Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Parku Rinia do të urbanizohet: Bashkia pritet te ndërtojë një kënd lojrash dhe lokale

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Parku Rinia do të urbanizohet: Bashkia pritet te ndërtojë një kënd lojrash dhe lokale

Parku Rinia do të ribetonizohet nga Bashkia Tiranë. Bashkia ka planifikuar ngritjen e një këndi të madh lojrash si dhe disa lokale shërbimi në Park. Ato do të ndërtohen me të ashtuquajturin partneritet publik privat.

Në sqarimin që Bashkia ka bërë për një projekt-vendim mbi kalimin e Parkut Rinia në administrim të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, i cili është në rendin e ditës së Këshillit Bashkiak të së enjtes së ardhshme, është pohuar se “Parku Rinia do të ketë parkun e vet të lodrave publike”.

Ndërkohë Bashkia ka filluar vendosjen e kioskave të shërbimeve të ushqimit të shpejtë në Park, sikurse njoftuam para disa ditësh.

Për t’i paraprirë transformimit rrënjësor të Parkut Rinia në një hapësirë të urbanizuar, Bashkia ka filluar një lojë fjalësh me qëllime propagandistike. Në sqarimet e projekt-vendimit është pohuar:

Parku Rinia ëshët një hapësirë që ofron shumë mundësi për aktivitete rekreative për të gjitha moshat…. Dhe vizitohet nga një numër i madh qytetarësh, dhe në ngjashmëri me shumë eksperienca ndërkombëtare hyn në kategorinë park dhe jo lulishte”.

Pavarësisht emrit, Parku Rinia është quajtur administrativisht si “lulishtja e kompleksit qendror”, edhe pse nuk ka ndonjë përcaktim të prerë ligjor se çfarë është park dhe çfarë është lulishte. Por, Bashkia po tenton që të bëjë një dallim të tillë me synimin e qartë: duke e quajtur Parkun Rinia “park” dhe jo “lulishte”, ajo i jep mundësi vetes të ndërtojë në të “komplekse rekreative”.

Jo më kot në pohimin e mësipërm, ajo i referohet “përvojave ndërkombëtare”, çfarë është keqinformim dhe mashtrim i qëllimshëm, pasi nuk ka ndonjë përvojë ndërkombëtare që të ndajë ndonjë gjë në këtë aspekt. “Ndërkombëtarisht” një hapësirë si ajo e Parkut Rinia mund të jetë çdo gjë nga “hapësirë e gjelbërt publike” (ose “public green space” në anglisht), mund të jetë lulishte publike (ose “public garden” në anglisht) mund të jetë edhe park, që në botë përfshin çdo gjë që nga lulishte qindra metra katrore tek parqe prej dhjetra në mos qindra hektarësh.

Ështe qartë se Bashkia Tiranë përpiqet ta shesë si diçka moderne betonizimin e të fundit hapësirë të gjelbër në Tiranë, e cila bëhet në funksion të vizionit klientelist të qeverisë Rama. Pasi ka vendosur betonizimin me ndërtesa të larta të gjithë hapësirës mbas Bashkisë Tiranë deri tek ndërtesa e Hotel Piazza dhe të hapësirës mbas Ministrisë së Brendëshme deri tek Ndërtesat Infosoft dhe Eurocol—në një skemë korruptive dhe klienteliste që përfshin edhe tjetërsimin e tokës publike në favor të privatit—tani Bashkia Tiranë ka vendosur tjetërsimin edhe të Parkut Rinia nga një zonë e gjelbërt lulishteje në një zonë urbane argëtimi dhe lokalesh.

Nga dokumenti i përmendur më sipër mësohet se Bashkia ka për qëllim që të kthejë në zonë pedonale edhe Rrugën Myslim Shyri. Duket se ky vendim do të bëhet për të kompensuar shkatërrimin e rrugës së tanishme këmbësore të quajtur “pedonalja” nga kryqëzimi i Galerisë së Arteve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit deri tek Ura e Tabakëve (duke kryqëzuar Rrugën Xhorxh Bush), e cila do të prishet për t’i hapur rrugë zhvillimit me ndertesa të larta bllokun pas Teatrit Kombëtar. /Exit.al/

 

Tags: bashkiadokëndlojrashlokalendërtojëNjëparkupritetriniatëurbanizohet

TË LIDHURA

CNN: Tensione në Shqipëri pas akuzave ndaj Ballukut
Aktualitet

CNN: Tensione në Shqipëri pas akuzave ndaj Ballukut

22:08 | 23/12/2025
Aksident në aksin Vrion-Krane, automjeti përmbyset në kthesën e Finiqit
Aktualitet

Aksident në aksin Vrion-Krane, automjeti përmbyset në kthesën e Finiqit

21:12 | 23/12/2025
Emrat/ Rrëmbyen dy persona në vitin 2023, dërgohen në gjykim tre të dyshuarit
Aktualitet

Emrat/ Rrëmbyen dy persona në vitin 2023, dërgohen në gjykim tre të dyshuarit

20:25 | 23/12/2025
Next Post
“Një emblemë e rinisë antifashiste”, Meta homazh për Liri Belishovën

“Një emblemë e rinisë antifashiste”, Meta homazh për Liri Belishovën

Video/Çdo t’i thoni sot Merkelit për Shqipërinë? Rama: S’kam çfarë t’i them, por…

Video/Çdo t'i thoni sot Merkelit për Shqipërinë? Rama: S’kam çfarë t’i them, por...

Pse shqiptari mjaftohet vetëm me një çapë bukë

Pse shqiptari mjaftohet vetëm me një çapë bukë







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Ilir Meta dëshmon në SPAK, : më informuan se protesta do të ishte e dhunshme, do mbyllej me vrasje

Ilir Meta dëshmon në SPAK, : më informuan se protesta do të ishte e dhunshme, do mbyllej me vrasje

15:18 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5
Showbizz

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5

by mirseda
00:44 | 24/12/2025
0

Një mekanizëm i ri nominimesh është shfaqur në edicionin e pestë të Big Brother VIP. Katër banorët...

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

00:06 | 24/12/2025
Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

23:57 | 23/12/2025
Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

23:18 | 23/12/2025
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

22:48 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com