Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Paratë jashtë bankave/ Fenomeni i fajdeve, përse ndodh ende?

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Paratë jashtë bankave/ Fenomeni i fajdeve, përse ndodh ende?

Dhënia e parave me fajde është një fenomen i lashtë që ka vazhduar përgjatë gjithë historisë. Edhe vendi ynë nuk i ka shpëtuar këtij fenomeni, i cili vitet e fundit ka pasur një trend në rritje. Personave të cilët iu nevojiten para por nuk mund t’i sigurojnë këto nga të afërm të tyre apo edhe kredive për mungesë të plotësimit të kushteve, detyrohen që të shfrytëzojnë mundësinë e marrjes parave me fajde, interesi i të cilave shkon deri në 20%.

Por sipas ligjit dhënia e parave me fajde thënë ndryshe, me interes jashtë sistemit bankar, është i paligjshme. Por perse në vendin tonë është kthyer në një fenomen prej te cilit me pas burojnë edhe ngjarje kriminale, sikurse rastet e zbuluara në Shkodër?

Ish-shefi kundër krimeve financiare, Arjan Hoxha, shpjegon se përse edhe biznesi detyrohet të marrë para me fajde.

“Krimi i organizuar i vendos në pamundësi për të kryer lirshëm aktivitetin e tyre dhe i ofron si mundësi paratë me fajde, të cilat në momentin e parë ju duken të arritshme, një muaj dy muaj, por në një moment që ata, herë pas here në disa komunikime dhe ndërveprime me ata, në një moment shumë të shpejtë, e shikojnë veten që janë të pamundur për t’iu përgjigjur kësaj barre dhe e shikojnë vete në një vorbull që nuk mund të dalin më prej asaj”, shprehet ish-shefi kundër krimeve financiare .

Hoxha, thotë se burimi ‘ parave që jepen me fajde, burojnë nga aktivitete të paligjshme.

“Kryerja e aktivitetit kriminal në fushën e krimit të organizuar, kryesisht trafikut të drogave, por edhe veprave të tjera të rënda. Akumulimi  i të ardhurave nga ky aktivitet i kundraligjshëm në duart e tyre dhe tentativa e tyre që këto para ti kthejnë në para të ligjshme”.

Eksperti i ekonomisë, Besart Kadia, shpjegon se  ky fenomen ndikon negativisht në tregun e huamarrjes.

“Kjo e çorienton tregun e huamarrjes në Shqipëri, e bën më pak konkurrues dhe e deformon. E frikëson si të thuash klientin në periudhën afatgjatë që ti adresohet sistemit bankar apo të marri risqe në të ardhmen”, thotë eksperti i ekonomisë.

Kadia, tregon edhe mënyrën se si mundet të ndikohet për të ulur fenomenin e fajdeve.

“E vetmja gjë që mund të bëhet është një mirinformim më i madh publik, nga ana e institucioneve përkatëse, nga ana e qeverisë por edhe nga ana e institucioneve mbikëqyrëse siç është banka qendrore për të shpjeguar këtë fenomen”, përfundon Kadia./ Top Channel

Tags: fajdefenomenijashte bankaveparatëperse ndodh

TË LIDHURA

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit
Politikë

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit
Politikë

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës
Kryesore

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Next Post
Zgjedhjet lokale, Veliaj hap garën me 2 gishtat lart

Zgjedhjet lokale, Veliaj hap garën me 2 gishtat lart

Tayna: Populli të bën, populli të rrëzon

Tayna: Populli të bën, populli të rrëzon

Shtëpi të rrënuara e disa të plagosur, Meta reagon për tërmetin në Korçë

Shtëpi të rrënuara e disa të plagosur, Meta reagon për tërmetin në Korçë







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë
Showbizz

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

by mirseda
23:06 | 06/02/2026
0

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Alba, është shprehur e bindur se do të mbulohet....

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

22:47 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com