Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Paratë publike pa garë, mëkati origjinal i qeverisë

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Po reformës në drejtësi, po qeverisë tranzitore e reformës politike

Nga: Ervis Iljazaj

Një tjetër koncesion i është dhënë nga qeveria shqiptare një kompanie private për kontrollin e pompave të naftës në karburantet e Shqipërisë. Një koncesion, i cili nuk ishte garë midis sipërmarrjeve të ndryshme, por një kompani e vetme mori pjesë në të.

Ky nuk është rasti i vetëm ku paratë e shqiptarëve përdoren pa garë dhe konkurrencë, por tashmë kjo filozofi është kthyer në një mënyrë veprimi të shpenzimit të parave publike. Në fakt, mungesa e garës është kthyer në mëkatin origjinal të kësaj qeverie, duke ndikuar kështu në financat publike dhe ekonominë shqiptare.

Qeveria Rama, në vitet e fundit, ka kryer disa investime strategjike, kryesisht rrugë, të cilat disa kanë filluar disa jo, por që kontratat janë të firmosura. Është i famshmi projekti një miliard euro, që do të shpenzohet nëpërmjet partneritetit publik-privat.

Një projekt, i cili u kritikua shumë, jo vetëm nga një pjesë e ekspertëve të ekonomisë shqiptare, por edhe nga institucione financiare ndërkombëtare si Banka Botërore. Arsyeja kryesore e kritikave ishte rritja e borxhit publik në vitet e ardhshme, që do të jetë një peshë e madhe për buxhetin e brishtë shqiptar.

E megjithatë, problemi më i madh i të gjithë projektit një miliard euro nuk është rritja e borxhit në kurriz të shqiptarëve, por mënyra se si po shpenzohen ato para. Qeveria shqiptare, me një guxim të çuditshëm, është duke shpenzuar paratë e shqiptarëve pa garë dhe në mënyrë arbitrare. Pa hyrë në debatin e kostove të tyre, që për shumë janë kosto absurde, si për shembull kostoja e Unazës së Madhe në Tiranë, apo së fundmi rruga Milot – Balldren, shqetësues është fakti se këto para nuk tenderohen me një garë të hapur për të gjithë, por me disa metoda të dëmshme, që më së paku hedhin dyshime të mëdha për abuzimin me buxhetin e shtetit.

Instrumente të tilla, si oferta të pakërkuara, apo tenderime të drejtpërdrejta, janë duke u kthyer në normë dhe në një zakon të rrezikshëm për politikat ekonomike të qeverisë. Në këtë mënyrë, është duke u shkelur haptazi liria ekonomike, e cila është një parim kushtetues, që nënkupton se paratë e shqiptarëve duhet të jenë të aksesueshme me garë nga të gjithë, për të mirën e ekonomisë dhe zhvillimit në Shqipëri.

Kështu që, për t’u dhënë fund mundësive të abuzimit me paratë e buxhetit të shtetit, duhet me patjetër që në Kushtetutën e Shqipërisë të shkruhet që asnjë lek i shqiptarëve nuk do të shpenzohet pa garë të hapur dhe transparente. Të gjitha instrumentet e tjera si oferta të pakërkuara, që janë burim për korrupsion, duhet të ndalohen nga Kushtetuta e Shqipërisë. E megjithatë, një masë e tillë duket vite larg, pasi vështirë se kjo qeveri mund t’i heqë të drejtën vetes për të përdorur paratë e shqiptarëve në mënyrë arbitrare.

Mënyra se si po përdoren koncesionet në Shqipëri dhe partneriteti publik–privat, të cilat shpeshherë janë abuzive, kanë krijuar idenë se këto instrumente janë instrumente negative për zhvillimin ekonomik. Në fakt, nuk është kështu. Nëse koncesionet jepen me garë dhe me një konkurrencë të ndershme, ku fiton oferta më e mirë për ekonominë shqiptare, ato janë një mënyrë efikase për zhvillimin e ekonomisë. Sepse, në të gjitha vendet ku janë përdorur ashtu siç duhet, kanë dhënë rezultate të frytshme në përmirësimin e shërbimeve dhe ekonomisë në tërësi. Kështu që, koncesionet si instrument ekonomik nuk janë aspak për t’u refuzuar. Mënyra se si zhvillohen në Shqipëri, pa garë dhe në mënyrë arbitrare, është e dëmshme dhe negative.

Mungesa e garës në të gjithë sektorët është kthyer në një nga problemet më të mëdha të shoqërisë shqiptare, e cila kryesisht vjen nga mungesa e garës politike në kushte të barabarta dhe neutrale. Mungesa e garës politike transportohet në të gjitha pjesët e tjera të shoqërisë, në arsim, në ekonomi, e në çdo fushë tjetër. 30 qershori ishte kulmimi i sëmundjes më të madhe të tranzicionit shqiptar, që është mungesa e garës. /Gazeta Liberale

 

Tags: ervis iljazajparate publikeQeveria

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Berisha publikon audion: Sipërmarrësi kërcënon banorët e Mirditës për HEC-et

Berisha publikon audion: Sipërmarrësi kërcënon banorët e Mirditës për HEC-et

Skadimi i kartave të identitetit dhe pasaportave, Lleshaj bën njoftimin e rëndësishëm

Skadimi i kartave të identitetit dhe pasaportave, Lleshaj bën njoftimin e rëndësishëm

Dëmtimet e Neymar, Barcelona tërhiqet nga blerja e tij

Dëmtimet e Neymar, Barcelona tërhiqet nga blerja e tij







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale
Bota

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

by mirseda
22:44 | 13/03/2026
0

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten, 13 mars, se Turqia nuk do të ndërhyjë në tensionet...

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

21:46 | 13/03/2026
Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

21:31 | 13/03/2026
Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

21:02 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com