Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Parlamenti Evropian refuzon dy kandidatë për komisionerë

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Të Gjitha, W-Instant
Parlamenti Evropian refuzon dy kandidatë për komisionerë

Komiteti për Çështje Ligjore i Parlamentit Evropian vendosi përfundimisht që dy kandidatë për komisionerë të Bashkimit Evropian nuk janë të përshtatshëm për pozitat. Komiteti për çështje ligjore ka gjetur konflikt interesi për kandidatin hungarez, Laszlo Trocsanyi, dhe kandidaten rumune, Rovana Plumb.

Komiteti u mblodh të premten kur edhe janë konstatuar konfliktet e interesit, por për shkak të mungesës së praktikës në lidhje me këtë çështje, kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli, kërkoi që Komiteti ta shqyrtojë sërish situatën të hënën.

Kandidatja Rovana Plumb nuk ka njoftuar për dy kredi private në vlerë prej gati një milion eurosh, ndërsa kandidati Laszlo Trocsanyi nuk ka arritur të sqarojë lidhjet midis firmës së tij juridike dhe punës që ka bërë për Qeverinë hungareze. Ndërkohë, disa anëtarë të Komitetit kanë identifikuar edhe lidhjet e Troscanyit me Qeverinë ruse.

Rovana Plumb ka qenë kandidate për komisionare të Transportit të BE-së, ndërsa Laszlo Trocsanyi për komisionar për Zgjerim. Meqë gjetjet e Komitetit për Çështje Ligjore të Parlamentit Evropian janë përfundimtare, kryetari i Parlamentit, Sassoli, duhet t’i dërgojë tani letër presidentes së zgjedhur të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të pyetur për hapat e saj të ardhshëm.

Edhe pse Komiteti rekomandon që këta dy emra të zëvendësohen me propozime të reja nga Bukureshti dhe Budapesti, Von der Leyen ka lirinë të vendosë se çfarë të bëjë me kandidatët e saj. Seancat dëgjimore të konfirmimit të tyre, të parapara për në fillim të tetorit, janë shtyrë deri në vendimin e ri të Von der Leyen.

Tags: bekomisioneretKomitetiVon Der Layen

TË LIDHURA

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time
Politikë

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit
Politikë

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Meta nga qelia: 2026, viti i një Shqipërie më të drejtë
Politikë

Meta nga qelia: 2026, viti i një Shqipërie më të drejtë

19:39 | 31/12/2025
Next Post
Reforma Zgjedhore, BE refuzon strukturën e posaçme propozuar nga PD

Reforma Zgjedhore, BE refuzon strukturën e posaçme propozuar nga PD

Veliaj: Falë teknologjisë verifikuam në kohë rekord banesat e dëmtuara nga tërmeti

Veliaj: Falë teknologjisë verifikuam në kohë rekord banesat e dëmtuara nga tërmeti

Bashkia e Tiranës kërkon lehtësira nga qeveria për përdorimin e makinave elektrike

Bashkia e Tiranës kërkon lehtësira nga qeveria për përdorimin e makinave elektrike







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

by mirseda
22:39 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët...

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com