvendëson Erion Ismailin

09:26 | 17/02/2026
Pavarësia e Kosovës, Osmani dhe Kurti nderojnë sakrificën për liri

Pavarësia e Kosovës, Osmani dhe Kurti nderojnë sakrificën për liri

09:23 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com